Jump to content

Rozana Radi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rozana Radi
Lindi6 korrik 1979 (45 vjeçe)
ProfesioniKëngëtare, kantautore, aktore
Vite aktiviteti2000–aktualisht

Rozana Radi (lindur më 6 korrik 1979) është këngëtare, aktore, dhe kantautore shqiptare. Ajo konkurroi dhe fitoi në festivalin Kënga Magjike të vitit 2016 dhe 2024.[1][2] Hyri në Big Brother VIP Albania 4.[3]

1979–2012: Jeta e hershme dhe fillimet e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rozana Radi lindi më 6 korrik 1979 në një familje shqiptare në qytetin e Tiranës, Republika Popullore e Shqipërisë, Shqipëria e sotme.[4] Radi ka publikuar disa këngë të suksesshme në Shqipëri, si dhe ka bashkëpunuar me disa artistë të njohur shqiptarë. Së bashku me reperin Noizy, ajo ka publikuar këngët "Fly" dhe "Mr. Yesterday".[5] Në vitin 2009, Radi performoi në Këngën Magjike në vitin 2009, ku përfundoi e 10-ta me këngën "Femër" dhe mori çmimin për stilin më të mirë të të kënduarit. Një vit më pas performoi në Kënga Magjike 2010 me Ramadan Krasniqin dhe me këngën "Valsi i tradhtisë". Në vitin 2011 ajo hyri në garë për të tretin vit radhazi kur mori pjesë në Kënga Magjike 2011. Këtë herë ajo mori pjesë me reperin MC Kresha dhe me këngën "Jabadabadu". Në maj të vitit 2012 ajo publikon me grupin Aragona baladën "Tepër jemi dashtë". Gjatë verës së vitit 2012 ajo publikoi këngën "O sa mirë me qenë shqiptar" dhe gjatë vjeshtës mori pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Ti s'ke zemër". Ajo u shpërblye edhe me çmimin për performancën më të mirë në këtë konkurs.[6]

2013–tani: Kënga Magjike dhe suksesi i vazhdueshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2013 Radi mori pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Bekim". Ajo arriti në gjysmëfinalen e dytë të konkursit dhe gjithashtu arriti në finale. Në finale Radi mori 494 pikë dhe përfundoi në vendin e tetë. Në vitin 2016 Radi performoi në Kënga Magjike me këngën "Ma thuaj ti" të cilën e ka shkruar vetë me Elgit Dodën. Ajo kaloi në finale ku pas votimit doli fituese e konkursit. Në dhjetor 2017 ajo dha një kontribut në Festivalin e Këngës kur shkroi tekstin e kontributit të Manjola Nallbanit "I njëjti qiell".[7] Në vitin 2009, Radi luajti në filmin me metrazh të shkurtër shqiptar të lansuar në SHBA, Mira. Filmi është realizuar nga Dhimitër Ismajlaj dhe Radi ka luajtur me Tinka Kurtin e ndër të tjera. Filmi u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Real to Reel në Shtetet e Bashkuara në korrik 2009. Filmi u xhirua në Tiranë.[8]

Më 22 dhjetor 2023, kënga "Zemrën n'dorë", së cilës Radi ishte bashkëautor së bashku me Besa Kokëdhimën, Kledi Bahitin dhe Petrit Sefaj, u përzgjodh në Festivalin e Këngës 62 për të qenë kandidatja shqiptare në Eurovision 2024. Megjithatë, tekstet që ajo shkroi bashkë me Stefajn u zëvendësuan nga tekstet në gjuhën angleze nga Gia Koka përpara garës.

Xhaxhai i Radit, Françesk Radi, është poashtu këngëtar. Ajo kishte qenë në një marrëdhënie me reperin nga Kosova MC Kresha.[9] Ata u ndanë në 2012. Radi është tani e fejuar me policin Shpëtim Karakushi.[10][11]

Albume në studio

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 2002 – Mëkato me mua
  • 2004 – Jepi gaz
  • 2004 – Policia
  • 2007 – Rrotullo me gisht

Pjesëmarrja në Këngën Magjike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Viti Edicioni Kënga Pikët Renditja Shpërblimi
2009 Kënga Magjike 2009 "Femër" 367 10 Stili më i Mirë i Këngës
2010 Kënga Magjike 2010 "Valsi i tradhetisë" 570 3 Çmimi i Kritikës
2011 Kënga Magjike 2011 "Jabadabadu" Çmimi Diskografik
2012 Kënga Magjike 2012 "Ti s'ke zemër" 552 6 Performanca më e Mirë
2013 Kënga Magjike 2013 "Bekim" 494 8 Çmimi AMC
2016 Kënga Magjike 2016 "Ma thuaj ti" 1023 1 Artisti më i Mirë në Internet

Këngë (si kantautore)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 2011 – "Pyete zemrën" (interpretuar nga Gerta Mahmutaj në Festivalin e Këngës 50)
  • 2012 – "Ja ke nge" (interpretuar nga Aurela Gaçe)
  • 2012 – "E di do kaloj" (interpretuar nga Fjolla Morina)
  • 2012 – "Përgjithmonë ata" (interpretuar nga Gerta Mahmutaj)
  • 2013 – "Shpirt i shpirtit tim" (interpretuar nga Aurela Gaçe)
  • 2013 – "E fundit tango" (interpretuar nga Olta Boka)
  • 2013 – "Jepe" (interpretuar nga Endri & Stefi Prifti)
  • 2013 – "Gjuju" (interpretuar nga Era Rusi & GB MC)
  • 2013 – "Pa ty" (interpretuar nga Beatrix Ramosaj)
  • 2013 – "Hajde sonte" (interpretuar nga Ingrid Gjoni & Gjeto Luca)
  • 2014 – "Aeroplan" (interpretuar nga Arilena Ara)
  • 2014 – "Me të jeton" (interpretuar nga Soni MalajTop Fest 11)
  • 2014 – "Hajde më në" (interpretuar nga Era Rusi)
  • 2014 – "Ti s'e meriton" (interpretuar nga Endri & Stefi Prifti)
  • 2014 – "Ti më ke mua" (interpretuar nga Olta Boka & Erik Lloshi)
  • 2014 – "Ani Ani" (interpretuar nga Ingrid Gjoni & Meti Maloku)
  • 2014 – "Kur dua" (interpretuar nga Ryva Kajtazi)
  • 2017 – "I njëjti qiell" (interpretuar nga Manjola NallbaniFestivalin e Këngës 56)
  • 2009 – Mira
  1. ^ Jonuzi, Pamela (2024-12-07). "Rozana Radi dhe Sany fitojnë "Këngën Magjike 2024"!". Tv Klan. Marrë më 2024-12-31.
  2. ^ "Rozana Radi & Sany, fituese e 'Kënga Magjike' - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2024-12-31.
  3. ^ Channel, Top. "Rozana Radi i bashkohet Shtëpisë më të famshme: E kam filluar disa herë jetën nga zero..." bigbrothervip.top-channel.tv (në anglisht). Marrë më 2024-12-31.
  4. ^ "Rozana Radi – Biografia". TeksteShqip. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2021. Marrë më 21 dhjetor 2021.
  5. ^ "Rozana Radi tregon për projektet artistike: Noizy boom-in e pati me mua". Panorama Plus. Marrë më 14 maj 2020.
  6. ^ "Rozana Radi zbulon arsyen prekëse pse nuk do të bëjë dasmë". Zëri. 8 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2018.
  7. ^ "rozana-radi-fiton-kenga-magjike-2016". telegrafi (në Albanian). 11 dhjetor 2016. Marrë më 14 maj 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  8. ^ "si-vajze-e-re-kaq-bukur-duket-rozana-radi-ne-te-40". gazetaevropa (në Albanian). Marrë më 14 maj 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)[lidhje e vdekur]
  9. ^ "rozana-radi-ju-rrefej-ndarjen-me-kreshen". panorama (në Albanian). Marrë më 14 maj 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  10. ^ "rozana-radi-flet-si-rralle-here-per-oficerin-qe-i-ka-marre-zemren". gazetamapo (në Albanian). Marrë më 14 maj 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  11. ^ "rozana-radi-shkruan-per-xhaxhain-e-ndjere-francesk-radin". kultplus (në Albanian). 27 dhjetor 2017. Marrë më 14 maj 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)