Jump to content

Ligji i punës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ligjet e punës, kodi i punës ose ligjet e punësimit janë ato që ndërmjetësojnë marrëdhëniet midis punëtorëve, subjekteve punëdhënëse, sindikatave dhe qeverisë. E drejta kolektive e punës lidhet me marrëdhëniet trepalëshe ndërmjet punonjësit, punëdhënësit dhe sindikatës.

E drejta vetjake e punës ka të bëjë me të drejtat e punëmarrësve në punë edhe nëpërmjet kontratës për punë. Standartet e punësimit janë norma shoqërore (në disa raste edhe standarde teknike) për kushtet minimale të pranueshme shoqërore në të cilat punonjësit ose kontraktorët lejohen të punojnë. Agjencitë qeveritare (të tilla si ish-Administrata e Standardeve të Punësimit të ShBA-së) zbatojnë ligjin e punës (legjislativ, rregullator ose gjyqësor).

Dy vajza të veshura me pankarta në anglisht me sloganin "Ndaloni skllavërinë e fëmijëve!" në paradën e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve të vitit 1909 në qytetin e Nju Jorkut.