Jump to content

Ylber Ramadani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ylber Ramadani
Të dhënat vetjake
Emri i plotëYlber Latif Ramadani[1]
Datëlindja12 prill 1996 (28 vjeç)
VendlindjaStarnberg, Gjermani
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniMesfushor mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Lecce
Numri20
Karriera me të rinjtë
KF Ferizaj
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2014Ferizaj42(3)
2014–2015Prishtina14(1)
2015–2016Drita17(1)
2016–2017Partizani35(0)
2017–2021Vejle BK117(5)
2021–2022MTK Budapest30(2)
2022–2023Aberdeen37(1)
2023–Lecce15(1)
Karriera ndërkombëtare
2014–2015Kosova U191(1)
2015–2016Kosova U210(0)
2016–2018Shqipëria U218(1)
2018–Shqipëria31(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Ylber Latif Ramadani (lindi më 12 prill 1996) është futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor mbrojtës për klubin italian Lecce dhe për kombëtaren shqiptare.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai filloi karrierën e tij me KF Ferizaj, ku ai bëri 42 paraqitje dhe shënoi 3 gola në sezonin 2013-14.

Në fillim të sezonit 2014–15, Ramadani nënshkroi kontratë për klubin Prishtina ku ai bëri 14 paraqitje dhe shënoi vetëm 1 golë.

Më 1 gusht 2015, Ramadani nënshkroi kontratë me Dritën.[2] Gjatë pjesës së parë të sezonit 2015–16, ai luajti 17 ndeshje në ligë me Dritën që përfundoi në vendin e 10-të.[3]

Në dhjetor 2015, media raportoi se Ramadani u bashkua me klubin shqiptar Partizani gjatë merkatos dimërore,[4] duke firmosur një kontratë tre-vjeçare më 10 janar.[5] Ramadani bëri 42 paraqitje në të gjitha kompeticionet; në fund të sezonit, ai u shpall Lojtari i Ri më i Mirë në Kategorinë Superiore.[6]

Më 14 qershor 2017, klubi danez Vejle njoftoi prezantimin e Ramadamit nga Partizani për €200,000 në një kontratë katër-vjeçare.[7] Ai shënoi golin e parë në Danimarkë kundër Vendsyssel në kampionat.[8]

Më 23 maj 2021, Velje njoftoi se Ramadani do të largohej nga klubi në përfundim t�� sezonit, duke i dhënë fund një qëndrimi katër-vjeçar në Danimarkë.[9]

Në gusht 2023, Ramadani u transferua në Itali te Lecce për 1.2 milion €.[10] Ai debutoi me klubin më 13 gusht në fitoren minimale 1–0 kundër Comos në kupë. Një javë më vonë, Ramadani luajti ndeshjen e parë në Serie A në fitoren 2–1 kundër Lazios.[11] Më 16 dhjetor, ai shënoi golin e parë në Serie A në fitoren 2–1 kundër Frosinones në shtëpi.[12]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ramadani morri një thirrje nga trajneri i përfaqësueses kosovare nën-19 Ramiz Krasniqi për një ndeshje miqësore kundër Shqipërisë në tetor 2015. Ai luajti në ndeshjen e parë më 13 tetor, me Kosovën që fitoi 2–0.[13]

Ai ishte gjithashtu pjesë e ekipit nën-21.[14]

Më 27 gusht 2017, Ramadani morri një thirrje nga trajneri i kombëtares shqiptare nën-21 Redi Jupi për një ndeshje kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian 2017 kundër Greqisë.[15] Ai debutoi më 10 tetor ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Izraelit ku Shqipëria humbën 4–0.[16]

Ramadani vazhdoi të ishte pjesë e ekipit nën-21 edhe për fushatës e rradhës kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian 2019, duke u thirrur në qershor 2017 për ndeshjen e parë kundër Estonisë.[17] Ai shënoi golin e tij të parë me ekipin nën-21 në ndeshjen e pestë të kualifikueseve kundër Irlandës së Veriut.[18]

Në nëntor 2017, Ramadani mori ftesën e parë në kombëtaren e parë nga trajneri Christian Panucci për ndeshjen miqësore kundër Turqisë.[19] Në intervistën para ndeshjes, Ramadani deklaroi se thirrja në ekipin e parë ishte "një ëndërr e bërë realitet".[20] Ramadani debutoi në kombëtaren në një ndeshje miqësore kundër Norvegjisë më 26 mars 2018.[21]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 16 dhjetor 2023[22][23]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Ferizaj 2013–14 Superliga e Kosovës 29 1 29 1
2014–15 13 2 13 2
Gjithsej 42 3 42 3
Prishtina 2014–15 Superliga e Kosovës 14 1 14 1
Drita 2015–16 Superliga e Kosovës 17 1 17 1
Partizani B 2015–16 Kategoria e Dytë 7 0 1[a] 0 8 0
Partizani 2015–16 Kategoria Superiore 3 0 1 0 4 0
2016–17 32 0 3 0 7[b] 0 42 0
Gjithsej 35 0 4 0 7 0 46 0
Vejle Boldklub 2017–18 Divizioni i Parë Danez 31 1 1 0 32 1
2018–19 Superliga Daneze 22 0 1 0 7 0 30 0
2019–20 Divizioni i Parë Danez 31 3 31 3
2020–21 Superliga Daneze 20 1 3 0 9 0 32 1
Gjithsej 104 5 5 0 16 0 125 5
MTK Budapest 2021–22 Nemzeti Bajnokság 30 2 1 0 31 2
Aberdeen 2022–23 Scottish Premiership 32 1 7 0 5 0 44 1
Lecce 2023–24 Serie A 15 1 2 0 17 1
Gjithsej karriera 296 14 19 0 7 0 22 0 344 14
  1. ^ Ndeshje në fazën play-out të Kategorisë së Parë.
  2. ^ Katër ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tree ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
Redaktuar më 25 mars 2024[24]
Ndeshjet dhe golas sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2018 4 0
2019 3 1
2020 2 0
2021 6 0
2022 9 0
2023 8 0
2024 2 0
Gjithsej 34 1
  1. ^ "Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 9724". Presidenti i Shqipërisë. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2017.
  2. ^ "KF 'Drita' përforcohet me tre futbollistë". KosovaLive360. 1 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2017. Marrë më 16 nëntor 2017.
  3. ^ "DRITA TRIUMFON – MBETET ENDE NË SUPERLIGË". Insajderi.com. 2 qershor 2016. Marrë më 16 nëntor 2017.
  4. ^ "Ylber Ramadani drejt Partizanit të Tiranës". Gazeta Olle. 23 dhjetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2016. Marrë më 9 prill 2016.
  5. ^ "Partizani, Ylber Ramadani firmos për 3 vjet". Bota Sot. 10 janar 2016. Marrë më 9 prill 2016.
  6. ^ "Ylber Ramadani shpallet talenti i vitit në Shqipëri". Gazeta Olle. 22 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2017. Marrë më 22 maj 2017.
  7. ^ "Zyrtare / Ramadani pasuron Partizanin, por përfundon në kategorinë e dytë në Danimarkë". Panorama Sport. 13 qershor 2016. Marrë më 16 nëntor 2017.
  8. ^ "Muaji i artë i Ramadanit, vjen goli i parë jashtë Shqipërisë". Albsport.al. 26 nëntor 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2017. Marrë më 26 nëntor 2017.
  9. ^ "Albansk midtbanekriger stopper i Nørreskoven" (në danisht). Vejle-Boldklub.dk. 23 maj 2021. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2021. Marrë më 14 qershor 2021.
  10. ^ "Ramadani è un calciatore del Lecce" (në italisht). U.S. Lecce. Marrë më 5 gusht 2023.
  11. ^ "Lazio, che combini? Immobile-gol non basta, clamoroso ribaltone Lecce nel finale" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 20 gusht 2023. Marrë më 11 prill 2024.
  12. ^ "Turati la combina grossa all'89': il Lecce batte il Frosinone e lo supera in classifica" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 16 dhjetor 2023. Marrë më 16 dhjetor 2023.
  13. ^ "Kosova mposht Shqipërinë". Telegrafi.com. 13 tetor 2015. Marrë më 3 nëntor 2017.
  14. ^ "Grumbullohen përfaqësueset U-21 dhe U-19". Sporti1. 6 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2016. Marrë më 9 prill 2016.
  15. ^ "U-21 zbardhet lista per sfiden ndaj Greqisë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 27 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2017. Marrë më 27 gusht 2017.
  16. ^ "Israel U21 vs. Albania U21 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. 10 tetor 2016. Marrë më 16 nëntor 2017.
  17. ^ "Alban Bushi shpall listën e U21 për Francën dhe Estoninë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 1 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2017. Marrë më 11 tetor 2017.
  18. ^ "Shqipëri e pafat, e pësojmë sërish në fund". Sport Ekspres. 10 nëntor 2017. Marrë më 10 nëntor 2017.
  19. ^ "TRAJNERI PANUCCI SHPALL LISTËN PËR MIQËSOREN E 13 NËNTORIT, TURQI-SHQIPËRI". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 3 nëntor 2017. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2017. Marrë më 3 nëntor 2017.
  20. ^ "Ramadani: Kombëtaren e kam ëndërruar që fëmijë, dua të luaj nga minuta e parë". Panorama Sport. 3 nëntor 2017. Marrë më 3 nëntor 2017.
  21. ^ "Internationals (Sky Sports)". SkySports (në anglisht).
  22. ^ "Ylber Ramadani". Soccerway (në anglisht). Marrë më 11 prill 2024.
  23. ^ "Ylber Ramadani". World Football (në anglisht). Marrë më 11 prill 2024.
  24. ^ "Ylber Ramadani". European Football (në anglisht). Marrë më 15 prill 2024.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]