ajo
Appearance
Shqip
ajo përem.
- (vetor.) Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë femërore), për të cilin bëhet fjalë, por që nuk është i pranishëm; zëvendëson një emër të gjinisë femërore (në numrin njëjës), që është përmendur pak më parë ose që do të përmendet më pas. Ai dhe ajo. Ajo vetë pikërisht ajo.
- Ajo punon. I tregoj asaj. E marr me mend. Rri me të. Jo kjo këtu, por ajo atje.
- (përd. em. libr.) Përdoret në vend të emrit të përveçëm të një heroine ose të emrit të së dashurës në një vepër letrare.
- (dëft.) Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë femërore), që ndodhet më larg folësit se një frymor a një send tjetër i njëjtë; zëvendëson një emër të gjinisë femërore (në numrin njëjës), që është përmendur më parë se një tjetër; kund. kjo. Ajo atje. Ja ajo. Po (gjithë) ajo e njëjta. Ajo vajzë (rrugë). Në atë mënyrë.
- (dëft.) Tregon njërin prej dy frymorëve ose sendeve (të shënuar nga emra të gjinisë femërore), që krahasohen, përqasen a kundërvihen; kund. kjo.
- Në këtë ose në atë fushë. Nga kjo ose nga ajo anë. Në këtë ose në atë mënyrë.
- (dëft.) Përdoret me një emër për të përcaktuar më mirë kohën, që shënohet nga emri ose që është përmendur më parë; kund. kjo.
- Atë ditë (natë). Atë vjeshtë (pranverë). Atë herë. Në atë minutë.
- (dëft.) Përdoret para një fjalie të varur, e cila përcakton frymorin a sendin që tregon përemri (të shënuar nga një emër i gjinisë femërore) ose para një fjalie kryefjalore, e cila përcakton frymorin a sendin, që zëvendëson përemri. Ishte Partia ajo, që i udhëhoqi masat në luftë.
- (dëft. bised.) Përdoret para një emri të gjinisë femërore në numrin njëjës për të përforcuar një tipar a një vlerësim ose për të shprehur mospërfillje a përçmim.
- Ajo farë grua. Gjithë ajo bukuri. Deri në atë shkallë.
- (dëft.) Përdoret për të treguar në mënyrë të përgjithësuar një mendim, një gjendje a rrethanat që përmenden më parë ose që plotësohen më pas.#:Ajo që ndodhi. Atë që s'ta pret mendja. Atë që është dhënë. Sa për atë lidhur me diçka, përsa i përket diçkaje. Përveç asaj përveç kësaj, gjithashtu.
- (dëft. libr.) Përdoret në vend të një emri të gjinisë femërore në numrin njëjës për të mos u përsëritur emri.
- (dëft. euf.) përdoret për të zëvendësuar një emër (sëmundjeje etj.), që nuk dëshirojmë e që nuk e quajmë të udhës ta zëmë në gojë për shkak paragjykimesh a për arsye të tjera. Ajo punë sëmundja e tokës. Ajo e fëmijëve (e tokës) sëmundja e tokës.
Etimologjia
Prononcimi
Sinonime
Antonime
Fjalë rrjedhëse
Në gjuhë tjera
Referencat
- ↑ Fjalori elekronik shpjegues FESH 1.0
Spanjishte