Jump to content

Kaceku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kaceku është lëkurë prej bagëtie të imët, e regjur dhe e qepur si thes që përdoret për të mbajtur kryesisht vaj, verë, gjalpë etj[1].

Po ashtu me fjalën Kaceku në muzikën popullore thirret pjesa e lëkurës e veglës muzikore popullore të gajdes dhe shërben si rezervuar i ajrit, i cili më pas shfryhet prej dy tytave të gajdes. Përpara interpretimit në gajde, gajdexhiu fryn kacekun në mënyrë të njëtrajtshme me anë të një gypi ushqyes. Kaceku gjatë interpretimit, zakonisht shtrëngohet fort me krahë pas trupit të gajdexhiut. Me emrin kacek gjejmë edhe sinonimin e gajdes në rrethin e Beratit[2].

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980
  2. ^ Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare Vasil S. Tole - Tiranë 2001 - internet