Walter Samuel
Samuel, tetor 2011 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Walter Adrián Samuel | ||
Datëlindja | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data | ||
Vendlindja | Laborde, Argjentinë | ||
Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1996–1997 | Newell's Old Boys | 42 | (0) |
1997–2000 | Boca Juniors | 77 | (4) |
2000–2004 | Roma | 122 | (9) |
2004–2005 | Real Madrid | 30 | (2) |
2005–2014 | Internazionale | 169 | (14) |
2014–2016 | Basel | 29 | (2) |
Gjithsej | 469 | (31) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1997 | Argjentina U20 | 6 | (0) |
1999–2010 | Argjentina | 56 | (5) |
Skuadra të menaxhuara | |||
2019– | Argjentina (ndihmës) | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Walter Adrián Samuel (lindur më 23 mars 1978 si Walter Adrián Luján) është një ish futbollist profesionist argjentinas.[1] Samuel konsiderohet një nga qëndër-mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij dhe një nga mbrojtësit më të fuqishëm. Ish shoku i tij te Interi dhe Argjentina Javier Zanetti e ka konsideruar atë si lojtarin më të fortë me të cilin ka luajtur.[2]
Samuel e nisi karrierën si futbollist me klubin argjentinas Newell's Old Boys. Një vit më pas, ai u transferua te Boca Juniors, me të cilën do të luante për tre vitet e ardhshme. Performancat e dalluara i lejuan një kalim në Evropë te Roma në vitin 2000. Me klubin kryeqytetas italian, Samuel pati sukses kolektiv dhe individual, duke fituar një Scudetto dhe një Superkupë. Në vitin 2004, ai firmosi në Spanjë me Real Madridin, por qëndrimi i tij atje ishte i shkurtër.
Në vitin 2005, Samuel u rikthye në Itali duke firmosur me Interin, klub me të cilin luajti për nëntë sezone, duke fituar pësë kampionate rresht; në sezonin 2009–10, ai ishte një nga lojtarët kryesor në fitimin e tripletës nën drejtimin e José Mourinhos. Në vitet e fundit të karrierës, Samuel luajti në Zvicër me Baselin.
Në nivel ndërkombëtar, Samuel luajti 56 ndeshje dhe shënoi 5 gola me Argjentinën. Ai luajti në dy edicione të FIFA Kupës së Botës, një edicion të Copa Américas dhe në edicionin e vitit 2005 të FIFA Kupës së Konfederatave, ku Argjentina arriti në finale.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e para
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Samuel e nisi karrierën e tij si profesionist në Argjentinë me Newell's Old Boys në vitin 1996. Një vit më pas, ai u transferua te Boca Juniors, me të cilën regjistroi 103 ndeshje dhe pesë gola deri në vitin 2000.[3] Po në atë vit, klubi italian Roma pagoi rreth 20 milion € për shërbimet e tij.[4][5]
Gjatë kohës së tij në Romë, Samuel u bë një nga mbrojtësit më të mirë në kampionat.[6] Në sezonin e tij të parë në Itali, ai fitoi Scudetton (e treta në historinë e Romës) dhe Superkupën Italiane.[7]
Në verën e vitit 2004, Samuel u transferua te Real Madridi në Spanjë për 25 milion €.[8][9] Në sezonin e tij të vetëm në Madrid, Samuel u aktivizua në 30 ndeshje dhe shënoi 2 gola, edhe pse performancat e tij ishin nën nivelin e pritshëm.[10]
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gusht 2005, Samuel u rikthye në Serie A duke firmosur një kontratë katër-vjeçare; Zikaltrit paguan 16 milion € për kartonin e tij.[11] Ai bëri debutimin e tij në Superkupën Italiane 2005 kundër Juventusit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 63të; Interi fitoi ndeshjen dhe trofeun falë një gol të Verón në kohën shtesë.[12] Pas një ndalese tre javore për shkak pezullimi, Samuel u rikthye dhe bëri debutimin e tij në Serie A më 21 shtator, duke shënuar golin e vetëm në fitoren kundër Chievo Veronës në transfertë.[13] Më 24 nëntor, në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Petržalka, Samuel luajti në një formacion me 11 lojtarë jo-italian, me Luís Figon që ishte lojtari i vetëm nga Evropa.[14] Ai e mbylli sezonin e tij të parë me Interin duke luajtur në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet; Interi u shpall kampion i Serie A pasi Juventusi u rrëzua nga kategoria për trukime ndeshjesh.[15] Ekipi gjithashtu fitoi edhe kupën pas fitores 4–2 me rezultat të përgjithshëm kundër Romës, me Samuel i cili luajti në të dy finalet.[16]
Më 23 dhjetor 2007, në Derby della Madonnina kundër Milanit, Samuel pësoi një dëmtim gjatë momentit që po markonte brazilianin Kaká. Disa javë më pas, ai i'u nënshtrua një operacioni në ligamentin e kryqëzuar anterior.[17] Samuel u rikthye në stërvitje në tetor 2008 dhe e rifitoi vendin e titullarit nën drejtimin e trajnerit José Mourinho. Ai u rikthye në fushë më 9 nëntor në fitoren minimale 1–0 kundër Udineses.[18]
Samuel ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit gjatë sezonit 2009–10, duke formuar një dyshe në mbrojtje sëbashku me Lúcion.[19] Në atë sezon, Interi fitoi kampionatin, kupën dhe UEFA Ligën e Kampioneve, duke arritur një tripletë historike.[20] Ai shënoi golin e parë të sezonit më 20 tetor në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Dynamo Kyiv, duke shmangur humbjen në San Siro;[21] ai shënoi me kokë pas një krosimi të Wesley Sneijder. Kjo ishte ndeshja e 8të rresht pa fitore e Interit në Ligën e Kampioneve.[21]
Më 9 janar 2010, në ndeshjen e kampionatit kundër Sienës, Samuel luajti si sulmues në minutat e fundit dhe shënoi golin e fitores në minutën e 94të, duke mposhtur portierin Gianluca Curci me një gjuajtje me të majtën në hyrje të zonës; Interi fitoi ndeshjen me rezultatin 4–3.[22] Kjo fitore rezultoi të ishte vendimtare në garën për titullin, që u fitua nga Zikaltrit me dy pikë diferencë.[23] Pas kësaj, Samuel luajti ndeshjen e tij të 100të me klubin në Serie A takimin kundër Lazios, duke shënuar një nga dy golat e suksesit në Stadio Olimpico.[24] Samuel e mbylli me 42 ndeshje dhe 4 gola; ai u vlerësua nga media për performancat e tij kundër Barcelonës në gjysëm-finale dhe Bayern München në finalen e Ligës së Kampioneve.[25][26][27]
Më 7 nëntor 2010, Samuel këputi ligamentin e kryqëzuar anterior në ndeshjen kundër Brescias në shtëpi; ky dëmtim e mbajti jashtë fushave për disa muaj,[28] duke humbur suksesin e ekipit në FIFA Kupën e Botës për Klube.[29] Ai u rikthye në aksion më 15 maj 2011 duke u aktivizuar në minutat e fundit të barazimit 1–1 kundër Napolit në transfertë.[30] Pas përfundimit të ndeshjes, Samuel shprehu lumturinë që luajti ndeshjen e parë pas gjashtë muajsh, duke deklaruar: "Ndihem mirë dhe jam i kënaqur që luajta të paktën disa minuta në këtë ndeshje. Falenderoj stafin mjekësor për punën e tyre pas dëmtimit tim, familjen time që më qëndroi pranë dhe tifozët."[31] Ai e mbylli sezonin 2010–11 me 15 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Më 5 shkurt 2012, Samuel luajti ndeshjen e tij të 500të si profesionist në humbjen 4–0 në transfertë kundër Romës.[32] Në fund të sezonit, ai firmosi një kontratë të re një-vjeçare, duke e zgjatur qëndrimin e tij në Milano në tetë sezone.[33] Më 7 tetor, në derbin e parë të sezonit 2012–13, Samuel shënoi golin e vetëm të fitores kundër Milanit; Samuel i kishte fituar të dhjetë ndeshjet derbi të luajtura.[34][35] Në qershor 2013, ai e rinovoi kontratën për sezonin 2013–14, e cila do të ishte sezoni i fundit për të me Interin.[36]
Ai shënoi golin e parë në sezonin 2013–14 më 9 shkurt 2014, duke i dhënë Interit fitoren kundër Sassuolos; kjo ishte fitorja e parë e Zikaltërve për vitin 2014.[37] Pesë ditë më pas, Samuel luajti ndeshjen e parë si kapiten në mungesë të Javier Zanettit dhe Esteban Cambiassos në fitoren 2–1 kundër Fiorentinës.[38] Goli i tij i fundit me klubin erdhi në prill në fitoren 4–0 në transfertë kundër Sampdorias.[39] Samuel u largua nga klubi në përfundim të sezonit 2013–14; me Interin, ai luajti 236 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe fitoi 13 trofe.[40] Ai luajti ndeshjen e fundit me klubin më 10 maj 2014 në fitoren 4–1 kundër Lazios: kjo fitore i siguroi Interit një vend në UEFA Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.[41]
Basel
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 23 korrik 2014, Samuel firmosi një kontratë një-vjeçare me klubin zviceran Basel.[42] Ai debutoi zyrtarisht me ekipin më 23 gusht në fitoren 4–0 kundër ekipit amator CS Italien në kupë.[43] Debutimi i tij në Super Ligën Zvicerane më 31 gusht në fitoren 3–1 kundër Young Boys.[44] Më 25 maj 2014, Samuel shënoi golin e parë me Baselin në fitoren 4–3 kundër St. Gallen në javën e fundit të kampionatit.[45] Në përfundim të sezonit, Basel fitoi kampionatin për të herë të 6të rresht; ky ishte trofeu i parë i Samuel në Zvicër.[46]
Në qershor 2015, Samuel rinovoi kontratën me klubin edhe për një vit.[47][48] Megjithatë, disa muaj më pas ai shprehu qëllimin për t'u tërhequr nga futbolli në përfundim të sezonit për shkak të problemeve fizike.[49] Më 10 dhjetor, ai luajti ndeshjen e 100të në kompeticionet e UEFAs në fitoren 1–0 në INEA Stadion kundër Lech Poznań në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.[50]
Samuel luajti ndeshjen e tij të fundit si futbollist në moshën 38 vjeç më 25 maj 2016 në humbjen minimale kundër Grasshoppers.[51][52] Baseli e fitoi sërisht kampionatin në fund të sezonit dhe ky ishte trofeu i dytë për argjentinasin.[53] Gjatë dy sezoneve më Zvicër, Samuel regjistroi 47 ndeshje dhe 3 gola në të gjitha kompeticionet.[54]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Samuel ishte pjesë e ekipit nën-20 që fitoi edicionin e vitit 1997 të Kupës së Botës nën-20.[55] Ai debutoi në turnament në fitoren 3–0 kundër Hungarisë në ndeshjen e parë të Grupit E,[56] si dhe luajti dhe më dy ndeshjet e tjera të grupit qê u fitua nga Argjentina.[57][58]
Samuel bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 3 shkurt 1999 në ndeshjen miqësore kundër Venezuelës, duke shënuar një nga dy golat e fitores 2–0 në Maracaibo.[59] Disa muaj më pas, ai mori pjesë në Copa América 1999,[60] duke u aktivizuar në të gjitha ndeshjet si titullar, me Argjentinën që u eliminua në çerek-finale nga Brazili.[61]
Samuel ishte titullar i rregullt në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2002, duke u aktivizuar në 17 nga 18 ndeshje gjithsej.[62] Ai shënoi dy gola, respektivisht në fitoret 5–0 kundër Venezuelës dhe 2–0 kundër Perusë.[63][64] Argjentina u kualifikua në Kupën e Botës si fituese e grupit.[65] Trajneri Marcelo Bielsa e thirri në finalet e turnamentit,[66] aty ku Argjentina i eliminua në fazën e grupeve; Samuel luajti si titullar në të tre ndeshjet e grupit.[67][68]
Në qershor 2005, Samuel luajti në FIFA Kupën e Konfederatave 2005, aty ku Argjentina shkoi deri në finale.[69] Një vit më pas, ai u la jashtë listës së lojtarë që do të luanin në FIFA Kupën e Botës 2006 nga trajneri José Pékerman.[70] Në maj 2010, trajneri Diego Maradona njoftoi se Samuel do të ishte pjesë e ekipit që do të luante në edicionin e vitit 2010 të Kupës së Botës, duke u rikthyer në ekipin kombëtar pas katër vitesh.[71][72] Në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, Samuel pësoi një dëmtim në kofshë në fitoren 4–1 kundër Koresë së Jugut, duke humbur pjesën e mbetur të turnamentit.[73] Argjentina u eliminua në çerek-finale nga Gjermania.[74]
Samuel luajti ndeshjen e tij të fundit me Argjentinën më 11 gusht 2010 në fitoren 1–0 në ndeshjen miqësore kundër Irlandës në Dublin.[75] Ai gjithsej luajti 56 ndeshje dhe shënoi 5 gola për La Albiceleste.[76]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Samuel konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij.[77][51] Ai ishte një qëndër-mbrojtës i fortë, i madh, i shpejtë, i fuqishëm dhe agresiv,[78] i cili dallohej në duelet ajërore, si në fazën mbrojtëse ashtu dhe në atë sulmuese.[79] Në mbrojtje, Samuel shquhej për pozicionimin e tij, aftësinë për të lexuar lojën si dhe markimin e fortë si dhe ndërhyrjet e ashpëra.[2][80] Këto aftësi i fituan pseudonimin Il Muro (Muri).[81] Pavarësisht aftësive si futbollist, karriera e Samuel u kushtëzua nga disa dëmtime madhore që ndikuan në fizikun e tij.[82][83][84]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai lindi me emrin Walter Luján, por e ndryshoi mbiemrin e tij origjinal (të trashëguar nga babai i tij biologjik që e kishte braktisur) në Samuel, atë të babait të tij birësues.[85] Samuel është i martuar me Cecillan dhe sëbashku kanë dy djem.[86]
Pas futbollit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gusht 2019, Samuel filloi kursin për të marrë licensën Pro të UEFAs për trajner.[87] Po në atë vit, ai u vendos në rolin e ndihmës-trajnerit te Kombëtarja argjentinase.[88] Në dhjetor 2022, Samuel ishte pjesë e stafit tektik të Argjentinës që fitoi FIFA Kupën e Botës 2022.[89]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Newell's Old Boys | 1995–96 | Primera División Argjentinase | 5 | 0 | — | — | — | 5 | 0 | |||
1996–97 | 35 | 0 | — | — | — | 35 | 0 | |||||
1997–98 | 2 | 0 | — | — | — | 2 | 0 | |||||
Gjithsej | 42 | 0 | — | — | — | 42 | 0 | |||||
Boca Juniors | 1997–98 | Primera División Argjentinase | 12 | 0 | — | — | — | 12 | 0 | |||
1998–99 | 34 | 2 | — | 7 | 0 | — | 41 | 2 | ||||
1999–2000 | 31 | 2 | — | 19 | 1 | — | 50 | 3 | ||||
Gjithsej | 77 | 4 | — | 26 | 1 | — | 103 | 5 | ||||
Roma | 2000–01 | Serie A | 31 | 1 | 2 | 0 | 8[a] | 3 | — | 41 | 4 | |
2001–02 | 30 | 5 | 2 | 0 | 12[b] | 0 | 1[c] | 0 | 45 | 5 | ||
2002–03 | 31 | 2 | 6 | 0 | 10[b] | 0 | — | 47 | 2 | |||
2003–04 | 30 | 1 | 2 | 0 | 8[a] | 0 | — | 40 | 1 | |||
Gjithsej | 122 | 9 | 12 | 0 | 38 | 3 | 1 | 0 | 173 | 12 | ||
Real Madrid | 2004–05 | La Liga | 30 | 2 | 2 | 0 | 8[b] | 0 | — | 40 | 2 | |
Internazionale | 2005–06 | Serie A | 27 | 2 | 5 | 0 | 9[b] | 0 | 1[c] | 0 | 42 | 2 |
2006–07 | 18 | 3 | 5 | 0 | 3[b] | 0 | 1[c] | 0 | 27 | 3 | ||
2007–08 | 12 | 0 | 1 | 0 | 5[b] | 1 | 0 | 0 | 18 | 1 | ||
2008–09 | 17 | 1 | 2 | 0 | 1[b] | 0 | 0 | 0 | 20 | 1 | ||
2009–10 | 28 | 3 | 1 | 0 | 13[b] | 1 | 0 | 0 | 42 | 4 | ||
2010–11 | 10 | 0 | 0 | 0 | 3[b] | 0 | 2[d] | 0 | 13 | 0 | ||
2011–12 | 27 | 2 | 1 | 0 | 6[b] | 1 | 1[c] | 0 | 35 | 3 | ||
2012–13 | 16 | 1 | 1 | 0 | 5[e] | 0 | — | 22 | 1 | |||
2013–14 | 14 | 2 | 1 | 0 | — | — | 15 | 2 | ||||
Gjithsej | 169 | 14 | 17 | 0 | 45 | 3 | 5 | 0 | 236 | 17 | ||
Basel | 2014–15 | Super Liga Zvicerane | 12 | 1 | 2 | 0 | 4[b] | 0 | — | 18 | 1 | |
2015–16 | 17 | 1 | 3 | 0 | 7[f] | 1 | — | 27 | 2 | |||
Gjithsej | 29 | 2 | 5 | 0 | 11 | 1 | — | 47 | 3 | |||
Gjithsej karriera | 469 | 31 | 36 | 0 | 128 | 8 | — | 641 | 39 |
- ^ a b Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
- ^ a b c d e f g h i j k Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ a b c d Ndeshje në Supercoppa Italiana
- ^ Një ndeshje në Supercoppa Italiana, një ndeshje në UEFA Super Kupë
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Një ndeshje në fazën play-off të UEFA Ligës së Kampioneve, gjashtë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës.
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi: [92]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Argjentina | 1999 | 10 | 1 |
2000 | 10 | 0 | |
2001 | 8 | 2 | |
2002 | 6 | 0 | |
2003 | 5 | 1 | |
2004 | 6 | 0 | |
2005 | 5 | 1 | |
2006 | 2 | 0 | |
2010 | 4 | 0 | |
Gjithsej | 56 | 5 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rezultatet e Argjentinës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Samuel.[92]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 3 shkurt 1999 | Estadio José Pachencho Romero, Maracaibo, Venezuelë | 1 | Venezuela | 1–0 | 2–0 | Ndeshje miqësore |
2 | 28 mars 2001 | El Monumental, Buenos Aires, Argjentinë | 22 | Venezuela | 5–0 | 5–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2002 |
3 | 8 nëntor 2001 | El Monumental, Buenos Aires, Argjentinë | 27 | Peru | 1–0 | 2–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2002 |
4 | 20 gusht 2003 | Stadio Artemio Franchi, Firence, Itali | 36 | Uruguaji | 2–2 | 3–2 | Ndeshje miqësore |
5 | 11 nëntor 2005 | Stade de Genève, Gjenevë, Zvicër | 50 | Anglia | 2–1 | 2–3 | Ndeshje miqësore |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Boca Juniors[93]
- Roma[93]
- Internazionale[94]
- Serie A: 2005–06, 2006–07, 2007–08, 2008–09, 2009–10
- Coppa Italia: 2005–06, 2009–10, 2010–11
- Supercoppa Italiana: 2005, 2006, 2008, 2010
- UEFA Liga e Kampioneve: 2009–10
- FC Basel[90]
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Argjentina U20[90]
- Argjentina[90]
- FIFA Kupa e Konfederatave finalist: 2005
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ekipi i Vitit Amerikano Jugor: 1999[95]
- ESM Ekipi i Vitit: 2001–02, 2003–04[96]
- Mbrojtësi i Vitit i Serie A: 2010[97]
- I nominuar në FIFA FIFPro World XI: 2005, 2009, 2010[98]
- Ekipi i Ëndërrave i Argjentinës nga IFFHS (Ekipi C): 2021[99]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Basel secure Samuel signature" (në anglisht). TEAMtalk. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2014. Marrë më 23 korrik 2014.
- ^ a b Christian Liotta (19 shkurt 2014). "Tutto Samuel: Inter, la tappa più importante! Gli attaccanti più forti..." fcinternews.it (në italisht). Marrë më 30 dhjetor 2015.
- ^ "Samuel, Walter Adrián" (në spanjisht). Historiadeboca.com.ar. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2012. Marrë më 1 nëntor 2010.
- ^ "BILANCIO D'ESERCIZIO E CONSOLIDATO DI GRUPPO AL 30 GIUGNO 2000" (PDF). A.S. Roma (në italisht). Borsa Italiana Archive. 28 qershor 2001. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 prill 2015. Marrë më 24 mars 2015.
- ^ "Samuel a Roma!" (në italisht). A.S. Roma. 4 prill 2000. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2002. Marrë më 1 prill 2010.
- ^ Stefano Petrucci (9 janar 2001). "Samuel è il vero muro della Roma leader: «Farò meglio di Trotta»" (në italisht). Corriere della Sera. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2015.
- ^ "The Class of 2000-01: Revisiting Roma's Scudetto-winning side". asroma.com (në anglisht). A.S. Roma. 17 qershor 2016. Marrë më 5 mars 2024.
- ^ Matteo Garioni (2 shtator 2004). "L'Europa fa follie per vincere la Champions" (në italisht). Corriere della Sera. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2014.
- ^ "Perfezionato il contratto di trasferimento del calciatore Samuel" (PDF). asroma.com (në italisht). A.S. Roma. 1 korrik 2004. Marrë më 30 prill 2010.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Riccardo Pratesi (2 gusht 2005). "Samuel sedotto dall'Inter" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 30 prill 2010.
- ^ "Inter complete Samuel signing" (në anglisht). UEFA. 1 gusht 2005. Marrë më 1 prill 2010.
- ^ "Supercoppa, trionfo Inter" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 20 gusht 2005. Marrë më 23 prill 2018.
- ^ "Chievo vs. Internazionale 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 29 gusht 2015. Marrë më 5 shkurt 2016.
- ^ "La Padania accusa l'Inter "11 stranieri in campo, vergogna"" (në italisht). La Repubblica. 24 nëntor 2005. Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ "Lo scudetto 2006 è dell'Inter" (në italisht). Romë: La Gazzetta dello Sport. 29 korrik 2006. Marrë më 24 prill 2018.
- ^ "Inter si consola con la Coppa Italia, la Roma con il buon rientro di Totti" (në italisht). Romë: La Repubblica. 11 maj 2006. Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ "Samuel injury blow for Inter" (në anglisht). UEFA. 10 shkurt 2014. Marrë më 29 qershor 2018.
- ^ "Inter-Udinese 1-0: Cruz all'ultimo respiro" (në italisht). Calcio Blog. 9 nëntor 2008. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2018. Marrë më 29 qershor 2018.
- ^ SW Lim (29 gusht 2015). "Miranda: Murillo and I are like Lucio and Samuel". Goal.com (në anglisht). Marrë më 5 shkurt 2016.
- ^ "Inter join exclusive treble club" (në anglisht). UEFA. 22 maj 2010. Marrë më 7 qershor 2017.
- ^ a b Elliot Ball (20 tetor 2009). "Inter survive Dynamo scare" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 29 qershor 2018.
- ^ Stefano Federici (9 janar 2010). "Inter 4–3 Siena: Late Samuel Strike Sinks Robur". Goal.com (në anglisht). Marrë më 29 qershor 2018.
- ^ "Siena 0 Inter Milan 1: match report" (në anglisht). The Telegraph. 16 maj 2010. Marrë më 29 qershor 2018.
- ^ Nicky Bandini (3 maj 2010). "Lazio roll over to leave Roma railing at 'absurdity' of Serie A" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 29 qershor 2018.
- ^ Paul Macdonald (21 prill 2010). "Player Ratings: Inter 3-1 Barcelona". Goal.com (në anglisht). Marrë më 29 qershor 2018.
- ^ Henry Winter (29 prill 2010). "Barcelona 1 Inter Milan 0; agg 2-3: match report" (në anglisht). Telegraph.co.uk. Marrë më 29 qershor 2018.
- ^ Carlo Garganese (23 maj 2010). "Player Ratings: Bayern Munich 0-2 Inter". Goal.com (në anglisht). Marrë më 29 qershor 2018.
- ^ Saj Chowdhury (7 tetor 2012). "Samuel injury blow for Inter" (në anglisht). The Independent. Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ "Internazionale on top of the world" (në anglisht). FIFA. 18 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2015. Marrë më 1 maj 2018.
- ^ "Napoli e Inter giocano un'ora, Poi al San Paolo è solo festa" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 15 maj 2011. Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ Daniel Almond (16 maj 2011). "I'm delighted to be back from injury – Inter's Walter Samuel". Goal.com (në anglisht). Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ "Roma 4-0 Inter – Match report & highlights" (në anglisht). Sky Sports. 5 shkurt 2012. Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ Luis Mira (11 maj 2012). "Samuel signs new Inter contract until 2013". Goal.com (në anglisht). Marrë më 29 qershor 2018.
- ^ Saj Chowdhury (7 tetor 2012). "A.C. Milan 0-1 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ "Walter Samuel e i derby: che numeri!". fcinter1908.it (në italisht). 11 janar 2012. Marrë më 12 tetor 2018.
- ^ "Walter Samuel signs a new one-year deal at Inter Milan" (në anglisht). Sky Sports. 13 qershor 2014. Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ "Walter Samuel header gives Inter Milan a 1-0 win over Sassuolo". news18.com (në anglisht). 10 shkurt 2014. Marrë më 29 qershor 2018.
- ^ "Fiorentina 1-2 Inter: Icardi hands Nerazzurri vital win". Goal.com (në anglisht). 15 shkurt 2014. Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ "Inter Milan win big" (në anglisht). Sky Sports. 13 prill 2014. Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ "Milito and Samuel to lead Inter exodus in June, Zanetti and Cambiasso could follow". Goal.com (në anglisht). 24 janar 2014. Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ Shaun Best (10 maj 2014). "Inter Milan vs Lazio, final score 4-1: Inter end Lazio's European hopes" (në anglisht). SBNation.com. Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ "Walter Samuel zum FC Basel" (në gjermanisht). FC Basel 1893. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2015. Marrë më 23 korrik 2014.
- ^ "CS Italien GE - FC Basel 0:4 (0:2)" (në gjermanisht). Verein "Basler Fussballarchiv”. 23 gusht 2014. Marrë më 16 nëntor 2014.
- ^ Caspar Marti (31 gusht 2014). "FCB-YB 3–1: Dank Effizienz zum Sieg gegen die Berner" (në gjermanisht). FC Basel 1893 AG. Marrë më 16 nëntor 2022.
- ^ "FC Basel - FC St. Gallen 4:3 (1:2)" (në gjermanisht). Verein "Basler Fussballarchiv”. 25 maj 2015. Marrë më 16 nëntor 2022.
- ^ "Der Meisterfreitag im bunten Zeitraffer" (në gjermanisht). FC Basel 1893 AG. 29 maj 2015. Marrë më 16 nëntor 2022.
- ^ "FCB ein weiteres Jahr mit Walter Samuel" (në gjermanisht). FC Basel 1893. 18 qershor 2015. Marrë më 16 nëntor 2022.
- ^ "Basilea: Samuel rinnova il contratto" (në italisht). Mediaset. 18 qershor 2015. Marrë më 30 maj 2016.
- ^ "Samuel announces retirement" (në anglisht). Football Italia. 16 tetor 2015. Marrë më 30 maj 2016.
- ^ "Samuel reaches century as Basel beat Lech" (në anglisht). UEFA. 10 dhjetor 2015. Marrë më 6 mars 2024.
- ^ a b Matteo Serra (25 maj 2016). "Si ritira Samuel, il muro del Triplete" (në italisht). Calciomercato.com. Marrë më 30 maj 2016.
- ^ "FC Basel bs. Grasshoppers" (në anglisht). ESPN FC. 25 maj 2016. Marrë më 30 maj 2016.
- ^ Casper Marti (30 prill 2016). "Es ist vollbracht der FCB ist zum 19 mal Meister" (në gjermanisht). FC Basel 1893 AG. Marrë më 16 nëntor 2022.
- ^ "Walter Samuel - FCB statistics" (në gjermanisht). Verein "Basler Fussballarchiv”. Marrë më 16 nëntor 2022.
- ^ Sivan John (14 qershor 2017). "How a star-studded Argentina lifted the under-20 World Cup in 1997" (në anglisht). These Football Times. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2018. Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ "Hungary 0-3 Argentina" (në anglisht). FIFA. 18 qershor 1997. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2018. Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ "Argentina 2-1 Canada" (në anglisht). FIFA. 20 qershor 1997. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2018. Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ "Argentina 3-4 Australia" (në anglisht). FIFA. 23 qershor 1997. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2018. Marrë më 25 qershor 2018.
- ^ "Venezuela 0–2 Argentina" (në anglisht). Transfermarkt. 3 shkurt 1999. Marrë më 6 mars 2024.
- ^ Neil Morrison (2 shkurt 2005). "1999 INTERNATIONAL MATCHES". RSSSF (në anglisht). Marrë më 30 dhjetor 2015.
- ^ "Brazil 2–1 Argentina" (në anglisht). Transfermarkt. 12 korrik 1999. Marrë më 6 mars 2024.
- ^ "Walter Samuel » WC Qualifiers South America 2000/2001". World Football (në anglisht). Marrë më 6 mars 2024.
- ^ "Un paseo de rutina para la Argentina". ESPNdeportes.com (në spanjisht). 28 mars 2001. Marrë më 6 mars 2024.
- ^ "Depleted Argentina too good for Peru". Dawn.com (në anglisht). Dawn. 10 nëntor 2001. Marrë më 6 mars 2024.
- ^ Simon Kuper (1 dhjetor 2001). "Bielsa bolsters Argentina" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 6 mars 2024.
- ^ "Bielsa names first half of World Cup squad" (në anglisht). Irish Examiner. 6 maj 2002. Marrë më 6 mars 2024.
- ^ "Arrogant Argentina crash out" (në anglisht). The Guardian. 12 qershor 2002. Marrë më 6 mars 2024.
- ^ "Walter Samuel » World Cup 2002 Japan/South Korea". World Football (në anglisht). Marrë më 6 mars 2024.
- ^ "Walter SAMUEL" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2015. Marrë më 30 dhjetor 2015.
- ^ "Pekerman picks youngsters". Reuters (në anglisht). Eurosport. 16 maj 2006. Marrë më 6 mars 2024.
- ^ "Happy birthday to you!" (në anglisht). FIFA. 20 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2015. Marrë më 30 dhjetor 2015.
- ^ Rupert Fryer (19 maj 2010). "World Cup 2010: Argentina Squad - Maradona Announces Final 23-Man Roster". Goal.com (në anglisht). Marrë më 6 mars 2024.
- ^ "World Cup 2010: Walter Samuel's leg injury could hurt Argentina's defence" (në anglisht). The Telegraph. 18 qershor 2010. Marrë më 6 mars 2024.
- ^ Graham L. Jones (3 korrik 2010). "Germany overwhelms Argentina, 4–0, to reach World Cup semifinals" (në anglisht). Los Angeles Times. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2010. Marrë më 4 korrik 2010.
- ^ "Republic of Ireland 0-1 Argentina". rte.ie (në anglisht). 12 gusht 2010. Marrë më 6 mars 2024.
- ^ "Basel snap up experienced defender Samuel" (në anglisht). UEFA. 23 korrik 2014. Marrë më 30 dhjetor 2015.
- ^ "Roma – Squad profiles" (në anglisht). ESPN FC. 13 shkurt 2003. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2017. Marrë më 22 shkurt 2017.
- ^ "Revisiting Walter Samuel's time at Roma". asroma.com (në anglisht). A.S. Roma. 25 maj 2016. Marrë më 7 mars 2024.
- ^ "#InterLegends – Walter Samuel: The Brick Wall In Inter's Defense" (në anglisht). Inter Club Pavia. 5 nëntor 2012. Marrë më 7 mars 2024.
- ^ "Happy birthday to Walter Samuel". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 23 mars 2023. Marrë më 7 mars 2024.
- ^ "Campioni ai Raggi X – Walter Samuel: Il Muro Nerazzurro" (në italisht). Calcio Mercato.it. Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2014. Marrë më 14 nëntor 2014.
- ^ "Walter Samuel – Injury history" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 7 mars 2024.
- ^ "Samuel out for Liga start" (në anglisht). Eurosport. 28 gusht 2004. Marrë më 7 mars 2024.
- ^ "Ranocchia and Samuel injured" (në anglisht). Sempre Inter. 5 nëntor 2012. Marrë më 7 mars 2024.
- ^ "I giocatori che hanno cambiato cognome, alcuni casi clamorosi: da Samuel fino a Tevez". fcinter1908.it (në italisht). Marrë më 30 tetor 2016.
- ^ "Congratulations to the Samuel family". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 15 nëntor 2008. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2012. Marrë më 21 janar 2009.
- ^ "Pirlo & Toni begin Pro courses" (në anglisht). Football Italia. 23 gusht 2019. Marrë më 30 tetor 2019.
- ^ "Walter Samuel on the role of an assistant coach" (në anglisht). FIFA Training Centre. 13 shtator 2023. Marrë më 8 mars 2024.
- ^ "Messi and 5 Reasons why Argentina won the World Cup Qatar 2022" (në anglisht). Latin American Post. 19 dhjetor 2022. Marrë më 8 mars 2024.
- ^ a b c d "Walter Samuel" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 16 tetor 2015.
- ^ "Football : Walter Samuel" (në anglisht). Football Database. Marrë më 16 tetor 2015.
- ^ a b Benjamin Strack-Zimmermann. "Walter Samuel" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
- ^ a b "Walter Samuel" (në anglisht). UEFA. 24 janar 2011. Marrë më 29 janar 2016.
- ^ "Walter Adrian Samuel – Career and honours". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 8 mars 2015.
- ^ "South American Team of the Year". RSSSF (në anglisht). 16 janar 2009. Marrë më 10 mars 2015.
- ^ Karel Stokkermans (14 mars 2007). "ESM XI". RSSSF (në anglisht). Marrë më 29 nëntor 2015.
- ^ "Inter triumph at AIC 2010 'Football Oscars'". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 25 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 5 mars 2015.
- ^ "News & Media - FIFPro World Players' Union" (në anglisht). FIFPro World Players' Union. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2016. Marrë më 5 mars 2015.
- ^ "IFFHS All Time Argentina Men's Dream Team". IFFHS (në anglisht). 26 gusht 2021.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Walter Samuel. |
- Profili Arkivuar 31 korrik 2017 tek Wayback Machine te Super Liga Zvicerane
- Walter Samuel te Football Database
- Walter Samuel te World Football
- Probleme teknike me llogaritjen e moshës
- Lindje 1978
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë argjentinas
- Futbollistë në kombëtaren argjentinase
- Futbollistë në Newell's Old Boys
- Futbollistë në Boca Juniors
- Futbollistë në Real Madrid C.F.
- Futbollistë në A.S. Roma
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në FC Basel
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Super Liga Zvicerane
- Futbollistë në 2002 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve