Simboli
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky Të dhënat janë marrë nga një burim dhe ai burim nuk është cekur. nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Simboli vjen nga greqishtja sumbolon - shenjë konvencionalë njohëse, një send i ndarë më dysh, dy gjysmat e të cilit shërbejnë si shenja njohjeje.
Simboli është një figurë më kuptim të dyfishtë, e cila paraqet një send, një frymor apo një dukuri nëpërmjet një sendi, një frymori a një dukurie tjetër, që bëhet përfaqësues dhe ngjall lidhje të përafërta. Zakonisht ideja është abstraktë dhe simboli që e përfaqëson atë është konkret, si p.sh. paqen e simbolizon pëllumbi.
Simbol quhet figura artistikë që personifikon në të vërtetë më forcën më të madhe tiparet më karakteristikë të një dukurie, idenë e saj vendimtarë. Shembull :
Harpagoni (personazhi kryesor i komedisë "Koprraci" të Molierit) është simboli i koprracisë, Tartufi (personazhi kryesor i komedisë "Tartufi" të Molierit) është simbol i hipokrizisë.
Simboli ka dalë nda paralelizmi figurativ, sepse është një lloj paralelizmi, por gjysmak. Të simboli ana njerëzorë nuk shprehët, por lihet të nënkuptohet dhe shprehët vetëm ana natyrorë. Koncepti i simbolit është i afërt më atë të alegorisë dhe në disa aspekte edhe më atë të metaforës. Kur simboli humbët kuptimin e tij të pavarur, ai kthehet në alegori.
Simboli u drejtohet më tepër ndjenjave, anës emocionalë, ndërsa alegoria i drejtohet mendjes së lexuesit, arsyes.
Tek simboli theksohet cilësia mbizotëruese dhe nuk merren parasysh cilësitë e tjera.
Shembull :
Të poezia "Himni i flamurit" e Fan Nolit, më fjalën "Flamur" nënkuptohet kombi shqiptar.