Jump to content

Charles Babbage

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Charles Babbage
Charles Babbage
U lind në26 dhjetor 1791
Londër (me gjasë Southwark)
Vdiq18 tetor 1871 (79 vjet)
Marylebone, Londër, Mbretëria e Bashkuar
KombësiaAnglez
ShtetësiaBritanik
ShkollimiPeterhouse, Kembrixh
Njohur përMotori i ndryshimit
Karriera shkencore
FushatMatematikë, inxhinieri, ekonomia politike, shkenca politike
InstitucionetTrinity College, Kembrixh
InfluencesRobert Woodhouse, Gaspard Monge, John Herschel
InfluencedKarl Marx, John Stuart Mill, Ada Lovelace
Nënshkrimi

Charles Babbage (shqip: Çarls Babaxh, 26 dhjetor 1791 - 18 tetor 1871) ishte një matematicien, filozof, shpikës dhe inxhinier mekanik anglez që më së miri njihet nga hedhja e idesë së konceptit të një kompjuteri të programueshëm. Ai konsiderohet si "Babai i Kompjuterit" Atij i jepet merita si shpikësi i të parit kompjuter mekanik, motori i ndryshimit, që më pas çoi në dizajne më të ndërlikuara me kalimin e kohës. Puna e tij në një sërë fushash që i dhanë atij emrin si ndër më të zotët matematicienë të shekullit të tij.

Pjesë nga punët e Babbage gjenden në Muzeun e Shkencave në Londër (London Science Museum). Në vitin 1991 u ndërtua një nga motorrët diferencialë duke u bazuar në planet dhe skicat origjinale të Babbage.

Vendlindja e Babbage është e diskutueshme. Ai ishte një nga katër fëmijët e Benjamin Babbage dhe Betsy Plumleigh Teape. Babai i tij ishte një partner bankar i William Praed në themelimin e Praed's & Co. të Fleet Street, Londër, më 1801. Në vitin 1808, familja Babbage u zhvendos në shtëpinë e vjetër Rowdens në lindje të Teignmouth. Rreth moshës tetë vjeç, Babbage u dërgua në një shkollë të vendit në Alphington pranë Exeter për t'u rikuperuar nga një ethe kërcënuese për jetën. Për një kohë të shkurtër ai ndoqi Shkollën Gramatikore King Edward VI në Totnes, por shëndeti i tij e detyroi atë të kthehej te tutorët privatë për një kohë.