Xhamia e Klleznës
Xhamia e Klleznës është xhami e cila gjendet në Klleznën e Sipërme, afër Ulqinit.
Ndërtesa e parë e xhamisë është ndërtuar në vitin 1917 me kontributin e besimtarëve vendas. Por, supozohet se xhamia për herë të parë është ndërtuar rreth vitit 1696, gjëgjësisht në kohën e ndërtimit të Urës së Klleznës. Xhamia është riparuar para vitit 1966, ndërsa në vitin 1984 u ndërtua plotësisht xhami e re, në themelet e xhamisë së rrënuar nga termeti i vitit 1979. Pas 29 vitesh, Xhamia e Klleznës u rindërtua përsëri, saktësisht më 6 korrik 2013.
Imamët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në këtë xhami shërbyen shumë imamë, siç ishin:
- Dan Klezna
- Osman Spahiq
- Said Bisha
- Sadik Llolla
- Selim Shaptafa
- Rifat Tulaj
Ndërsa nga 1 janari 2011 detyrën e imamit e ushtron Senad Maku, i cili kontribuoi shumë jo vetëm në rindërtimin e Xhamisë, por edhe në ngjalljen e veprimtarive e aktiviteteve të shumta në kuadër të kësaj xhamie.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Xhamia e Klleznës - faqja në Facebook