Sallatë me patate
Appearance
Për këtë sallatë zakonisht përdoren patate të vogla, të cilat bëjnë shumë firo në qoftë se qërohen të paziera. Prandaj ato lahen dhe zihen të paqëruara në ujë të vluar me kripë për 20-25 minuta. Pasi të jenë zier kullohen dhe shpëlahen me ujë të ftohtë që t'u hiqet më lehtë lëkura (duhet të qërohen të nxehta që të pastrohen më shpejt dhe të bëjnë më pak firo).
Patatet e qëruara priten në formë rrethi dhe vendosen bukur në pjatë. Këtyre u hidhet qepë e grirë në formë gjysmërrethi, kripë, piper i zi, vaj e uthull dhe në fund majdanoz i grirë hollë.
- Për 4-5 persona duhen:
patate 1 kg, vaj 4-5 lugë gjelle, uthull 3 lugë, qepë 1 kokërr e madhe, kripë, piper i zi, dhe pak majdanoz.