Patatja
Patatja është një bimë barishtore që mbillet, e cila përdoret për tu ushqyer duke e bërë gjellë, sallatë etj.
Patatja është një perime shumë e ngopur, me dukshëm pak kalori, nuk ju bën të shtoni peshë, andaj është shumë e sigurt nëse dëshironi të krijoni një vazhdimësi të ushqimit të shëndetshëm.
Patatet kanë më pak kalori se orizi dhe pastat dhe janë të pasura me shumë vitaminë C, për këtë arsye detarët e shekullit 19 i kanë ngrënë për të shmangur skorbutin. Rreth 200 gramë të patateve të reja sigurojnë gati gjysmën e nevojave ditore të njeriut për vitaminën që nxit sistemin e imunitetit. Ato janë po ashtu burim i mirë i vitaminës B, magnezit, kaliumit, zinkut dhe bakrit. Kanë pak kalori, nuk kanë kolesterol, ndërsa fibrat që përmbajnë ndihmojnë të ulet kolesteroli ekzistues.
Ruajtja e Patates
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duket sikur patatja ruhet lehtë gjatë dy viteve në bazë të një recete e cila thotë: " Mbushni një enë të madhe me ujë mbi zjarr dhe kur të fillojë të vlojë, hidhni patatet e posavjelura. Lini të vlojnë vetëm një minut. Pastaj, tërhiqni ato, fshini ose lini të thahen. Në këtë mënyrë, sythat shkatërrohen dhe tanimë fermentimi tyre është i pamundshëm. Patatet e trajtuara në këtë mënyrë vendosen nëpër kuti druri ose thasë dhe mund të konservohen afërsisht dy vite në një vend të errët e të freskët. " [1]
Lidhje të brendshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Patate të skuqura, me kore mielli
- Patate të ziera me gjalpë
- Gjyveç me patate
- Sallatë me patate
- Supë krem patate
- Tavë me patate të reja
- Musaka patate me qepë
- Patate të ziera me gjalpë
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Opinion në lidhje me Vitin ndërkombëtar të patates nga Kadri Sherifi.
- Patatja kuron të gjitha sëmundjet e brendshme të organizmit.
- Web faqja zyrtare e Vitit ndërkombëtar të patates në pesë gjuhë.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |