Wikipedia:Forumi i Grisjes
Këtu votohet për grisjen e faqeve të ndryshme. Grisja e faqeve mund të bëhet nga një administrator në rast keqbërjeje të qartë, mungese të plotë shquarësie në tematikën e trajtuar, shkeljen e të drejtave të autorit apo arsye të tjera të ngjashme që mund të nxisin procedura të ashtuquajtura "grisje të shpejta". Për faqet që kanë ekzistuar për një farë kohe apo për ato faqe për të cilat dikush mendon që duhet një diskutim më i gjerë nga komuniteti përpara se të veprohet mund të përdoret kjo faqe.
Për të kandiduar një faqe për grisje, shkruani titullin e saj në pjesën e mëposhtme dhe përdorni butonin blu. Kini parasysh se nëse faqja e propozuar nuk është një artikull, si pjesë e titullit duhet shënuar dhe parashtesa, për shembull Stampa:Shembull. Butoni i mëposhtëm funksionon për çdo hapësirë teknike përveç kategorive. Nëse doni të shtoni një kategori, kërkoni ndihmën e një administratori për ta bërë kandidaturën në formë manuale.
Pasi ta keni publikuar kandidaturën, kërkesën e plotësuar vendoseni në pjesën Kërkesa në proces grisjeje në formën {{Wikipedia:Forumi i Grisjes/Kërkesë për grisje/Titulli}}. Së fundmi, shtoni stampën {{Artikull për grisje}} në krye të faqes së propozuar për grisje.
Gjatë diskutimit mund të përdorni stampat {{Të mbahet}}, {{Të griset}} ose {{I pavendosur}} te hapësira e votimit për të shprehur në mënyrë të përmbledhur mendimin tuaj në lidhje me grisjen e faqes. Votimi do të zgjasë të paktën 2 javë dhe do të vazhdojë derisa të jenë mbledhur të paktën 3 vota pro ose kundër. Kini parasysh se numri i votave shërben vetëm si një përmbledhje e diskutimit; vendimi përfundimtar merret bazuar në argumentet e dhëna.
Pasi diskutimi të jetë zhvilluar mjaftueshëm dhe të jetë ezauruar, një administrator do ta mbyllë atë, duke dhënë përfundimin dhe duke zbatuar vendimin e marrë.

Kërkesa në proces grisjeje
Stampa u shtua nga; @Përdoruesi:Fallbackintoreality. Arsyeja; "Nuk ka vlerë enciklopedike". E listova për arsye vjetërsie (v.2010).
Votimi
PËR - --Leutrim.P (diskutimet) 20 janar 2025 20:35 (CET)
PËR nuk ka vlerë enciklopedike, dhe nuk veçohet si i shquar libri - Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 30 janar 2025 16:14 (CET)
ASNJANËS - Më vë në mëdyshje fakti që vendosëm t'i ruanim artikujt për librat përgjithësisht. Nëse grisim këtë a do të thotë kjo se nuk do të pranojmë asnjë artikull për librat didaktikë si ky? Vazhdimisht nxirren libra me ushtrime të ndryshme për lëndë të ndryshme në nivele të ndryshme (Çelësi i Gjuhës, Ushtrime Kimie të Zgjidhura, etj.) - Klein Muçi (diskutimet) 5 shkurt 2025 20:29 (CET)
Diskutimi
@Përdoruesi:Klein Muçi, ateher perse nuk je Kunder Grisjes?. Besoj se grisja ne kete rast nuk vjen per arsye mungese shquaresie por per permbajtje te pamjaftueshme, Them ta heqim e dikush me vone do e rikrijoj edhe me te mire.. ky eshte rasti me disa artikuj qe vlejne per t'u lene por nuk plotesojne kriteret. Per momentin besoj se nuk mund ta leme ne ate gjendje, nje problem tjeter eshte qe skemi kohe ti perditesojme te gjithe, keshtu qe shumica qe si plotesojne kriteret do duhet te grisen, me shpresen qe me vone te rikrijohen edhe me te mire. Duke i hapur rruge cilesise e modernizimit. -Leutrim.P (diskutimet) 7 shkurt 2025 01:30 (CET)
- @Leutrim.P, nuk jam kundër grisjes pasi kam qenë i dyzuar për çështjen e librave që në fillim. Nuk isha i sigurt nëse do të vendosnim t'i mbanim "tërë" (pjesën më të madhe në fakt) artikujt për librat apo jo. Vendosëm pak a shumë që po, sidomos pas ndihmës së përdoruesit Zbulimi. Tani na dolën disa lloje librash që mbase mund të mos i mbajmë. Grisja e këtij libri më krijon përshtypjen që vendos një precedent për të vepruar në mënyrë të ngjashme me libra të së njëjtës natyrë dhe jam i sigurt që do të na dalin së shpejti artikuj për libra të tillë. Punime didaktike me shumë redaktorë që shërbejnë për ndihmë në një fushë të caktuar, si ato që kam përmendur. Disa prej tyre, si ato që nisin me paradigmën "Çelësi i..." gëzojnë njëlloj shquarësie por përsëri s'jam i sigurt nëse meritojnë artikuj apo jo (mbase 1 të përbashkët?). I mëshoj çështjes së shquarësisë pasi atë e shoh si problemin kryesor për rastin e librave. Për sa i përket përmbajtjes së pamjaftueshme deri tani nuk kemi pasur probleme shumë në atë drejtim pasi ka ndihmuar përdoruesi i lartpërmendur. Unë do të jem dakord me çfarëdo të vendoset në fund (po nuk pati ndonjë argument të më bëjë të anohem nga ndonjë krah më shumë) por thjesht dua që të jemi të vetëdijshëm for the bigger picture: Në shumë raste, kur po vendosim për të grisur apo për të ruajtur diçka, jemi duke vendosur gjithashtu pak a shumë dhe për fatin e elementëve të tjerë në të njëjtën kategori. (Edhe pse përjashtime ka sa të duash.) - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 01:50 (CET)
- @Përdoruesi:Klein Muçi, ne ate rast kerkojme nga, @Fallbackintoreality, te mos shtoje libra per grisje siq pata kerkuar me pare derisa ti perditesojme si duhet e te vendosim me pas si te vazhdojme. Mos shtoni stampa per grisje ne artikuj te librave, qeshtja e librave eshte ne proces. Nese mund ta shtosh te njejtin tekst qe thash ketu edhe te qeshtja e librave ne krye te diskutimit.. qe as te tjeret te mos i shtojne per grisje.. me vone merremi me to. Largoje dhe kete artikull te kandiduar per grisje nga faqja per grisje. -Leutrim.P (diskutimet) 7 shkurt 2025 02:31 (CET)
- Nuk e di nëse përdoruesi @Fallbackintoreality e gjeti rastësisht këtë libër apo kontrolloi tërë listën e librave dhe vetëm ky dilte ndryshe nga të tjerët. Nëse është e fundit, mbase ia vlen të diskutohet veçmas, nëse është e para, mbase do të ishte mirë të diskutohej në grup me libra të tjerë të ngjashëm që mund të kenë të njëjtin fat (nëse ekzistojnë). - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 02:35 (CET)
- E gjeta si pasojë e redaktimit sefte, më 12 janar u shfaq në Ndryshimet e fundit, e pastaj e lexova për çka po bëhet fjalë. Precedenti që po shtrihet këtu është jo që librat didaktikë t'i skualifikojmë prej mbulimit - tek e fundit shtatë gjuhë të tjera kanë kategori të pasura. Por dallimi i këtij artikulli me ato që dokumentohen në wiki të tjera është që ato - dhe sidomos librat e ushtrimeve dhe problemeve matematikore - kanë informata rreth sfondit ose kontekstit më të gjerë. Kjo nuk ka, dhe asnjë burim s'e ka. Më e shumta që do ia kisha falë personalisht është që ky, Olimpiadat kombëtare të matematikës 1 (libër) dhe Olimpiadat kombëtare të matematikës 3 (libër) të bashkohen në një artikull për krejt modulin. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 7 shkurt 2025 03:13 (CET)
- Eh, pikërisht. Kjo është ajo që doja të thoja kur përmenda "the bigger picture" edhe pse nuk e dija për ekzistencën e dy vëllimeve të tjera që sapo përmende. Mbase duhet lajmëruar përdoruesi @Zbulimi, që ka ndihmuar shpeshherë në shpëtimin e rasteve të tilla, nëse ka interes për çështjen në fjalë. Bashkimin apo zgjerimin ose grisjen (inviduale ose në grup). - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 13:42 (CET)
- Rastisa në një libër tjetër, pjesë e të njëjtit grup, duke kërkuar te faqet e shkurtra: Ushtrime e problema të fizikës 8. Besoj se ka dhe të tjerë. Mirë do të ishte t'i grumbullonim këtu e mbase të jepnim një vendim gjithpërfshirës. - Klein Muçi (diskutimet) 8 shkurt 2025 11:37 (CET)
- Problema fizike cilësore të zgjidhura, edhe një. - Klein Muçi (diskutimet) 8 shkurt 2025 11:43 (CET)
- Tabela e logaritmeve, edhe një. Qenkan shumë të tillë. Duhet përpiluar një listë mendoj e të bëhet një gjykim i përgjithshëm. - Klein Muçi (diskutimet) 8 shkurt 2025 11:45 (CET)

Mungesë përmbajtjeje. Propozuar nga përdoruesi Fallbackintoreality.
Votimi
Mbaje - Pas paraqitjes në Big Brother gjasat janë që personi në fjalë do të bëhet më i shquar në një të ardhme të afërt. Informacioni për të ama duhet shtuar se në gjendjen aktuale është goxha i dobët. - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 01:28 (CET)
Grise - Permbajtje e pamjaftueshme. (Ne te ardhmen mund te rikrjiohet brenda kritereve). -Leutrim.P (diskutimet) 7 shkurt 2025 02:04 (CET)
Diskutimi
Nga stampa për grisje, e shtova për arsye vjetërsie.
Votimi
Diskutimi
"Arsyeja e propozuesit (Fallbackintoreality): Personi në fjalë nuk i ka shkruar këto vepra. Ai është neurokirurg. Artikulli nuk ka vlerë enciklopedike."
Nga stampa për grisje, e shtova për arsye vjetërsie. - Leutrim.
Votimi
Grise - Sipas arsyes së propozuesit. -Leutrim.P (diskutimet) 18 shkurt 2025 00:19 (CET)
Diskutimi
Nga stampa për grisje, e shtova për arsye vjetërsie.
Votimi
ASNJANËS - Si në raste të tjera të ngjashme, unë jam për ekzistencën e artikujve të veçantë dedikuar veprave specifike. Problemi është se kush do t'i shkruajë. Nëse zotohet kush të zgjerojë përmbajtjen, jam për mbajtjen. Në të kundërt, jam për grisjen. Vepra në fjalë përmendet te artikulli i piktorit Bukurosh Sejdini gjithsesi (i cili gjithashtu nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme). - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2025 14:11 (CET)
Diskutimi
Nga stampa për grisje, e shtova për arsye vjetërsie.
Votimi
Grise - Velocitas34 (diskutimet) 8 shkurt 2025 10:00 (CET)
Diskutimi
Nga stampa për grisje, e shtova për arsye vjetërsie. (shtoi stampen; Velocitas34)
Votimi
Mbaje - Vlenë të mbahet por ka nevojë të shtohen burimet dhe të përditësohet pak. -Leutrim.P (diskutimet) 8 shkurt 2025 11:29 (CET)
Grise - Si propozuesi. -Velocitas34 (diskutimet) 8 shkurt 2025 17:59 (CET)
Mbaje - Votoj për ta mbajtur. Artikulli ngjan t'i ketë informacionet bazë dhe madje dhe përmbajtjen. Duhet thjesht të strukturohet. (Mundësisht të shtohen dhe burime.) - Klein Muçi (diskutimet) 8 shkurt 2025 22:24 (CET)
Diskutimi
Listat tematika ndër vite
Stampa {{Lista e viteve}} përmban dhjetëra artikuj-lista të shkruara vite më parë, shumica e të cilave është tërësisht bosh. Propozoj grisjen e listave të artikujve (dhe artikujve vetë) të arkitekturës, artit, aviacionit, home video, shkencës, televizionit, sportit e Kosovës. - Klein Muçi (diskutimet) 15 shkurt 2025 03:25 (CET)
Votimi
Grisi - Klein Muçi (diskutimet) 15 shkurt 2025 03:25 (CET)
Grisi - Fillimisht pajtohem per grisjen e kategorive. Artikujt jane te shumte dhe nuk dua qe numri i totalit te artikujve te bjere nen 101K, nese dikush mund t'i numronte per t'na e dhene numrin e sakte te sasise qe do e grisim. - Leutrim.P (diskutimet) 18 shkurt 2025 00:29 (CET)
Diskutimi
@Leutrim.P, ~200 artikuj. - Klein Muçi (diskutimet) 18 shkurt 2025 03:19 (CET)
- Klein Muçi, Jam Pro grisjes. — Leutrim.P (diskutimet) 18 shkurt 2025 14:13 (CET)
@Fallbackintoreality, me rregullat e reja nevojiten të paktën 2 javë diskutim e 3 vota pro ose kundër për të ndërmarrë një vendim. Çështja e 3 votave do t'i ngadalësojë pak votimet nëse nuk ka vullnetarë që patrullojnë vazhdimisht këtë hapësirë por mbase kjo është për më mirë. Në rastin konkret, duke qenë se bëhet fjalë për grisje të faqeve bosh, mendova të të etiketoja për të votuar. (Me atë rast sillja në vëmendje dhe ndryshimin e rregullave.) - Klein Muçi (diskutimet) 28 shkurt 2025 12:30 (CET)
E kandidova sepse nuk po mund te gjejme burime per te, poashtu si duket nuk ka pasur ndonje post zyrtare. Pra reklamim & mungon shquaresia. - Leutrim.P (diskutimet) 25 shkurt 2025 02:38 (CET)
Votimi
Grise Si propozuesi. - Leutrim.P (diskutimet) 25 shkurt 2025 02:38 (CET)
Diskutimi
Propozuar si faqe reklamuese nga përdoruesi Velocitas34.