Ndihmë:Stampa
Stampa është një faqe që lehtëson ndërthurjen e elementeve që përdoren shpesh në faqe të tjera. Përmbajtja e një stampe mund të vendoset duke shtuar në faqen e dëshiruar {{emrin e stampës}}.
Stampat e krijuara në formën e kutizave të lundrimit (angl. navigation boxes) përdoren për futjen automatike të një informacioni që përsëritet shpesh në një faqe tjetër, por dhe për qëllime të tjera. Duhet theksuar se stampat mund të përdoren vetëm brenda përbrenda projektit ku ato janë krijuar. Kjo do të thotë se nuk mund të përdoret një stampë e krijuar në Wikipedia në anglisht në një projekt tjetër, për shembull në Wikipedia në shqip.
Stampat dhe shërbyesit elektronikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tërheqja e përmbajtjes së stampave nga shërbyesi i softuerit MediaWiki (Wikimedia) dhe ndërthurja e tyre në tekstet e artikujve.
- Te artikulli XYZ kërkohet përmbajtja nga softueri MediaWiki (softueri që përdor Wikipedia) Stampa:ZYX
- Stampa është në formatin "text" (pavarësisht si e shihni, kur shtypni Stampa:ZYX si adresë, çdo gjë përpunohet në formën "text_source-code")
- Softueri MediaWiki merr informacionet nga baza e të dhënave te Stampa:ZYX
- Programi i softuerit MediaWiki përfshin dhe përzjen kodin kryesor me atë të stampës.
- Më pas programi i softuerit MediaWiki me anën e një filtri shndërron komanda të tilla si: [[a|a]] në kod (X)HTML dhe nëpërmjet shërbyesit, ia ofron përdoruesit i cili kërkoi të hapë faqen, shfletuesi i të cilit përpunon kodin XHTML në përmbajtje të lexueshme.
Pra, sa më shumë përfshirje kodi jashtë artikullit të ketë në një faqe, aq më i ngadaltë është teorikisht përpunimi i faqes. Rrjedhimisht shfletuesit të lexuesit i nevojitet më shumë kohë për përpilimin e paraqitjes së përmbajtjes, pasi duhet të rikrijojë më tepër lëndë të jashtme.
Krijimi, modifikimi dhe përdorimi i një stampe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Krijimi i një stampe është i njëjtë me krijimin e një faqeje të re. I vetmi ndryshim është që emri i stampës duhet të fillojë me Stampa: (angl. Template:), (gjerm. Vorlage:)
Vetëm pasi të jetë krijuar stampa mund të shtohet {{emri i stampës}}
te faqet e dëshiruara. Sa herë që një faqe do të përdorë një stampë, ajo do të paraqesë informacionin apo tekstin që përmban stampa. Kur stampa aktualizohet (ang.: update) të gjitha faqet që përfshijnë etiketën e asaj stampe do të paraqesin automatikisht informacionet e versionit të ri të stampës.
Nëse dëshirohet që përmbajtja e stampës të zëvendësohet brenda faqes mund të përdoret {{subst:emri i stampës}}
në vend të etiketës së stampës.
Nëse stampa që dëshirohet të modifikohet duket si {{foo}}, atëherë duhet modifikuar faqja Stampa:Foo.
Lidhje dhe ndihmë tjetër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ndihmë për stampat në Meta-Wiki Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]