Robin Gosens
Gosens në vitin 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Robin Everardus Gosens[1] | ||
Datëlindja | 5 korrik 1994 | ||
Vendlindja | Emmerich am Rhein, Gjermani | ||
Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in)[2] | ||
Pozicioni | Anësor i majtë[3][4] | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Fiorentina (në huazim nga Union Berlin) | ||
Numri | 21 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2000–2007 | Fortuna Elten | ||
2007–2009 | 1. FC Bocholt | ||
2009–2012 | VfL Rhede | ||
2012–2014 | Vitesse | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2014–2015 | Vitesse | 0 | (0) |
2014–2015 | → Dordrecht (loan) | 47 | (3) |
2015–2017 | Heracles Almelo | 60 | (4) |
2017–2022 | Atalanta | 121 | (25) |
2022 | → Internazionale (huazim) | 7 | (0) |
2022–2023 | Internazionale | 32 | (3) |
2023– | Union Berlin | 31 | (6) |
2024– | → Fiorentina (huazim) | 3 | (1) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2020– | Gjermania | 20 | (2) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 22 shtator 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 18 tetor 2023 |
Robin Everardus Gosens (lindur më 5 korrik 1994) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si anësor i majtë ose mbrojtës i majtë për klubin italian Fiorentina, në huazim nga Union Berlin, dhe kombëtaren gjermane.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitesse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gosens lindi në Emmerich am Rhein, dhe e nisi karrierën e tij si futbollist duke luajtur me klubet lokale të qytetit, si Fortuna Elten, 1. FC Bocholt dhe VfL Rhede,[5] para se të bëhej pjesë e akademisë së Vitesses më 4 korrik 2012.[6] Më 13 gusht 2013, ai firmosi kontratën e parë si profesionist me klubin.[7] Para kësaj, ai kishte pasur një provë të pasuksesshme me klubin gjerman Borussia Dortmund.[8] Gosens e quajti provën me Dortmundin një "dështim".[9]
Huazimi te FC Dordrecht
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 14 janar 2014, Gosens u huazua te FC Dordrecht deri në përfundim të sezonit 2013–14.[10] Ai bëri debutimin e tij si profesionist tre ditë më vonë, duke luajtur si titullar në barazimin 1–1 në shtëpi kundër SBV Excelsior.[11]
Gosens shënoi golin e parë si futbollist profesionist më 7 shkurt, duke realizuar të dytin e fitores komode 6–1 kundër FC Emmen.[12] Ai u aktivizua në 20 ndeshje gjatë pjesës së dytë sezonet, përfshirë edhe ndeshjet e fazës play-off, me Dordrecht që e mbylli kampionatin në vendin e dytë, duke u rikthyer në Eredivisie pas një mungese nëntëmbëdhjetë-vjeçare.
Më 29 maj 2014, huazimi i Gosens te Dordrecht u rinovua edhe për një vit tjetër.[13] Ai luajti ndeshjen e tij të parë në elitën e futbollit holandez më 9 gusht, duke u aktivizuar 90 minuta të plota në fitoren 2–1 në transfertë kundër SC Heerenveen.[14] Goli i tij i parë në Eredivisie erdhi më 20 shtator në njē barazim 1–1 në transfertë kundër Excelsior.[15]
Heracles Almelo
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 4 qershor 2015, Heracles Almelo njoftoi transferimin e Gosens si lojtar i lirë.[16]
Atalanta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 qershor 2017, u njoftua se Gosens ishte transferuar në Itali te Atalanta.[17] Më 18 shtator 2019, Gosens bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampioneve kundër Dinamo Zagreb në fazën e grupeve.[18] Më 19 dhjetor të të njëjtit vit, Gosens regjistroi golin e parë në këtë kompeticion në fitoren 3–0 në transfertë kundër Shakhtar Donetsk.[19] Goli i tij i dytë në Ligën e Kampioneve erdhi më 25 nëntor 2020 në fitoren 2–0 kundër Liverpool në Anfield.[20]
Gjatë qëndrimit të tij në Itali, Gosens u bë një nga anësorët më të mirë të kampionatit italian, veçanërisht në sezonet 2019–20 dhe 2020–21. Gjatë këtyre sezoneve, ai ishte një nga golashënuesit më të mirë të Atalantës, duke regjistruar respektivisht 10 dhe 12 gola, shifra jo të zakonshme për një mbrojtës. Më 14 shtator 2021, ai shënoi në barazimin 2–2 kundër Villarrealit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.[21]
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 27 janar 2022, Inter njoftoi se Gosens do të bëhej pjesë e klubit në formë huazimi deri në përfundim të sezonit; formula e huazimit përfshinte detyrimin e blerjes nesë disa kushte do të arriheshin.[22] Më 12 tetor, ai shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve si futbollist i Interit në barazimin 3–3 në Camp Nou kundër Barcelonës në fazën e grupeve.[23]
Union Berlin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 15 gusht 2023, Gosens firmosi një kontratë pesë-vjeçare me Union Berlinin,[24] duke realizuar ëndrrën e tij për të luajtur në Bundesligë.[25] Sipas raportimeve të medias, Berlini pagoi 15 milion £ për kartonin e tij, duke e bërë gjermanin transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit.[26]
Gosens debutoi me klubin më 20 gusht në fitoren 4–1 kundër Mainz në ndeshjen hapëse të sezonit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[27] Gjashtë ditë më vonë, ai luajti ndeshjen e parë si titullar dhe shënoi dy gola në një tjetër fitore 4–1, këtë herë kundër Darmstadt.[28]
Huazimi te Fiorentina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 30 gusht 2024, Gosens u rikthye në Itali duke firmosur në formë huazimi me Fiorentinën për një sezon me të detyrim blerje.[29] Ai debutoi dy ditë më pas në ndeshjen kundër Monzës, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 96të; ndeshja u mbyll në barazim 2–2.[30]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 25 gusht 2020, Gosens u thirr për herë në kombëtaren gjermane.[31] Ai debutoi zyrtarisht më 3 shtator në një ndeshje të Ligës së Kombeve kundër Spanjës.[32]
Më 19 maj 2021, Gosens ishte pjesë e listës me 21 lojtarë që do të luanin në UEFA Euro 2020.[33] Më 19 qershor, ai shënoi dhe asistoi në fitoren 4–2 kundër Portugalisë në fazën e grupeve.[34] Ai gjithashtu u shpall lojtari i ndeshjes.[35]
Gosens nuk ishte pjesë e ekipit të Gjermanisë për Kupën e Botës 2022.[36] Trajneri i ekipit Hansi Flick e justifikoi këtë vendim me rënjen e ritmit të lojtarit dhe minutazhin e pakët.[37]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gosens ka lindur në Gjermani nga një mama gjermane dhe baba holandez. Ai zotëron pasaportën gjermane dhe holandeze.[38] Në qershor 2022, ai u martua me të dashurën e tij Rabea Böhlke, me të cilën ka një fëmij.[39]
Më 22 shkurt 2023, Gosens mori diplomën Bachelor në degën e Psikologjisë në universitetin SRH Fernhochschule.[40]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 22 shtator 2024[41]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Dordrecht (huazim) | 2013–14 | Eerste Divisie | 16 | 1 | 0 | 0 | – | 4 | 0 | 20 | 1 | |
2014–15 | Eredivisie | 31 | 2 | 2 | 0 | – | – | 33 | 2 | |||
Gjithsej | 47 | 3 | 2 | 0 | – | 4 | 0 | 53 | 3 | |||
Heracles Almelo | 2015–16 | Eredivisie | 32 | 2 | 3 | 1 | – | 3 | 0 | 38 | 3 | |
2016–17 | 28 | 2 | 2 | 0 | 2 | 0 | – | 32 | 2 | |||
Gjithsej | 60 | 4 | 5 | 1 | 2 | 0 | 3 | 0 | 70 | 5 | ||
Atalanta | 2017–18 | Serie A | 21 | 1 | 2 | 0 | 3[a] | 1 | – | 26 | 2 | |
2018–19 | 28 | 3 | 3 | 0 | 5[a] | 0 | – | 36 | 3 | |||
2019–20 | 34 | 9 | 1 | 0 | 8[b] | 1 | – | 43 | 10 | |||
2020–21 | 32 | 11 | 5 | 0 | 7[b] | 1 | – | 44 | 12 | |||
2021–22 | 6 | 1 | 0 | 0 | 2[b] | 1 | – | 8 | 2 | |||
Gjithsej | 121 | 25 | 11 | 0 | 25 | 4 | – | 157 | 29 | |||
Internazionale (huazim) | 2021–22 | Serie A | 7 | 0 | 2 | 1 | 0 | 0 | – | 9 | 1 | |
Internazionale | 2022–23 | Serie A | 32 | 3 | 5 | 0 | 11[b] | 1 | 1[c] | 0 | 49 | 4 |
Gjithsej | 39 | 3 | 7 | 1 | 11 | 1 | 1 | 0 | 58 | 5 | ||
Union Berlin | 2023–24 | Bundesliga | 30 | 6 | 1 | 0 | 6[b] | 1 | – | 37 | 7 | |
2024–25 | Bundesliga | 1 | 0 | 1 | 0 | – | – | 2 | 0 | |||
Gjithsej | 31 | 6 | 2 | 0 | 6 | 1 | – | 39 | 7 | |||
Fiorentina (huazim) | 2024–25 | Serie A | 3 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | – | 3 | 1 | |
Gjithsej karriera | 301 | 42 | 27 | 2 | 44 | 6 | 8 | 0 | 380 | 50 |
- ^ a b Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ a b c d e Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ Ndeshje në Supercoppa Italiana
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 17 tetor 2023[42]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Gjermania | 2020 | 4 | 0 |
2021 | 9 | 2 | |
2022 | 1 | 0 | |
2023 | 6 | 0 | |
Gjithsej | 20 | 2 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rezultatet e Gjermanisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Gosens.
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 7 qershor 2021 | Merkur Spiel-Arena, Düsseldorf, Gjermani | 7 | Letonia | 1–0 | 7–1 | Ndeshje miqësore |
2 | 19 qershor 2021 | Allianz Arena, Mynih, Gjermani | 9 | Portugalia | 4–1 | 4–2 | UEFA Euro 2020 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Internazionale
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Campionato Serie A TIM 2019/2020: Atalanta B.C. vs S.P.A.L." (PDF) (në italisht). Atalanta B.C. 2020. fq. 4. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2020. Marrë më 4 shtator 2020.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ "Robin Gosens" (në italisht). Atalanta B.C. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2021.
- ^ Robin Gosens: The Atalanta Left-Back Set To Make His Mark For Germany
- ^ Who is Germany machine Robin Gosens? The most under-paid player in football
- ^ "Unlikely hero Robin Gosens shows Germany anything is possible" [Heroi i pangjashëm Robin Gosens i tregon Gjermanisë se gjithçka është e mundur]. The Guardian (në anglisht). 19 qershor 2021.
- ^ "Robin Gosens wechselt zu Vitesse Arnhem" [Robin Goshen kalon te Vitesse Arnhem] (në gjermanisht). FuPa. 4 korrik 2012. Marrë më 28 janar 2015.
- ^ "Nachwuchs-Fußballer Robin Gosens unterschreibt Vertrag bei Vitesse Arnheim" [Futbollisti i ri Robin Gosens firmos kontratë me Vitesse Arnhem] (në gjermanisht). WAZ. 13 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 28 janar 2015.
- ^ "Robin Gosens: "Amateur football is part of my DNA"" [Robin Gosens: "Futbolli amator është pjesë e ADN-së time]. dfb.de (në anglisht). 20 dhjetor 2020.
- ^ "Atalantas Robin Gosens: Probetraining beim BVB "war ein Fiasko" | Goal.com". Goal.com (në gjermanisht). Marrë më 6 korrik 2019.
- ^ "Gosens op huurbasis naar FC Dordrecht" [Gosens huazohet te FC Dordrecht] (në holandisht). Vitesse. 14 janar 2014. Marrë më 28 janar 2015.
- ^ "Boeiende regioderby eindigt onbeslist (1–1)" [Derbi lokal magjepsës mbyllet në barazim (1–1)] (në holandisht). RTV Rijnmond. 17 janar 2014. Marrë më 28 janar 2015.
- ^ "FC Dordrecht ruim langs FC Emmen" [FC Dordrecht kalon me lehtësi FC Emmen] (në holandisht). RTV Rijnmond. 7 shkurt 2014. Marrë më 28 janar 2015.
- ^ "Robin Gosens en Mo Hamdaoui op huurbasis naar FC Dordrecht" [Robin Gosens dhe Mo Hamdaoui huazohen te FC Dordrecht] (në holandisht). Vitesse. 29 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2022. Marrë më 28 janar 2015.
- ^ "Eredivisie: Heerenveen 1–2 FC Dordrecht" (në anglisht). Total Dutch Football. 9 gusht 2014. Marrë më 28 janar 2015.
- ^ "Rijnmondse streekderby onbeslist" [Derbi i Rijnmond mbyllet pa fitues] (në holandisht). Goal.com. 20 shtator 2014. Marrë më 28 janar 2015.
- ^ "Heracles heeft de smaak te pakken en legt transfervrije Vitessenaar vast" (në holandisht). Voetbalprimeur. 4 qershor 2015. Marrë më 4 nëntor 2022.
- ^ "Robin Gosens all'Atalanta" [Robin Gosens te Atalanta] (në italisht). Atalanta B.C. 2 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2018. Marrë më 6 qershor 2017.
- ^ "Atalanta v Dinamo Zagreb" (në anglisht). BBC Sport. 26 nëntor 2019. Marrë më 12 dhjetor 2019.
- ^ "Shakhtar Donetsk 0–3 Atalanta" (në anglisht). BBC Sport. 11 dhjetor 2019. Marrë më 11 dhjetor 2019.
- ^ "Liverpool 0–2 Atalanta" (në anglisht). BBC Sport. 25 nëntor 2020. Marrë më 4 nëntor 2022.
- ^ "Villarreal 2–2 Atalanta" (në anglisht). UEFA. 14 shtator 2021. Marrë më 14 shtator 2021.
- ^ "Robin Gosens signs for Inter" [Robin Gosens firmos me Interin]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 27 janar 2022. Marrë më 27 janar 2022.
- ^ "Barcelona 3–3 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. 12 tetor 2022. Marrë më 4 nëntor 2022.
- ^ "Union verpflichtet Robin Gosens". fc-union-berlin.de (në gjermanisht). Marrë më 15 gusht 2023.
- ^ "Neuer Rekordtransfer: Gosens' Bundesliga-Traum wird bei Union wahr". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 15 gusht 2023.
- ^ "Union Berlin verpflichtet Nationalspieler Robin Gosens von Inter Mailand". rbb24.de (në gjermanisht). 15 gusht 2023. Marrë më 15 gusht 2023.
- ^ "FC Union Berlin 4-1 Mainz 05: Player Ratings". vavel.con (në anglisht). Marrë më 20 gusht 2023.
- ^ "VIDEO/ Dortmundi ndalet në transfertë, ish-mbrojtësi i Interit e nis me dopietë! Njihuni me rezultatet e javës së dytë". Panorama Sport. 26 gusht 2023. Marrë më 27 gusht 2023.
- ^ "Gosens is a Fiorentina player!" (në anglisht). ACF Fiorentina. 30 gusht 2024.
- ^ "Serie A, Fiorentina-Monza 2-2: Kean e Gosens salvano Palladino dal ko" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 2 shtator 2024.
- ^ "Germany squad announcement: Atalanta's Robin Gosens wins first call up" [Njoftimi i ekipit gjerman: Robin Gosens thirrhet për herë të parë]. dw.com (në anglisht). 25 gusht 2022.
- ^ "90.+6! Gaya gleicht erst in der Schlusssekunde aus" (në gjermanisht). kicker.de. 3 shtator 2020.
- ^ "JOACHIM LÖW ANNOUNCES HIS SQUAD FOR EURO 2020" [Joachim Löw publikon ekipin e tij për Euro 2020]. dfb.de (në anglisht). 19 maj 2021. Marrë më 19 maj 2021.
- ^ "Gosens inspires resurgent Germany to thrilling 4-2 victory over Portugal" [Gosens frymëzon Gjermaninë e ringjallur drejtë fitores 4–2 kundër Portugalisë] (në anglisht). The Guardian. 19 qershor 2021. Marrë më 19 qershor 2021.
- ^ "Portugal 2-4 Germany: Slick Germans stun holders" [Portugalia 2–4 Gjermania: Gjermanët e shkëlqyeshëm shtangin kampionët në fuqi] (në anglisht). UEFA. 19 qershor 2021.
- ^ "Flick beruft Moukoko, Füllkrug und Götze in WM-Kader" [Flick emëron Moukoko, Füllkrug dhe Götze në ekipin e Kupës së Botës] (në gjermanisht). Federata Gjermane e Futbollit. 10 nëntor 2022. Marrë më 10 nëntor 2022.
- ^ "Hansi Flick snubs Robin Gosens from Germany's World Cup squad" [Hansi Flick nuk thërret Robin Gosens në ekipin e Gjermanisë për Kupën e Botës] (në anglisht). Bavarian Football Works. 10 nëntor 2022. Marrë më 10 nëntor 2022.
- ^ "Robin Gosens overweegt voor Nederlands elftal te kiezen". soccernews.nl (në holandisht). Marrë më 4 nëntor 2022.
- ^ "Robin Gosens & Freundin Rabea: Hochzeitsfotos! So süß ist Sohn Levi" (në gjermanisht). wunderweib.de. 1 korrik 2022.
- ^ "Inter wide man Gosens celebrates degree in Psychology" [Anësori i Interit Gosens festoj diplomën në Psikologji] (në anglisht). Football Italia. 18 mars 2023.
- ^ "R. Gosens" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 7 janar 2018.
- ^ a b "Robin Gosens". European Football (në anglisht). Marrë më 7 qershor 2021.
- ^ "Gran Galà del Calcio: The winners" [Gran Galà del Calcio: Fituesit] (në anglisht). Football Italia. 19 mars 2021. Marrë më 19 mars 2021.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Robin Gosens. |
- Robin Gosens te National Football Teams
- Robin Gosens te Federata Gjermane e Futbollit
- Profili te FC Dordrecht
- Lindje 1994
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë gjermanë
- Futbollistë në kombëtaren gjermane
- Futbollistë në SBV Vitesse
- Futbollistë në FC Dordrecht
- Futbollistë në Heracles Almelo
- Futbollistë në Atalanta B.C.
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në 1. FC Union Berlin
- Futbollistë në ACF Fiorentina
- Futbollistë në Eerste Divisie
- Futbollistë në Eredivizie
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Bundesliga
- Futbollistë në UEFA Euro 2020