Zvjezdan Misimoviq
Misimović me Dynamo Moskën në vitin 2011 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Zvjezdan Misimović[1] | ||
Datëlindja | 5 qershor 1982 | ||
Vendlindja | Mynih, Gjermani | ||
Gjatësia | 1.79 m (5 ft 10 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
SV Nord Lerchenau | |||
TSV Forstenried | |||
–2000 | SV Gartenstadt Trudering | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2000–2004 | Bayern München II | 102 | (44) |
2002–2004 | Bayern München | 3 | (0) |
2004–2007 | VfL Bochum | 92 | (21) |
2007–2008 | 1. FC Nürnberg | 28 | (10) |
2008–2010 | VfL Wolfsburg | 65 | (17) |
2010–2011 | Galatasaray | 9 | (0) |
2011–2013 | Dynamo Moska | 44 | (8) |
2013–2016 | Beijing Renhe | 88 | (17) |
Gjithsej | 431 | (117) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2000–2001 | Jugosllavia U18 | ||
2002 | Jugosllavia U21 | 1 | (0) |
2004–2018 | Bosnja dhe Hercegovina | 84 | (25) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Zvjezdan Misimović (Serbisht: [zʋjězdan misǐːmoʋitɕ];[2] lindur më 5 qershor 1982) është një ishte futbollist profesionist boshnjak i cili luante si mesfushor sulmues. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur me klube të rëndësishme si Bayern München, VfL Wolfsburg, Galatasaray, Dynamo Moska dhe Beijing Renhe.[3]
Misimović fitoi famë gjatë kohës së tij te VfL Wolfsburg, klub me të cilin fitoi titullin e Bundesligës në sezonin 2008–09. Në atë sezon, ai regjistroi 20 asiste, duke vendosur rekord në atë kohë.
Misimović është lojtari i dytë me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares boshnjake, duke regjistruar 84 paraqitje. Ai ka shënuar 25 gola, duke qënë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Bosnje dhe Hercegovinës.[4] Ai gjithashtu ka përfaqsoi vendin e tij në Kupën e Botës 2014.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Misimović ka lindur në një familje boshnjako-serbe[5] e cila emigroi në Gjermaninë Perëndimore në fund të viteve 1960'.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I njohur në Gjermani me pseudonimin Zwetschge (një llokum gjerman) për shkak të ngashmërisë me emrin, Misimović është një produkt i akademisë së Bayern München. Ai luajti për katër sezone me skuadrën rezervë të klubit, duke shënuar 44 gola në 102 ndeshje. Në sezonin 2003–04 në Regionalliga, Misimović vendosi një rekord personal duke shënuar 21 gola; kjo gjë e bëri atë golashënuesin më të mirë të kampionatit sëbashku me Paolo Guerreron, shokun e tij të skuadrës.[6] Tregolëshi i tij i parë dhe i vetëm në nivel klubesh erdhi në fitoren 5–1 kundër SC Pfullendorf më 2 nëntor.[7] Bayern II fitoi kampionatin por nuk u ngjit dot një kategori më lartë pasi ishte një ekip rezervë; vendin e saj e zuri 1. FC Saarbrücken, e cila siguroi ngjitjen në 2. Bundesliga për sezonin 2004–05.[8]
Gjatë kësaj kohe, Misimović zhvilloi pesë paraqitje me ekipin e parë. Debutimi i tij si profesionist ndodhi më 12 prill 2003 në humbjen 0–1 kundër Werder Bremen, në një ndeshje të vlefshme për javën e 28të të sezonit 2002–03 të Bundesligës;[9] ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 78të në vend të mesfushorit tjetër Bastian Schweinsteiger.[10]
Ai u bë pjesë e VfL Bochum në fillim të sezonit 2004–05. Ai u largua nga klubi në përfundim të sezonit 2007–08 pas skadimit të kontratës, kurse transferimi i tij te 1. FC Nürnberg ishte njoftuar në janar 2007.[11]
Misimović firmosi zyrtarisht për 1. FC Nürnberg në korrik 2007, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.[12] Ai bëri debutimin e tij zyrtar për klubin në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Karlsruher SC.[13] Më vonë më 15 shtator, ai shënoi golin e parë të sezonit në barazimin 2–2 në shtëpi kundër Hannover 96.[14] Në janar të vitit të ardhshëm, ai pësoi një dëmtim në ije, por megjithatë, ai u rikuperua në kohë për fillimin e pjesës së dytë të sezonit.[15] Megjithatë, në shkurt, ai pësoi një tjetër dëmtim, këtë herë në ligamentin e kyçit të këmbës, duke bërë që të humbiste të dy ndeshjet e raundit të 32-tave të Kupës UEFA kundër Benfica;[16] pa prezencën e tij, Nürnberg humbi me rezultatin e përgjithshëm 3–2 dhe u eliminua nga kompeticioni.[17][18] Ky rezultoi të ishte një sezon i mrekullueshëm për Misimović, i cili shënoi dhjetë gola në 28 ndeshje në kampionat, duke fituar një transferim te VfL Wolfsburg.
VfL Wolfsburg
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në qershor 2008, Misimović u transferua te klubi tjetër i Bundesligës VfL Wolfsburg për 3.8 milion €, kur transferimi u bë zyrtar më 1 korrik.[19] Ai firmosi një kontratë deri në qershor 2012 dhe mori fanellën me numrin 10 për sezonin 2008–09.[19]
Misimović bëri debutimin e tij zyrtar për ekipin më 16 gusht në ndeshjen e javës së parë të Bundesligës kundër 1. FC Köln, duke shënuar golin e fitores në minutën e 78të për një triumf 2–1 në shtëpi.[20] Në tetor, ai shënoi një dopietë në fitoren 4–1 kundër Arminia Bielefeld, në ndeshjen e tij të 100të zyrtare në Bundesligë.[21] Sëbashku me boshnjakun tjetër Edin Džeko dhe sulmuesin brazilian Grafite, ata formuan "trekëndëshin magjik".[22] Ai luajti 33 ndeshje gjatë atij sezoni, të gjitha si titullar, duke qënë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Wolfsburgut që fitoi kampionatin e parë në histori.[23] Misimović shënoi shtatë gola në kampionat, si dhe gjithashtu regjistroi 20 asiste,[24] një shifër rekord në një sezon të Bundesligës në atë kohë, deri sa Kevin De Bruyne e theu atë me një asist më shumë në sezonin 2014–15, duke luajtur gjithashtu për Wolfsburgun.[25] Në DFB-Pokal, Misimović luajti katër ndeshje; Wolfsburg u eliminua në çerek-finale nga Werder Bremen. Në Kupën UEFA, ai luajti tetë ndeshje dhe shënoi katër gola, përfshirë një dygolësh kundër Bragës në fazën e grupeve, me Wolfsburgun që u eliminua në fazën me eliminim direkt.[26]
Më 4 gusht 2009, paraqitjet e tij mbreslënëse u shpërblyen me një kontratë të re deri në vitin 2013.[27] Ai e komentoi këtë rinovim duke thënë se "ndihet si në shtëpi" te Wolfsburgu.[27] Një muaj më pas në shtator, Misimović bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampioneve duke luajtur 90 minuta të plota në fitoren 3–1 kundër ekipit rus PFC CSKA Moskës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.[28] Ai luajti në të gjashta ndeshjet e fazës së grupeve, ku Wolfsburgu nuk shkoi më shumë se vendi i tretë në grupin e saj, duke rënë në Ligën e Evropës.[29] Goli i tij i vetëm në këtë kompeticion erdhi më 3 nëntor kundër Beşiktaş, fillimisht duke shënuar të parin e ndeshjes e më pas duke asistuar golin e tretë të ekipit të tij të shënuar nga Džeko në një fitore 3–0 në Vodafone Park.[30] Në dhjetor, ai ishte një nga katër lojtarët e Wolfsburgut që u nominuan për UEFA Skuadrën e Vitit 2009; megjithatë, ai nuk u bë pjesë e listës finale.[31] Në Ligën e Evropës, Misimović shënoi në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Rubin Kazanit, me Wolfsburgun që u eliminua në çerek-finale.[32]
Në kampionat, pavarësisht Wolfsburgu dështoi të mbronte titullin,[29] Misimović vazhdoi me performancat e tij mbreslënëse, duke regjitruar 15 asiste, dy më pak se Mesut Özil.[33] Ai gjithashtu shënoi dhjetë gola, duke barazuar rekordin e tij personal në një sezon në Bundesligë të vendosur me Nürnbergun në sezonin 2007–08. Për sezonin 2010–11, mbërritja e organizatorit brazilian Diego e bëri ardhmen e Misimović në klub të paqartë.[34] Pavarësisht se luajti në humbjen 2–1 si vizitor kundër Bayernit në ndeshjen hapëse të sezonit,[35] ai u largua nga klubi në ditën e fundit të merkatos verore, duke u transferuar te Galatasaray S.K. në Turqi.[36]
Misimović e mbylli qëndrimin e tij dy-vjeçarë te Wolfsburgu duke regjistruar 92 paraqitje dhe 25 gola në të gjitha kompeticionet.
Galatasaray
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 gusht 2010, klubi turk Galatasaray njoftoi transferimin e Misimović në një kontratë katër-vjeçare për shifrën e 7 milion €.[37] Ai luajti ndeshjen e parë me ekipin e tij të ri më 13 shtator kundër Gaziantepspor.[38] Pavarësisht se fillimisht ishte një titullar i padiskutueshëm në formacion, më 18 nëntor 2010, ai u dërgua në ekipin rezervë nga trajneri rumun Gheorghe Hagi, i cili deklaroi se "nuk kam nevojë për të në ekip".[39] Misimović u largua nga klubi në mars 2011 pas një periudhe zhgënjyese, në të cilën ai zhvilloi vetëm nëntë ndeshje.[40]
Dynamo Moska
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 3 mars 2011, Misimović firmosi me klubin rus Dynamo Moska në një marrëveshje e cila besoj të ishte 4.5 milion €.[41] Mesfushori firmosi një marrëveshje deri në vitin 2014.[42] Para se të largohej nga Galatasaray, Misimović e quajti trajneri Hagi "gënjështar", si dhe gjithashtu i uroi gjithë të mirat ekipit.[43]
Misimović debutoi me ekipin më 12 mars 2011 në një ndeshje kundër Lokomotiv Moskës,[44] kurse golin e parë e shënoi në ndeshjen e rradhës kundër Rostov me penallti, duke ndihmuar ekipin të fitojë 3–1.[45]
Misimović e mbylli sezonin e parë në Rusi me dhjetë gola në të gjitha kompeticionet; ai shënoi tetë herë në kampionat, përfshirë edhe golin e vetëm të ndeshjes kundër CSKA Moskës në prill 2012. Në kupë, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes çerek-finale kundër Zenit Saint Petersburg,[46] para se të shënonte golin e fitores në fitoren 2–1 Volga Nizhny Novgorod,[47] duke dërguar ekipin e tij në finale. Dy golat erdhën në të njëjtën mënyrë – me penallti në minutën e 73të.[48] Në finale, Misimović luajti 82 minuta, por Dynamo u mposht me rezultatin 1–0 nga Rubin Kazan.[49]
Beijing Renhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 4 janar 2013, Misimović firmosi një kontratë tre-vjeçare me Beijing Renhe në Kinë.[50] Nga 22 marsi deri më 3 prill, ai luajti tre ndeshje në tre kontinente të ndryshme.[51][52][53]
Në mars 2015, edhe pse vetëm 32 vjeç, Misimović deklaroi se do të tërhiqej nga futbolli. Megjithatë, ai u rikthye me Beijing Renhen dy muaj më pas.[54] Ai u tërhoq zyrtarisht më 8 janar 2017.[55]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2001–2003: Të rinjë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Misimović e nisi karrierën e tij ndërkombëtare duke luajtur me ekipin nën-18 të Jugosllavisë në UEFA Kampionatin Evropian nën-18 2001 e zhvilluar në Finlandë. Në atë ekip, ai luajti sëbashku me Nemanja Vidić dhe Danko Lazović.[56] Pas kësaj, ai kaloi në ekipin nën-21, por zhvilloi vetëm një ndeshje, një miqësore kundër Francës në nëntor 2002 ku ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 85të. Megjithatë, Misimović u hoq nga ekipi nga trajneri i asaj kohe Vladimir Petrović Pižon, i cili i tha atij se ishte "i ngadaltë dhe mbipeshë".[57][58]
2004–2005: Debutimi dhe vitet e para
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga fundi i vitit 2003 e deri në fillim të vitit 2004, Misimović nuk ishte pjesë e asnjë ekipi kombëtar. Ai më pas u ftua nga boshnjaku tjetër dhe shoku i tij në atë kohë te Hasan Salihamidžić për të luajtur me kombëtaren boshnjake.[59] Misimović pranoi menjëherë dhe debutoi më 18 shkurt 2004 nën drejtimin e trajnerit Blaž Slišković në një ndeshje miqësore kundër Maqedonisë.[60]
Misimović u aktivizua pak nga trajneri Slišković gjatë fushatës kualifikuese të Kupës së Botës 2006. Edhe pse luajti 90 minuta në dy ndeshjet e para kundër Spanjës dhe Serbisë & Malit të Zi, ai më pas filloi të zëvëndësohej rregullisht dhe ndonjëherë i niste ndeshjet edhe nga stoli. Ai shënoi golin e parë në kualifikuese më 30 mars 2005 në barazimin 1–1 kundër Lituanisë.[61] Pas kësaj, Misimović shënoi golin e dytë në barazimin 1–1 kundër Spanjës, me Bosnjen që i iku fitorja në minutën e 96të.[62]
2006–2007: Kualifikueset e Euro 2008
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë kualifikueseve të UEFA Euro 2008, Misimović filloi të bëhej protagonist, duke e vendosur veten si lojtar titullar dhe golashënues. Ai shënoi një nga golat e fitores 5–1 kundër Maltës në ndeshjen hapëse.[63] Pas kësaj, ai shënoi me penallti në distafën 3–1 kundër Hungarisë në ndeshjen e dytë katër ditë më pas.[64] Megjithatë, pavarësisht formës pozitive të mesfushorit, Bosnja mori rezultate negative në vazhdim të kualikueseve, si barazimi 2–2 kundër modestëve të Moldavisë dhe humbja e thellë 4–0 kundër Greqisë;[65][66] kjo disfatë solli edhe shkarkimin e trajnerit Slišković për herë të dytë në tre muaj.
Megjithatë, gjatë muajve të dimrit, ekipi boshnjak u fut në një krrizë të thellë për shkak të disa probleme në federatë. Kjo gjë bëri që Misimović, sëbashku me 12 lojtarë të tjerë (Džemal Berberović, Vladan Grujić, Mladen Bartolović, Mirko Hrgović, Zlatan Bajramović, Saša Papac, Emir Spahić, Ninoslav Milenković, Ivica Grlić, Mirsad Bešlija, Kenan Hasagić dhe Almir Tolja) të publikonin një deklaratë në gazetën boshnjake Dnevni avaz ku treguan se do të bojkotinin të gjitha ndeshjet e kombëtares deri në shkakrimin e katër zyrtarëve të federatës boshnjake – Milan Jelić, Iljo Dominković, Sulejman Čolaković dhe Ahmet Pašalić.[67] Në dhjetor 2006, Fuad Muzurović u zyrtarizua si trajneri i ri i kombëtares. Në lidhje me deklaratën e bojkotit, Misimović bëri një kthesë të plotë, duke mohuar të kishte firmosur në ndonjë letër si dhe deklaroi se marrëdhënjen e tij me federatën kanë qënë miqësore.[68]
Misimović i mbylli kualifikueset e Euro 2008 si golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij me 4 gola sëbashku me Zlatan Muslimović. Nën drejtimin e trajnerit të ri Muzurović, ai luajti ndeshjen e tij të parë si kapiten më 23 mars 2007 në fitoren 2–1 në Oslo kundër Norvegjisë, duke shënuar një nga golat e ndeshjes.[69] Bosnja dhe Hercegovina e mbylli Grupin C në vendin e 4të me 13 pikë.[70]
2008: Gjashtë muaj nën drejtimin e Meho Kodro
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në janar 2008, Meho Kodro u vendos trajneri i ri i kombëtares, duke zëvëndësuar Muzurović. Një nga vendimet e tij ishte heqja e shiritit të kapitenit Misimovićit, duke bërë që kapiteni i ri i ekipit kombëtar të vendosej 27-vjeçari Emir Spahić, i cili sapo ishte rikthyer pas bojkotit. Më 8 prill 2008, Misimović (25 vjeç në atë kohë) deklaroi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar, duke cituar shëndetin si arsyen kryesore pasi ai mendonte se nuk do të ishte fizikisht i aftë të luante si me klubin ashtu dhe me ekipin kombëtar.[71] Megjithatë, shumë spekulluan se shëndeti nuk ishte aryseja e vërtetë e vendimit të tij. Këto spekullime u konfirmuan dy ditë më pas nga menaxheri i ekipit kombëtar Elvir Bolić, i cili sygjeroi se Misimović mund t'a ketë zbutur qëndrimin e tij në lidhje me këtë vendim, duke shtuar se trajneri Kodro kishte udhëtuar në Gjermani për të vizituar lojtarin personalisht dhe për të diskutuar "arsyet e vërteta" e vendimit të tij.[72] Më 12 prill 2008, pasi foli me Kodron, Misimović ndryshoi mëndje dhe Federata Boshnjake e Futbollit (NSBiH) njoftoi se mesfushori do të vazhdonte karrierën e tij me ekipin kombëtar.[73][74]
2008–2011: Dështimet në fushtat kualifikuese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Misimović u bë lojtari kryesor i ekipit në kualifikueset e Kupës së Botës 2010, duke shfaqur cilësi të mira udhëheqje dhe aftësi të shkëlqyera në fushë. Ai e nisi fushatën kualifikuese duke luajtur si kapiten në ndeshjen e parë kundër Spanjës, e cila u mbyll me një humbje 1–0 më 6 shtator 2008.[75] Katër ditë më pas, Misimović shënoi një tripletë në fitoren tenistike 7–0 kundër Estonisë.[76] Ai e mbylli fushatën kualifikuese si golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit me pesë gola, me Bosnjen që u rendit e dyta në Grupin 5, duke u kualifikuar për në fazën play-off kundër Portugalisë në nëntor 2009.
Megjithatë, në fazën play-off, Bosnja dhe Hercegovina u mposht me rezultatin e përgjithshëm 2–0 nga Portugalia, duke humbur të dyja ndeshjet me rezultatin 1–0.[77][78] Misimović zhvilloi një paraqitje negative në ndeshjen e parë në Lisbonë, duke marrë kritika publike edhe nga vetë trajneri i ekipit Blažević. Ai nuk luajti në ndeshjen e kthimit për shkak të një dëmtimi në gju që pësoi në takimin e parë.[79]
Më 21 nëntor, Misimović shkaktoi polemika pasi luajti 90 minuta të plota në një ndeshje të Bundesligës me klubin e tij Wolfsburg, duke bërë që mediat boshnjake ta akuzonin se ai e kishte shpikur dëmtimin në gju për t'u hakmarrë ndaj trajnerit Blažević.[80] Vetë Blažević vazhdoi me akuzat, duke thënë se Misimović e kishte dëmtuar qëllimisht atë.[81] Ai shkoi aq larg sa të përmende edhe origjinën serbe të lojtarit, të cilin e bëri pjesë të një komploti, duke thënë se "ai mungoi qëllimisht me urdhër të kryeministrit të Republikës Serbe Milorad Dodik dhe lobit serb sepse Serbia do të humbiste gjithçka nëse Bosnja do të kualifikohej në Kupën e Botës".[82] Pasi u informua rreth këtyre komenteve, Misimović deklaroi se nuk do të luante në ekipin kombëtar për sa kohë që Blažević do të ishte trajner,[83] duke e akuzuar atë se po e fajësonte qëllimisht për të fshehur faktin se Portugalia luajti më mirë në të dyja ndeshjet se Bosnja dhe Hercegovina.[84] Edhe pse deklaroi se do të largohej para se Misimović të replikonte,[81] Blažević më pas deklaroi se ai do të largohej përfundimisht nga posti i trajnerit pasi "Misimović ishte më i vlefshëm për ekipin sesa ai."[85]
Megjithatë, Blažević bëri një kthesë të papritur duke thënë se ai dhe Misimović i kishin zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre pasi ai e kishte telefonuar mesfushorin për t'a uruar për ardhjen në jetë të djalit të tij,[86] por ky pretendim u hodh poshtë nga vetë Misimović dy javë më pas.[87] Blažević gjithashtu njftoi se ai do të udhëtonte në Gjermani për ndeshjen e Wolfsburg kundër Manchester United për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve me qëllim për të takuar lojtarin, por kjo gjë nuk ndodhi. Ai dha dorëheqjen nga posti i tij disa ditë më vonë, duke zbuluar se kishte marrë një ofertë nga Kina dhe duke e etikuar Misimovićin sërisht si fajtorin kryesor të eliminimit të Bosnjes.[88]
Misimović e nisi fushatën kualifikuese të Euro 2012 duke luajtur ndeshjen e tij të 51të me ekipin kombëtar kundër Luksemburgut, duke barazuar rekordin e Elvir Bolić për numrin më të madh të ndeshje me kombëtaren boshnjake.[89] Misimović e theu rekordin e sulmuesit në ndeshjen e rradhës kundër Francës në Sarajevë më 7 shtator, duke u bërë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares boshnjake me 52.[4] Ai shënoi tre gola në Grupin D, përfshirë golin e fitores kundër Bjellorusisë dhe një dopietë kundër Luksemburgut;[90][91] Bosnja u rendit në vendin e dytë,[92] duke u kualifikuar në fazën play-off, ku u mposhtën sërisht nga Portugalia, këtë herë me rezultatin e përgjithshëm 6–2. Ndeshja e parë u mbyll në barazim pa gola kurse ndeshja e dytë u mbyll me humbjen 6–2, ku Misimović shënoi një nga golat e ekipit të tij.[93]
2012–2018: Kupa Botës e parë dhe tërheqja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Misimović e nisi në një formë të mrekullueshme fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2014, duke shënuar katër gola në dy ndeshjet e para në shtator 2012; ai shënoi një dygolësh dhe asistoi një tjetër në ndeshjen e parë kundër Lihtenshtajnit, e cila u mbyll me fitoren e Bosnjes 8–1, duke arritur fitoren më të madhe në histori.[94] Në ndeshjen e dytë kundër Letonisë, ai shënoi një gol në çdo pjesë në një tjetër fitore bindëse, këtë herë 4–1 në Zenicë.[95] Më 22 mars 2013, në ndeshjen e dytë kundër Greqisë, rivali kryesor i Bosnjes për vendin e parë në grup, Misimović asistoi dy nga golat e ekipit të tij të shënuar nga Edin Džeko në një fitore të rëndësishme 3–1.[96] Mediat boshnjake e krahasuan bashkpunimin e lojtarëve në rastin e golave të ngjashëm me atë në kohën e tyre te VfL Wolfsburg. Ai pati mundësi të shënojë vetë, por penalltia e tij u prit nga Orestis Karnezis, megjithatë shoku i skuadrës dhe sulmuesi tjetër Vedad Ibišević shënoi pas kthimit të topit.[97] Me pesë gola të shënuar dhe katër asiste, Misimović ishte një nga instrumentat kryesor të Bosnje Hercegovinës, e cila e përfundoi Grupin G në vendin e parë me 25 pikë, po aq sa Greqia, por me golavarazh më të mirë, duke siguruar kualifikimin në një turnament madhor për herë të parë që pas ndarjes nga Jugosllavia.[98]
Në qershor 2014, Misimović ishte një nga 23 lojtarët e thirrur në ekipin kombëtar për të luajtur në Kupën e Botës në Brazil.[99] Ai kishte fanellën me numrin 10 dhe bëri debutimin e tij në një Kupë Bote në ndeshjen hapëse të grupit kundër Argjentinës në Stadiumin Maracanã; Bosnja u mposht me rezultatin 2–1.[100] Në ndeshjen e dytë në grup kundër Nigerisë, ai luajti 90 minuta të plota por nuk e shmangu dot humbjen me polemika 1–0 si dhe eliminimin e hershëm nga turnamenti.[101] Në ndeshjen e tretë të fundit të grupit kundër Iranit, me Bosnjen tashmë të eliminuar, Misimović nuk u aktivizua.[102][103]
Në gusht 2014, dy muaj pas përfundimit të turnamentit, Misimović deklaroi tërheqjen e pakthyeshme nga futbolli ndërkombëtar.[104] Megjithatë, katër vite më pas, në maj 2018, ai sëbashku me Emir Spahić dhe Vedad Ibišević, j'u dha lamtumira e fundit në ndeshjen miqësore kundër Malit të Zi; Misimović, Spahić dhe Ibišević luajtën vetëm në 17 minutat e para para se të zëvëndësoheshin.[105] Gjithsej, Misimović regjitroi 84 paraqitje dhe shënoi 25 gola me kombëtaren boshnjake.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Misimović është një serb etnik,[106][107] dhe një i krishter ortodoks.[5] Pseudonimet e tij janë Miske, dhe Zwetschge ("llokumi").[108] Ekipi i tij i preferuar është Ylli i Kuq i Beogradit; ai ka thënë se do ti pëlqente të tërhiqej nga futbolli në këtë ekip.[106]
Gruaja e tij Stefanija, është nga Strumica e Maqedonisë. Ata kanë tre djem sëbashku: Luka (lindur në 2004), Niko (lindur në 2009) dhe Noel (lindur në 2013).[109]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Bayern München II | 2000–01 | Regionalliga Süd | 12 | 1 | — | — | — | 12 | 1 | |||
2001–02 | 31 | 14 | — | — | — | 31 | 14 | |||||
2002–03 | 28 | 8 | — | — | — | 28 | 8 | |||||
2003–04 | 31 | 21 | — | — | — | 31 | 21 | |||||
Gjithsej | 102 | 44 | — | — | — | 102 | 44 | |||||
Bayern München | 2002–03 | Bundesliga | 1 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 |
2003–04 | 2 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 3 | 0 | ||
Gjithsej | 3 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 5 | 0 | ||
VfL Bochum | 2004–05 | Bundesliga | 31 | 3 | 2 | 1 | 2[a] | 0 | 1[b] | 0 | 36 | 4 |
2005–06 | 2. Bundesliga | 31 | 11 | 2 | 1 | — | — | 33 | 12 | |||
2006–07 | Bundesliga | 30 | 7 | 2 | 1 | — | — | 32 | 8 | |||
Gjithsej | 92 | 21 | 6 | 3 | 2 | 0 | 1 | 0 | 101 | 24 | ||
1. FC Nürnberg | 2007–08 | Bundesliga | 28 | 10 | 2 | 2 | 6[a] | 1 | 1[b] | 0 | 37 | 13 |
VfL Wolfsburg | 2008–09 | Bundesliga | 33 | 7 | 4 | 0 | 8[a] | 4 | — | 36 | 4 | |
2009–10 | 31 | 10 | 2 | 2 | 12[c] | 2 | — | 45 | 11 | |||
2010–11 | 1 | 0 | 1 | 0 | — | — | 2 | 0 | ||||
Gjithsej | 65 | 17 | 7 | 2 | 20 | 6 | — | 92 | 25 | |||
Galatasaray | 2010–11 | Süper Lig | 9 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 9 | 0 | |
Dynamo Moska | 2011–12 | Premier Liga Ruse | 35 | 8 | 4 | 2 | — | — | 39 | 10 | ||
2012–13 | 9 | 0 | 1 | 0 | 4[d] | 0 | — | 14 | 0 | |||
Gjithsej | 44 | 8 | 6 | 2 | 4 | 0 | — | 54 | 10 | |||
Beijing Renhe | 2013 | Super Liga Kineze | 24 | 5 | 6 | 2 | 5[e] | 0 | — | 39 | 10 | |
2014 | 25 | 6 | 1 | 1 | 4[e] | 0 | — | 30 | 7 | |||
2015 | 15 | 2 | 1 | 0 | — | — | 16 | 2 | ||||
2016 | Liga e Parë Kineze | 24 | 4 | 0 | 0 | — | — | 39 | 10 | |||
Gjithsej | 88 | 17 | 8 | 3 | 9 | 0 | — | 105 | 20 | |||
Gjithsej karriera | 431 | 117 | 31 | 12 | 41 | 7 | 2 | 0 | 505 | 136 |
- ^ a b c Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
- ^ a b Ndeshje në DFL-Ligapokal
- ^ Gjashtë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampioneve, Gjashtë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ a b Të gjitha ndeshjet në AFC Ligën e Kampioneve
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi: [112]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Bosnja dhe Hercegovina | |||
2004 | 6 | 2 | |
2005 | 9 | 1 | |
2006 | 8 | 5 | |
2007 | 8 | 1 | |
2008 | 7 | 4 | |
2009 | 7 | 2 | |
2010 | 9 | 1 | |
2011 | 10 | 4 | |
2012 | 8 | 4 | |
2013 | 7 | 1 | |
2014 | 4 | 0 | |
2018 | 1 | 0 | |
Gjithsej | 84 | 25 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rezultatet e Bosnje dhe Hercegovinës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Misimović.[112]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 31 mars 2004 | Stade Josy Barthel, Luksemburg, Luksemburg | 2 | Luksemburgu | 2–0 | 2–0 | Ndeshje miqësore |
2 | 28 prill 2004 | Bilino Polje, Zenicë, Bosnje dhe Hercegovinë | 3 | Finlanda | 1–0 | 1–0 | |
3 | 8 qershor 2005 | Estadio Mestalla, Valencia, Spanjë | 10 | Spanja | 1–0 | 1–1 | Kualifikueset e 2006 FIFA Kupës së Botës |
4 | 28 shkurt 2006 | Signal Iduna Park, Dortmund, Gjermani | 16 | Japonia | 1–1 | 2–2 | Ndeshje miqësore |
5 | 31 maj 2006 | Stadiumi Azadi‚ Tehran, Iran | 18 | Irani | 1–0 | 2–5 | |
6 | 2 shtator 2006 | Stadiumi Ta' Qali, Ta' Qali, Maltë | 20 | Malta | 5–1 | 5–2 | Kualifikueset e UEFA Euro 2008 |
7 | 6 shtator 2006 | Bilino Polje, Zenicë, Bosnje dhe Hercegovinë | 21 | Hungaria | 1–3 | 1–3 | |
8 | 7 tetor 2006 | Stadiumi Zimbru, Chişinău, Moldavi | 22 | Moldavia | 1–2 | 2–2 | |
9 | 24 mars 2007 | Ullevaal Stadion, Oslo, Norvegji | 24 | Norvegjia | 1–0 | 2–1 | |
10 | 10 shtator 2008 | Bilino Polje, Zenicë, Bosnje dhe Hercegovinë | 35 | Estonia | 1–0 | 7–0 | Kualifikueset e 2010 FIFA Kupës së Botës |
11 | 2–0 | ||||||
12 | 3–0 | ||||||
13 | 19 nëntor 2008 | Ljudski vrt, Maribor, Slloveni | 38 | Sllovenia | 2–1 | 4–3 | Ndeshje miqësore |
14 | 28 mars 2009 | Cristal Arena, Genk, Belgjikë | 39 | Belgjika | 4–1 | 4–2 | Kualifikueset e 2010 FIFA Kupës së Botës |
15 | 14 tetor 2009 | Bilino Polje, Zenicë, Bosnje dhe Hercegovinë | 44 | Spanja | 2–5 | 2–5 | |
16 | 10 dhjetor 2010 | Kompleksi Sportiv Mardan, Antalja, Turqi | 54 | Polonia | 2–2 | 2–2 | Ndeshje miqësore |
17 | 6 shtator 2011 | Bilino Polje, Zenicë, Bosnje dhe Hercegovinë | 60 | Bjellorusia | 1–0 | 1–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2012 |
18 | 7 tetor 2011 | 61 | Luksemburgu | 2–0 | 5–0 | ||
19 | 3–0 | ||||||
20 | 15 nëntor 2011 | Estádio da Luz, Lisbon, Portugali | 64 | Portugalia | 2–2 | 2–6 | Kualifikueset e UEFA Euro 2012 faza play-off |
21 | 7 shtator 2012 | Rheinpark Stadion, Vaduz, Lihtenshtajn | 68 | Lihtenshtajni | 1–0 | 8–1 | Kualifikueset e 2014 FIFA Kupës së Botës |
22 | 2–0 | ||||||
23 | 11 shtator 2012 | Bilino Polje, Zenicë, Bosnje dhe Hercegovinë | 69 | Letonia | 1–1 | 4–1 | |
24 | 3–1 | ||||||
25 | 11 tetor 2013 | 77 | Lihtenshtajni | 2–0 | 4–1 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bayern München II[8]
- Bayern München[113]
- VfL Bochum[113]
- VfL Wolfsburg[113]
- Guizhou Renhe[113]
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çmime
- Futbollisti Boshnjak i Vitit: 2007, 2013[114]
- Vereinigung der Vertragsfussballspieler formacioni më i mirë: 2008–09
- Sportisti Boshnjak i Vitit: 2013[115]
Performanca
- Golashënuesi më i mirë i Regionalliga: 2003–04 (21 gola)[6]
- Asistuesi më i mirë i Bundesligës: 2008–09 (20 asiste)[24]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of players: Bosnia and Herzegovina" [FIFA Kupa e Botës Brazil 2014: Lista e lojtarëve: Bosnja dhe Hercegovina] (PDF) (në anglisht). FIFA. 14 korrik 2014. fq. 5. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 janar 2016. Marrë më 13 maj 2019.
- ^ "zvijézda". Hrvatski jezični portal (në serbo-kroatisht). Marrë më 17 mars 2018.
Zvjèzdan
- ^ "Zvanično: Zvjezdan Misimović novi igrač Guizhou Renhea" (në boshnjakisht). reprezentacija.ba. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2013. Marrë më 4 janar 2013.
- ^ a b "Misimović: Nismo se uspjeli nametnuti" (në boshnjakisht). scsport.ba. 8 shtator 2010. Marrë më 8 shtator 2010.[lidhje e vdekur]
- ^ a b "Dynamo must go all-out for Russian title – Misimovic" [Dynamo duhet të japi gjithçka për titullin rus] (në anglisht). Russia Today. 6 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2013. Marrë më 6 tetor 2012.
- ^ a b "Regionalliga Süd (1994-2012) 2003/2004 » Torschützenliste" (në gjermanisht). Weltfussball.de. Marrë më 14 korrik 2019.
- ^ "Bayern München II 5:1 SC Pfullendorf" (në gjermanisht). Weltfussball.de. 2 nëntor 2003. Marrë më 14 korrik 2019.
- ^ a b "Regionalliga Süd (1994-2012) 2003/2004 » 34. Spieltag" (në gjermanisht). Weltfussball.de. Marrë më 14 korrik 2019.
- ^ "Micoud zerstört Bayerns Serie" [Micoud shkatërron serinë e Bayernit] (në gjermanisht). Kicker.de. 12 prill 2003. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Bayern Munchen 0:1 SV Werder Bremen" (në gjermanisht). Deutscher Fussball-Bund. 12 prill 2003. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Misimović to make for Nürnberg" [Misimović do të bëjë për Nürnberg] (në anglisht). UEFA.com. 29 janar 2007. Marrë më 14 korrik 2019.
- ^ ""Zwetschge" ist Cluberer der Hinrunde" (në gjermanisht). 1. FC Nürnberg. 2 janar 2008. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Nürnberg vs. Karlsruher SC 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 12 gusht 2007. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Nürnberg vs. Hannover 96 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 15 shtator 2007. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ ""Hab mich tierisch gefreut"" ["Isha shumë i lumtur"] (në gjermanisht). 1. FC Nürnberg. 12 janar 2008. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Nürnberg to miss Misimović" [Nürnberg do të humbasi Misimović] (në anglisht). UEFA.com. 10 shkurt 2008. Marrë më 14 korrik 2019.
- ^ "Benfica 1–0 Nürnberg" (në anglisht). UEFA.com. 14 shkurt 2008. Marrë më 14 korrik 2019.
- ^ "Nürnberg 2–2 Benfica" (në anglisht). UEFA.com. 21 shkurt 2008. Marrë më 14 korrik 2019.
- ^ a b "Riether: Keine Angst vor Zaccardo" [Riether: Mos ki frikë nga Zaccardo] (në gjermanisht). Kicker.de. 2 qershor 2008. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Wolfsburg vs. Köln 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 16 gusht 2008. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Wolfsburg vs. Arminia Bielefeld 4 – 1" (në anglisht). Soccerway. 18 tetor 2008. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "1. Bundesliga 2008/09, Stats&Table der 34.Spieltag". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 11 dhjetor 2016.
- ^ "Wolfsburg hunt down first Bundesliga title" [Wolfsburg gjuan titullin e parë të Bundesligës] (në anglisht). The Guardian. 23 maj 2009. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ a b "Bundesliga Scorer 2008/09" (në gjermanisht). Kicker.de. Marrë më 14 korrik 2019.
- ^ "De Bruyne breaks Bundesliga assist record" [De Bruyne thyen rekordin e asisteve të Bundesligës] (në anglisht). Varzesh11.com. 16 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2019. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Wolfsburg 1–3 Paris" (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 8 korrik 2019.
- ^ a b "Wolfsburg hand Misimović new deal" [Wolfsburg i jep Misimović një marrëveshje të re] (në anglisht). UEFA.com. 4 gusht 2009. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Grafite guns down CSKA" [Grafite mposht CSKA-në] (në anglisht). Sky Sports. 15 shtator 2009. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ a b Nick Amies. "Wolfsburg: where did it all go wrong for the 2009 champions?" [Wolfsburg: Çfarë shkoi keq për kampionët e vitit 2009?] (në anglisht). DW.com. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Wolves blow Besiktas away" [Ujqërit godasin Besiktasin] (në anglisht). Sky Sports. 3 nëntor 2009. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "uefa.com Team of the Year 2009 open for voting" [Skuadra e Vitit 2009 nga uefa.com e hapur për votime] (në anglisht). UEFA.com. 8 dhjetor 2009. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Rubin Kazan 1–1 Wolfsburg" (në anglisht). UEFA. 11 mars 2010. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Bundesliga Scorer 2009/10" (në gjermanisht). Kicker.de. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ Clark Whitney (19 korrik 2010). "Zvjezdan Misimovic Reiterates Intent To Leave Wolfsburg - Report" [Zvjezdan Misimovic ripërsërit qëllimin e tij për t'u larguar nga Wolfsburgu - Raporti] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Bayern Munich vs. Wolfsburg 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 20 gusht 2010. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Misimovic leaves Wolfsburg" [Misimovic largohet nga Wolfsburg]. Reuters (në anglisht). Eurosport. 31 gusht 2010. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Misimović Joins Galatasaray" [Misimović i bashkohet Galatasarayt] (në anglisht). Galatasaray.org. 31 gusht 2010. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "Galatasaray vs. Gaziantepspor 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 13 shtator 2010. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ Stefan Coerts (19 nëntor 2010). "Galatasaray Demote Zvjezdan Misimovic To Reserves" [Galatasaray dërgon Zvjezdan Misimovic te rezervat] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ Andrew McLean (4 mars 2011). "Official: Zvjezdan Misimovic Leaves Galatasaray To Join Dynamo Moscow" [Zyrtare: Zvjezdan Misimovic largohet nga Galatasaray për t'u bashkuar me Dinamo Moskën] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Zvjezdan Misimović potpisao za moskovski Dinamo" (në boshnjakisht). sarajevo-x.com. Marrë më 4 mars 2011.
- ^ "Misimović potpisao za Moskovski Dinamo" (në boshnjakisht). sportsport.ba. 28 shkurt 2011. Marrë më 4 mars 2011.
- ^ "Misimović: Hagi je lažov" [Misimović: Hagi është gënjështar] (në boshnjakisht). sportsport.ba. 2 mars 2011. Marrë më 4 mars 2011.
- ^ "Lokomotiv Moskva vs. Dinamo Moskva 3 – 2" (në anglisht). Soccerway. 12 mars 2011. Marrë më 15 korrik 2019.
- ^ "Dinamo Moskva vs. Rostov 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 19 mars 2011. Marrë më 15 korrik 2019.
- ^ "Zenit vs. Lokomotiv Moskva 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 21 mars 2012. Marrë më 15 korrik 2019.
- ^ "Dinamo Moskva vs. Volga 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 11 prill 2012. Marrë më 15 korrik 2019.
- ^ "Dinamo u finalu Kupa, Misimović opet strijelac" (në boshnjakisht). sportsport.ba. 11 prill 2012. Marrë më 11 prill 2012.
- ^ "Dinamo Moskva vs. Rubin Kazan 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 9 maj 2012. Marrë më 15 korrik 2019.
- ^ "Zvjezdan Misimović will play for the Chinese team" [Zvjezdan Misimović do të luajë për ekipin kinez] (në anglisht). Sarajeo Times. 26 dhjetor 2012. Marrë më 15 korrik 2019.
- ^ "Misimović se u deset dana borio na tri kontinenta" (në boshnjakisht). sportsport.ba. 3 prill 2013. Marrë më 3 prill 2013.
- ^ "Bosanci i Hercegovci podržali Misimovića i Muslimovića" (në boshnjakisht). sportsport.ba. 3 prill 2013. Marrë më 3 prill 2013.
- ^ "Misimovic talks up A-League" [Misimovic flet për A-League] (në anglisht). theworldgame.sbs.com.au. 4 prill 2013. Marrë më 4 prill 2013.
- ^ "米西回归身披9号战袍 直言重回贵州倍感温暖". sports.sina.com.cn (në kinezisht). 16 qershor 2015. Marrë më 16 qershor 2015.
- ^ "Kraj divne bajke: Zvjezdan Misimović završio karijeru!" (në boshnjakisht). sportsport.ba. 8 janar 2017. Marrë më 8 janar 2017.
- ^ "Mešano "meso"" (në serbisht). Kurir. 7 tetor 2004. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2011. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "Oteran iz Srbije, u Bundesligi postao zvezda" (në serbisht). novine.ca. 25 prill 2008. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ Jonathan Wilson (29 shtator 2009). "Wolfsburg and Bosnia's dynamic duo get chance to make history of their own" [Dyshja dinamike e Wolfsburgut dhe Bosnjes kanë mundësinë të bëjnë historinë e tyre] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 8 korrik 2019.
- ^ "Zvjezdan Misimović – mozak Ćirine ekspedicije" (në boshnjakisht). sarajevo-x.com. 11 korrik 2009. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "International football match Macedonia v Bosnia & Herzegovina report" [Ndeshje ndërkombëtare futbolli Maqedonia v Bosnja dhe Hercegovina raporti] (në anglisht). EU-Football.info. 18 shkurt 2004. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ "International football match Bosnia & Herzegovina v Lithuania report" [Ndeshje ndërkombëtare futbolli Bsonja dhe Hercegovina v Lituania raporti] (në anglisht). EU-Football.info. 30 mars 2005. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ "International football match Spain v Bosnia & Herzegovina report" [Ndeshje ndërkombëtare futbolli Spanja v Bosnja dhe Hercegovina raporti] (në anglisht). EU-Football.info. 8 qershor 2005. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ "Malta 1–5 Bosnia and Herzegovina" (në anglisht). UEFA.com. 2 shtator 2006. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ "Hungary win deflates Sliškovic" [Fitorja e Hungarisë çfryn Sliškovic] (në anglisht). UEFA.com. 6 shtator 2006. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ "Moldova 2–2 Bosnia and Herzegovina" [Moldavia 2–2 Bosnja dhe Hercegovina] (në anglisht). UEFA.com. 7 tetor 2006. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ "Greece goals dampen home cheer" [Golat e Greqisë dëmtojnë gëzimin në shtëpi] (në anglisht). UEFA.com. 11 tetor 2006. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ "Reprezentativci BiH neće igrati dok ne odu Jelić, Dominković, Čolaković i Pašalić" (në boshnjakisht). sarajevo-x.com. 31 tetor 2006. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "Misimović od ljeta četiri godine u Nirnbergu" (në boshnjakisht). Nezavisne novine. 29 janar 2007. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "Bosnia-Herzegovina win in Oslo" [Bosnja-Hercegovina fiton në Oslo] (në anglisht). UEFA.com. 25 mars 2007. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ "Qualifying round Group C" [Raundi kualifikues Grupi C] (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ "Zvjezdan Misimović napušta reprezentaciju BiH" (në boshnjakisht). BHRT. 8 prill 2008. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "Bolić: Misimović malo smekšao stav" (në boshnjakisht). sportsport.ba. 10 prill 2008. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2008. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "Misimović se predomislio i igraće za BiH!" (në boshnjakisht). sportsport.ba. 12 prill 2008. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2008. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "Zvjezdan Misimović ipak ostaje u reprezentaciji" (në boshnjakisht). BHRT. 12 prill 2008. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "Spain vs. Bosnia-Herzegovina 1 – 0" [Spanja vs. Bosnja-Hercegovina] (në anglisht). Soccerway. 6 shtator 2008. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ "Bosnia beats Estonia 7-0 in World Cup qualifier" [Bosnja mposht Estoninë 7-0 në kualifikuesen e Kupës së Botës] (në anglisht). Fox Sports. 10 shtator 2008. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ "Portugal heads to Bosnia with one-goal lead" [Portugali shkon në Bosnje me një avantazh prej një goli] (në anglisht). Sportsnet.ca. 15 nëntor 2009. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ "Bosnia-Herzegovina 0 Portugal 1, agg 0-2: match report" [Bosnja-Hercegovina 0 Portugal 1, rp 0-2: raporti i ndeshjes] (në anglisht). The Telegraph. 18 nëntor 2009. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ "Peh za pehom – Misimović definitivno ne igra u Zenici" (në boshnjakisht). sarajevo-x.com. 17 nëntor 2009. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "I pored tvrdnji da je povrijeđen: Misimović odigrao cijelu utakmicu za Wolfsburg!" (në boshnjakisht). sarajevo-x.com. 21 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2009. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ a b "Ćiro odlazi: Gotovo je, idem u penziju!" (në boshnjakisht). net.hr. 25 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2012. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "Ćiro: Oprostit ću krađu i prevaru, ne i izdaju!" (në boshnjakisht). Jutarnji list. 23 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2010. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "Misimovic quits Bosnia" [Misimovic heq dorë nga Bosnja] (në boshnjakisht). SkySports.com. 25 nëntor 2009. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "Zvjezdan Misimović: Završio sam s Ćirom" (në boshnjakisht). Glas Srpske. 24 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2010. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "Ćiro: Misimović je važniji od mene, odlazim!" (në boshnjakisht). Jutarnji list. 25 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2010. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "SVE RIJEŠENO, ĆIRO OSTAJE, MISKE SE VRAĆA" (në boshnjakisht). sportsport.ba. 26 nëntor 2009. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "MISKE: NE MIJENJAM MIŠLJENJE SVAKIH 5 MINUTA" (në boshnjakisht). sportsport.ba. 8 dhjetor 2009. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "Ćiro: Misimović je kriv što Bosna ne ide na SP!" (në boshnjakisht). Jutarnji list. 13 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 31 gusht 2010.
- ^ "Prve utakmice bh. reprezentacije" (në boshnjakisht). sarajevo-x.com. 31 maj 2009. Marrë më 4 mars 2011.
- ^ "Bosnia and Herzegovina oust nine-man Belarus" [Bosnja dhe Hercegovina përzë Bjellorusinë me nëntë veta] (në anglisht). UEFA.com. 6 shtator 2011. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ "Bosnia and Herzegovina bowl over Luxembourg" [Bosnja dhe Hercegovina peshon mbi Luksemburgun] (në anglisht). UEFA.com. 7 tetor 2011. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ "Qualifying round Group D" [Raundi kualifikues Grupi D] (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ José Nuno Pimentel (15 nëntor 2011). "Portugal overwhelm ten-man Bosnia and Herzegovina" [Portugalia trullos Bosnje dhe Hercegovinën me dhjetë veta] (në anglisht). Lisbonë: UEFA.com. Marrë më 16 korrik 2019.
- ^ "Liechtenstein 1-8 Bosnia-Herzegovina" [Lihtenshtajni 1-8 Bosnja-Hercegovina] (në anglisht). ESPN FC. 7 shtator 2012. Marrë më 17 korrik 2019.
- ^ Fuad Krvavac (11 shtator 2012). "Bosnia and Herzegovina floor Latvia" [Bosnja dhe Hercegovina shtrin Letoninë] (në anglisht). UEFA. Marrë më 17 korrik 2019.
- ^ "Dzeko double helps sink Greece" [Dopieta e Dzekos mbyt Greqinë] (në anglisht). Sky Sports. 22 mars 2013. Marrë më 17 korrik 2019.
- ^ "Bosnia Beats Greece 3-1" [Bosnja mposht Greqinë 3-1] (në anglisht). Greek Reporter. 22 mars 2013. Marrë më 17 korrik 2019.
- ^ "Kualifikohet Bosnja, vendi në festë". Ora News. 16 tetor 2013. Marrë më 8 korrik 2019.
- ^ "Ekipi i Bosnjës për Botëror". Gazeta Express. 3 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2019. Marrë më 11 korrik 2019.
- ^ "Shënon Messi, Argjentina fiton ndaj Bosnjës". Gazeta Tema. 16 qershor 2014. Marrë më 11 korrik 2019.
- ^ "Eliminohet Bosnja, Nigeria afër kualifikimit". TopSporti.com. 22 qershor 2014. Marrë më 17 korrik 2019.
- ^ "Bosnja përshëndetet me fitore". Lajmi.net. 25 qershor 2014. Marrë më 11 korrik 2019.
- ^ "Brazil 2014: Argjentina mposht Nigerinë, Bosnia e përfundon me fitore". Zëri i Shqiptarit. 25 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2019. Marrë më 11 korrik 2019.
- ^ "Misimović za Klix.ba: Donio sam tešku odluku, odlazim iz reprezentacije" (në boshnjakisht). klix.ba. 15 gusht 2014. Marrë më 15 gusht 2014.
- ^ "International football match Bosnia & Herzegovina v Montenegro report" [Ndeshje ndërkombëtare futbolli Bosnja dhe Hercegovina v Mali i Zi raporti] (në anglisht). Eu-Football.info. 28 maj 2018. Marrë më 17 korrik 2019.
- ^ a b "Misimović: Zvezda za kraj!" (në serbisht). rts.rs. 17 shtator 2012. Marrë më 21 qershor 2014.
- ^ James Taylor (nëntor 2010). "War by other means" [Lufta me mjete të tjera] (në anglisht). wsc.co.uk. Marrë më 21 qershor 2014.
- ^ Slaven Miksic (10 mars 2014). "World Cup 2014: Zvjezdan Misimovic, the last Bosnian football romantic" [Kupa e Botës 2014: Zvjezdan Misimovic, i fundit romantik i futbollit boshnjak] (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 21 qershor 2014.
- ^ "Zvjezdan Misimović dobio trećeg sina" (në boshnjakisht). Dnevni Avaz. 23 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2014. Marrë më 17 korrik 2019.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Zvjezdan Misimović" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 17 korrik 2019.
- ^ "Zvjezdan Misimovic" (në gjermanisht). Fußballdaten.de. Marrë më 5 tetor 2010.
- ^ a b "Zvjezdan Misimović". Eu-football.info (në anglisht). Marrë më 15 tetor 2018.
- ^ a b c d "Zvjezdan Misimović" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 14 korrik 2019.
- ^ "Player of the year » Bosnia-Herzegovina" [Lojtari i vitit » Bosnja-Hercegovina] (në anglisht). Worldfootball.info. Marrë më 14 korrik 2019.
- ^ "Bosnian footballer Misimovic voted best sportsman in Bosnia" [Futbollisti Boshnjak Misimovic votohet si sportisti më i mirë në Bosnje] (në anglisht). Anadolu Agency. 17 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2019. Marrë më 14 korrik 2019.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Zvjezdan Misimoviq. |
- Zvjezdan Misimović te Soccerway
- Zvjezdan Misimović te National-Football-Teams.com
- Zvjezdan Misimović te fussballdaten.de (në gjermanisht)
- Lindje 1982
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë boshnjakë
- Futbollistë në kombëtaren boshnjake
- Futbollistë në FC Bayern Munich II
- Futbollistë në FC Bayern München
- Futbollistë në VfL Bochum
- Futbollistë në 1. FC Nürnberg
- Futbollistë në VfL Wolfsburg
- Futbollistë në Galatasaray S.K.
- Futbollistë në Bundesliga
- Futbollistë në 2. Bundesliga
- Futbollistë në Süper Lig
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës