Jump to content

Raúl Albiol

Artikull i mirë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Raúl Albiol

Albiol më kombëtaren spanjolle në 2009
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRaúl Albiol Tortajada
Datëlindja (1985-09-04) 4 shtator 1985 (39 vjeç)
VendlindjaVilamarxant, Spanjë
Gjatësia1.90 m (6 ft 3 in)
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Villarreal
Numri3
Karriera me të rinjtë
1994–1996Ribarroja
1996–1997Vilamarxant
1997–2003Valencia
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2004Valencia B35(2)
2004–2009Valencia131(5)
2004–2005Getafe (huazim)17(1)
2009–2013Real Madrid81(1)
2013–2019Napoli180(6)
2019–Villarreal140(1)
Karriera ndërkombëtare
2004Spanja U197(0)
2003–2005Spanja U204(0)
2005–2006Spanja U218(0)
2007–2021Spanja58(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 10 nëntor 2019

Raúl Albiol Tortajada (lindur më 4 shtator 1985) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtës për klubin spanjoll Villarreal dhe kombëtaren spanjolle.

Albiol është një lojtar fizikisht i fortë, i cili është i fortë në ajër si dhe shquhet për shkathtësinë e tij. Ai mund të luaj si qëndër-mbrojtës, mbrojtës i djathtë ose mesfushor mbrojtës.[1] Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës me Valencian dhe Real Madridin, duke fituar pesë trofe madhor me të dyja klubet; ai mblodhi gjithsej 229 ndeshje në La Liga dhe shënoi shtatë gola në dhjetë sezone. Ai gjithashtu ka shpenzuar edhe disa vite në Itali me Napolin.

Një lojtar ndërkombëtar i Spanjës që nga viti 2007, Albiol ka luajtur në dy edicione të FIFA Kupës së Botës dhe UEFA Kampionatit Evropian, duke fituar tre turnamente përfshirë Kupën e Botës 2010.

Albiol filloi te luante futboll në moshën 9 vjeç, ku u aktivizua në skuadrën e të rinjëve të Ribarroja. Në vitin 1996, ai u largua nga klubi për të kaluar te Vilamarxant. Qëndrimi i tij atje ishte i shkurtër, dhe në vitin 1997 kaloi te akademia e Valencias.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Vilamarxant, Komuniteti Valencian, Albiol filloi të luante futboll me dy klube modeste të rajonit të tij, dhe më pas kaloi te gjigandët e Valencia CF para se të festonte ditëlindjen e tij të 10të. Ai debutoi me ekipin e parë më 24 shtator 2003 në një ndeshje të raundit të parë të Kupës UEFA-s kundër AIK Fotboll, në moshën 18 vjeç e 20 ditë.[2] Pavarësisht debutimit, ai e shpenzoi sezonin me ekipin B.

Në gusht 2004, gjatë kohës që po udhëtonte për të firmosur me Getafen në formë huazimi, Albiol u përfshi në një aksident serioz rrugor, duke bërë që të vendosej në kurë intensive.[3] Ai u rikuperua plotësisht, dhe pasi u rikthye në janar, u bë një lojtar i rendësishëm i klubit kryeqytetas në luftën e tyre për mbijetesë; ai debutoi në La Liga më 15 janar 2005 në barazimin 1–1 ndaj Atlético Madrid,[4] dhe shënoi golin e parë ndaj një tjetër klubi kryeqytetas, Real Madrid, në një triumf 2–1 në shtëpi dy muaj më vonë.[5]

Albiol u rikthe në Stadiumin Mestallasezonin 2005–06, dhe shpejt u bë titullar në skuadër për shkak të shkathtësisë së tij. Në ndeshjen hapëse të sezonit 2006–07 në ligë, ai shënoi golin e fitores (goli i vetëm i tij gjatë sezonit) kundër Real Betis në një fitore 2–1 në shtëpi.[6] Ai gjithashtu shënoi një gol nga distanca kundër Olympiacos F.C. më 12 shtator 2016, në UEFA Ligën e Kampioneveatij viti, duke ndihmuar Valencian të fitonte 4–2;[7] gjatë qëndrimit të katër-vjeçar në klubi, shifra e tij më e ulët gjatë një sezoni ishte 29 ndeshje, të cilat ai i regjistroi gjatë sezonit 2007–08, duke ndihmuar gjithashtu skuadrën të fitonte edicionin 2007–08Copa del Reyt.[8]

Albiol në një duel ndaj Lucho GonzálezMarseilleLigën e Kampioneve në vitin 2009.

Më 25 qershor 2009, Albiol firmosi me Real Madridin si lojtar i lirë për një shifër rreth 15 milion ,[9] duke u bërë spanjolli i parë i blerë nga Florentino Pérez në rikthimin e tij si president. Më 2 korrik, ai u prezantua zyrtarisht në Stadiumin Santiago Bernabéu ku mori fanellën me numrin 18 nga Rubén de la Red, i cili do të humbiste sezonin për shkak të problemeve në zemër.[10]

Albiol shënoi golin e tij të parë për klubin më 8 dhjetor 2009 në fitoren 3–1 kundër francezëve të Olympique de MarseilleUEFA Ligën e Kampioneve.[11] Ai ishte një titullar i padiskutueshëm në kampionat, më së shumti për shkak të dëmtimit në gju të Pepes.[12]

sezonin 2010–11, Albiol u ul në stol pasi Real Madridi bleu një lojtar të pozicionit të tij, portugezin Ricardo Carvalho (ai u ble nga trajneri i ri i skuadrës, portugezi tjetër José Mourinho); kjo gjë bëri që minutazhi i Albiol të paksohej e ai të në kampionat vetëm kur lojtarët titullar kishin dëmtime ose pezullime (Pepe sërisht mungoi në disa ndeshje për shkak të problemeve fizike).[13][14] Ai megjithatë luajti si titullar në kupë, duke ndihmuar skuadrën të arrinte në finalen. Më 26 janar 2011, në ndeshjen e parë gjysëm-finale kundër Seviljes (fitore 1–0 jashtë fushe), ai largoi në vijën fatale një top të goditur nga Luís Fabiano;[15] më 16 prill, ai u nxorr jashtë me karton të kuq për një faull ndaj ish shokut të tij te Valencia, David Villa brënda në zonë gjatë El Clásicos, nga i cili erdhi goli i parë në një barazim 1–1 në shtëpi,[16] duke bërë që të humbiste finalen e kupës katër ditë më vonë – për shkak pezullimi – ndaj të njëjtit kundërshtar.

Më 6 gusht 2012, Albiol rinovoi kontratën me klubin deri në qershor 2017.[17] Më 27 nëntor, në ndeshjen e parë si kapiten skuadre në një ndeshje kupe ndaj CD Alcoyano, ai u nxorr jashtë me barrelë pas vetëm një minute për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës; ky dëmtim e la jashtë fushave për rreth një muaj.[18]

Albiol shënoi golin e dytë zyrtar për Real Madridin më 8 maj 2013, duke shënuar me kokë pas një korneje golin e parë të skuadrës në fitoren 6–2 ndaj Málagës.[19]

Albiol në aksion gjatë një ndeshje miqësore ndaj Barcelonës në Camp Nou.

Më 21 korrik 2013, Albiol u shit te S.S.C. NapoliItali për 12 miljon €, duke firmosur një kontratë katër-vjeçare me ekipin.[20] Në ekip ai gjeti edhe Rafael Benítezin, trajnerin me të cilin ai punoi gjatë periudhës së tij te Valencia.[21] Albiol mori fanellën numrin 33.[22]

Ai bëri debutimin e tij në Serie A më 25 gusht, duke luajtur si titullar në fitoren 3–0 ndaj Bolonjës.[23]

Albiol shënoi golin e tij të parë me Napolin më 25 janar 2014, golin e barazimit në minutën e 88të në një barazim 1–1 në shtëpi ndaj Chievo Veronës.[24] Më 3 maj, ai luajti si titullar gjatë gjithë finalesCoppa Italias, duke ndihmuar skuadrën të mposhte Fiorentinën me rezultatin 3–1.[25][26]

Më 22 dhjetor 2014, Albiol fitoi trofeun e dytë me Napolin, Superkupën e Italisë ndaj Juventusit; ai luajti 120 minuta me sfidën që u mbyll në barazim 2–2 e më pas shkoi te gjuajet e penalltive, ku Albiol shënoi penalltinë e tretë të ekipit në një fitore 6–5 në Stadiumin Jassim Bin Hamad.[27]

Më 10 janar 2016, Albiol shënoi gol pas dy vitesh në një ndeshje ndaj Frosinone, duke hapur serinë e fitores 5–1 me një gol në minutën e 20të; kjo fitore i dha ekipit kryen e renditjes.[28] Ai zhvilloi paraqitjen e tij të 100të në Serie A më 3 shkurt 2016 në fitoren 2–0 në Romë ndaj Lazios.[29] Albiol ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit gjatë sezonit 2015–16, duke luajtur në 36 nga 38 ndeshjet e kampionatit,[30] të cilën Napoli e mbylli në vendin e dytë mbrapa Juventusit, pavarësisht se koleksionoi 82 pikë.

Në shtator 2016, Albiol firmosi një kontratë të re deri në qershor 2020 me klubin.[31] Në qershor 2018, ai rinovoi kontratën e tij edhe me një vit, duke zgjatur qëndrimin e tij në Napoli deri në qershor 2021.[32]

Më 4 korrik 2019, Albiol u rikthye në Spanjë dhe firmosi një kontratë tre-vjeçare me Villarreal.[33] Ai bëri debutimin e tij më 17 gusht, në barazimin 4–4 në shtëpi kundër Grandës në ndeshjen hapëse të La Ligas 2019–20.[34] Më 15 dhjetor, Albiol regjistroi golin e parë me Villarrealin në fitoren 2–1 në transfertë ndaj Seviljes, duke shënuar golin e parë të takimit në minutën e 13të.[35]

Kariera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Raul Albiol (#2) gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj Kilit në vitin 2013

Pasi luajti për Spanjën nën-21, Albiol luajti ndeshjen e parë për ekipin e të rriturve më 13 tetor 2007 në një fitore 3–1 ndaj Danimarkës e vlefshme për kualifikueset e UEFA Euro 2008.[36] Ai u thirr në fazën finale të turnamentit, të cili ekipi e fitoi për herë të dytë në histori, duke luajtur dy herë, kundër Suedisë (si zëvëndësues për të dëmtuarin Carles Puyol) dhe Greqisë.[37]

Trajneri i ri i kombëtares Vicente del Bosque e përfshiu Albiolin në listën e ekipit që do të luante në Kupën e Konfederatave 2009Afrikën e Jugut. Ai luajti si titullar në ndeshjen e parë të ekipit kundër Zelandës së Re, duke qënë në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Puyolin dhe duke lënë mbrapa shokun e skuadrës te Valencia Carlos Marchena; Spanja fitoi me rezultatin tenistik 5–0.[38]

Albiol u zgjodh edhe për 2010 FIFA Kupën e Botës, por nuk luajti asnjë ndeshje gjatë turnamentit për shkak dëmtimi në stërvitje me ekipin që doli triumfues.[39] Ai u thirr edhe për në UEFA Euro 2012 që u zhvillua në Poloni dhe Ukrainë, por sërisht si lojtar rezervë, me Spanjën që arriti një tjetër sukses.

Albiol u thirr në listën fillestare prej 30 lojtarësh për të luajtur në 2014 FIFA Kupën e Botës,[40] dhe po ashtu edhe në listën përfundimtare.[41] Ai luajti ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Australisë me Spanjën që ishte eliminuar; ai luajti gjatë gjithë ndeshjes në mbrojtje sëbashku me Sergio Ramosin duke kontribuar në një fitore 3–0.[42]

Në shtator 2018, Albiol mori një thirrje nga trajneri Luis Enrique për ndeshjet hapëse të UEFA Ligës së Kombeve kundër Anglisë dhe Kroacisë, duke u rikthyer në kombëtare pas tre vitesh. Megjithatë, ai ishte një zëvëndësim i papërdorur në të dyja ndeshjet.[43][44] Albiol u thirr sërisht një muaj më vonë,[45] duke luajtur si titullar për 90 minuta në një miqësore të fituar ndaj Uellsit 4–1, duke regjistuar ndeshjen e parë me Furinë e Kuqe në tre vite.[46]

Pseudonimi i Albiol është "El Chori".[47] Vëllai i tij më i madh, Miguel, ka qënë gjithashtu një futbollist i cili luante si mesfushor. Ai u formua në akademinë e Valencias, dhe luajti një ndeshje në ligë me ekipin e parë, por e shpenzoi shumicën e karrierës duke përfaqësuar Rayo Vallecanon. Babai i tij, gjithashtu i quajtur Miguel, luajti në ligat e ulëta më së shumti me Benidorm CF, dhe gjithashtu luajti dy herë në Segunda División për CE Sabadell FCsezonin 1979–80; vëllai i tij më i vogël, Brian, u emërua në nder të Brian Laudrup, i cili adhurohej nga Raúli për shkak të sukseseve të tij me kombëtaren daneze.[48][49][50]

Albiol është i babai i dy vajzave me gruan e tij Alicia; Azahara, lindur më 16 mars 2009 dhe Alma, lindur më 7 janar 2010.[51][52] Në vitin 2008, ai, sëbashku me Guillermo Francon dhe Marcos Sennën, themeluan Evangélico FC, një organizatë me 140 atletë dhe 16 trajnerë që synonin të promovonin vlerat e krishtere te atletët e rinjë në Spanjë.[53]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Raul Albiol duke luajtur për Napolin në një ndeshje në UEFA Ligën e Evropës kundër Dinamo Moskës në vitin 2015.
Redaktuar më 17 shtator 2023[54][55]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Valencia B 2002–03 Segunda División B 14 3 14 3
2003–04 35 3 35 2
Gjithsej 49 5 49 5
Getafe (huazim) 2004–05 La Liga 17 1 2 0 19 1
Valencia 2003–04 La Liga 2[a] 0 2 0
2005–06 29 1 4 0 3[b] 0 36 1
2006–07 36 1 4 2 12[c] 1 52 4
2007–08 32 1 6 0 7[c] 0 45 1
2008–09 34 2 2 0 6[a] 0 2[d] 0 44 2
Gjithsej 131 5 16 2 30 1 2 0 179 8
Real Madrid 2009–10 La Liga 33 0 2 0 8[c] 1 43 1
2010–11 20 0 6 0 6[c] 0 32 0
2011–12 10 0 2 0 5[c] 0 0 0 17 0
2012–13 18 1 5 0 3[c] 0 1[d] 0 27 1
Gjithsej 81 1 15 0 22 1 2 0 119 2
Napoli 2013–14 Serie A 32 1 5 0 9[e] 0 46 1
2014–15 35 0 3 0 12[f] 0 1[g] 0 51 0
2015–16 36 1 0 0 3[h] 0 39 1
2016–17 26 0 3 0 6[c] 0 35 0
2017–18 31 3 0 0 8[i] 0 44 2
2018–19 20 1 0 0 6[j] 0 26 1
Gjithsej 180 7 11 0 44 0 1 0 236 8
Villarreal 2019–20 La Liga 36 1 2 0 38 1
2020–21 35 0 1 0 11[h] 2 47 2
2021–22 28 0 2 1 12[c] 0 1[k] 0 43 1
2022–23 25 0 1 0 1[l] 0 27 0
2023–24 3 0 0 0 0 0 3 0
Gjithsej 127 1 6 1 24 2 1 0 158 4
Gjithsej karriera 571 16 50 3 120 4 5 0 746 23
  1. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Kupën Intertoto
  3. ^ a b c d e f g h Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  4. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
  5. ^ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tre ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve
  6. ^ Dy ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dhjetë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  7. ^ Një ndeshje në Supercoppa Italiana
  8. ^ a b Të gjithë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  9. ^ Shtatë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, një ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  10. ^ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, asnjë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  11. ^ Ndeshje në UEFA Super Kupë
  12. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencave

Burimi: [56][57]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja 2007 2 0
2008 8 0
2009 11 0
2010 2 0
2011 8 0
2012 7 0
2013 6 0
2014 6 0
2015 1 0
2018 1 0
2019 4 0
2021 2 0
Gjithsej 58 0
Valencia[54]
Real Madrid[54]
Napoli[54]
Albiol (#2) duke festuar triumfin e SpanjësKupën e Botës 2010.
Spanja
  1. ^ Luca Ruggiero. "Raul Albiol" (në italisht). Area Napoli. Marrë më 1 maj 2015.
  2. ^ "El Valencia toma la iniciativa" [Valencia merr iniciativën] (në spanjisht). UEFA. 25 shtator 2003. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2016. Marrë më 9 mars 2014.
  3. ^ "Albiol reaparece tras su accidente" [Albiol rishfaqet pas aksidentit]. El Mundo (në spanjisht). 12 janar 2005. Marrë më 13 prill 2009.
  4. ^ "El Getafe paraliza a un Atlético inefable" [Getafe paraliza e padëgjuar e Atléticos]. El Mundo (në spanjisht). 16 janar 2005. Marrë më 8 gusht 2015.
  5. ^ "Getafe, otra tumba para el Real Madrid" [Getafe, një tjetër varr për Real Madridin]. El Mundo (në spanjisht). 15 mars 2005. Marrë më 8 gusht 2015.
  6. ^ "Valencia 2–1 Real Betis" (në anglisht). ESPN FC. 26 gusht 2006. Marrë më 12 dhjetor 2012.
  7. ^ "Olympiacos undone by magic Morientes" [Olympiacos zhbëhet nga magjiku Morientes] (në anglisht). UEFA. 12 shtator 2006. Marrë më 12 prill 2009.[lidhje e vdekur]
  8. ^ "Cup triumph salvages Valencia season" [Triumfi në kupë shpëton sezonin e Valencias] (në anglisht). UEFA. 17 prill 2008. Marrë më 8 gusht 2015.
  9. ^ "Real Madrid sign Raul Albiol and step up Karim Benzema chase" [Real Madridi firmos me Raul Albiol dhe hap ndekjen e Karim Benzemas]. The Daily Telegraph (në anglisht). 25 qershor 2009. Marrë më 25 qershor 2009.
  10. ^ "De la Red will get his number back when he returns – Real Madrid's Albiol" [De la Red do të marr numrin e tij kur të rikthehet – Albioli i Real Madridit] (në anglisht). Goal.com. 3 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2014. Marrë më 6 korrik 2009.
  11. ^ "Madrid march on as Marseille miss out" [Madridi marshon, Marseja humbet] (në anglisht). UEFA. 8 dhjetor 2009. Marrë më 8 gusht 2015.
  12. ^ "Grave lesión de Pepe: se pierde el resto de la temporada" [Dëmtimi serioz i Pepes: ai humbet pjesën e mbetur të sezonit]. La Nación (në spanjisht). 13 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 8 gusht 2015.
  13. ^ "Albiol, el último de la fila" [Albiol, i fundit në rresht]. ABC (në spanjisht). 4 shkurt 2012. Marrë më 8 gusht 2015.
  14. ^ "Mallorca, último tren para Albiol" [Mallorca, treni i fundit për Albiol] (në spanjisht). Libertad Digital. 11 maj 2012. Marrë më 8 gusht 2015.
  15. ^ "Benzema advantage" [Avantazhi i Benzemas] (në anglisht). ESPN FC. 26 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 3 shkurt 2011.
  16. ^ "Ronaldo earns draw in el clasico" [Ronaldo sjell barazimin në el clasico] (në anglisht). ESPN FC. 16 prill 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 20 prill 2011.
  17. ^ "Official announcement" [Njoftim zyrtar] (në anglisht). Real Madrid C.F. 6 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2012. Marrë më 6 gusht 2012.
  18. ^ "Albiol, de tres a cuatro semanas de baja" [Albiol, tre deri në katër javë jashtë]. Marca (në spanjisht). 27 dhjetor 2012. Marrë më 28 dhjetor 2012.
  19. ^ "Madrid make Barca wait" [Madridi bën Barçën të presë] (në anglisht). ESPN FC. 8 maj 2013. Marrë më 10 maj 2013.
  20. ^ "Il Napoli ufficializza l'acquisto di Raul Albiol" [Napoli bën blerjen e Raul Albiolit zyrtare] (në italisht). S.S.C. Napoli. 21 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2013. Marrë më 21 korrik 2013.
  21. ^ "Il Napoli ufficializza l'acquisto di Raul Albiol" [Napoli zyrtarizon blerjen e Raul Albiolit] (në italisht). S.S.C. Napoli. 21 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2013. Marrë më 15 nëntor 2018.
  22. ^ "Assegnati i numeri di maglia: il 9 ad Higuain, per Callejon il 7 e per Albiol il 33" [Shpërndarja e numrave të fanellës: 9-ta te Higuain, për Callejon 7-ta dhe për Albiol 33-sh] (në italisht). ilmattino.it. 30 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2013. Marrë më 20 shkurt 2019.
  23. ^ "Napoli-Bologna 3–0: apre Callejon, poi la doppietta di super Hamsik" [Napoli-Bologna 3–0: Callejon e nis, më pas e dyfishon një super Hamsik]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). 25 gusht 2013. Marrë më 11 dhjetor 2013.
  24. ^ "Napoli held at home" [Napoli ndalet në shtëpi] (në anglisht). Sky Sports. 25 janar 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
  25. ^ "Napoli fiton "Kupën e Italisë" (VIDEO)". Sport.albeu.com. 3 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2014. Marrë më 7 maj 2014.
  26. ^ "Napoli fiton Kupën e Italisë, mund Fiorentinën 1-3". Ora News. 3 maj 2014. Marrë më 7 maj 2014.
  27. ^ "Napoli thyen Juventusin në Superkupën e Italisë, vendosën penalltitë". Sot.com.al. 23 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2020. Marrë më 18 shkurt 2019.
  28. ^ "Napoli tani është lideri i Seria A". Spektrum.al. 10 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2020. Marrë më 19 shkurt 2019.
  29. ^ "Lazio vs. Napoli 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 3 shkurt 2016. Marrë më 19 shkurt 2019.
  30. ^ "Games played by Raul Albiol in 2015/2016" [Ndeshje të luajtura nga Raul Albiol në 2015/2016] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 19 shkurt 2019.
  31. ^ "Zyrtare: Napoli blindon edhe një mbrojtës (Foto)". Telegrafi.com. 23 shtator 2016. Marrë më 19 shkurt 2019.
  32. ^ "Albiol vendos të qëndrojë tek Napoli". Sportplus.al. 28 qershor 2018. Marrë më 19 shkurt 2019.[lidhje e vdekur]
  33. ^ "Zyrtare: Albiol i bashkohet Villarrealit". Telegrafi.com. 4 korrik 2019. Marrë më 13 korrik 2019.
  34. ^ "Villarreal dhe Granada japin spektakël në xhiron e parë të La Ligës". Indeks Online. 17 gusht 2019. Marrë më 21 shkurt 2020.
  35. ^ "Sevilla vs. Villarreal 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 15 dhjetor 2019. Marrë më 15 prill 2020.
  36. ^ "España sale del túnel tras su triunfo en Dinamarca (1–3)" [Spanja del nga tyneli pas fitores në Danimarkë (1–3)]. 20 minutos (në spanjisht). 13 tetor 2007. Marrë më 28 dhjetor 2015.
  37. ^ "Russia 2–0 Sweden & Greece 1–2 Spain" [Rusia 2–0 Suedia & Greqia 1–2 Spanja] (në anglisht). BBC Sport. 18 qershor 2008. Marrë më 28 dhjetor 2015.
  38. ^ "La Roja lean to the left" [La Roja mbështetet në të majtë] (në anglisht). FIFA. 16 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2016. Marrë më 18 prill 2017.
  39. ^ "Breaking (ouch!) news: Raúl Albiol injured" [Lajmi (ouch!) fundit: Raúl Albiol dëmtohet] (në anglisht). World Cup Blog. 26 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2010. Marrë më 3 korrik 2012.
  40. ^ "World Cup 2014: Diego Costa and Fernando Torres in Spain squad" [Kupa e Botës 2014: Diego Costa dhe Fernando Torres në ekipin e Spanjës] (në anglisht). BBC Sport. 13 maj 2014. Marrë më 14 maj 2014.
  41. ^ "World Cup 2014: Spain drop Alvaro Negredo and Jesus Navas" [Kupa e Botës 2014: Spanja largon Alvaro Negredon dhe Jesus Navas] (në anglisht). BBC Sport. 31 maj 2014. Marrë më 31 maj 2014.
  42. ^ Saj Chowdhury (23 qershor 2014). "Australia 0–3 Spain" [Australia 0–3 Spanja] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 24 qershor 2014.
  43. ^ "Enrique e nis me këmbë të mbarë, Spanja triumfon ndaj Anglisë". Lajmi.net. 8 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2018. Marrë më 19 shkurt 2019.
  44. ^ "Spanja shkatërron Kroacinë, 'Furia e Kuqe' i shënon gjashtë herë nënkampionëve botëror". Telegrafi.com. 11 shtator 2018. Marrë më 19 shkurt 2019.
  45. ^ "Spanja, Luis Enrique rikthen Jordi Albën në kombëtare". Top-Channel.tv. 8 tetor 2018. Marrë më 19 shkurt 2019.
  46. ^ "Walles vs. Spain 1 – 4" [Uellsi vs. Spanja 1 – 4] (në anglisht). Soccerway. 11 tetor 2018. Marrë më 19 shkurt 2019.
  47. ^ "Nos vemos con fuerza para superar al Barça" [Ne e shohim veten për të mposhtur Barçën]. Diario AS (në spanjisht). 6 janar 2010. Marrë më 16 maj 2012.
  48. ^ "Vilamarxant se emociona con Albiol" [Vilamarxant emocionohet me Albiol]. Levante-EMV (në spanjisht). 13 korrik 2010. Marrë më 2 maj 2016.
  49. ^ "Los hermanos Albiol frente a frente" [Vëllezërit Albiol ball për ball]. Diario AS (në spanjisht). 26 tetor 2010. Marrë më 2 maj 2016.
  50. ^ "RealAlbiol: "Mourinho nos ha dado carácter. Día a día demuestra lo gran entrenador que es"" [RealAlbiol: "Mourinho ka ndërtuar karakterin tonë. Çdo ditë ai tregon se sa trajner i mirë është"] (në spanjisht). Real Madrid C.F. 17 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2012. Marrë më 27 maj 2012.
  51. ^ "Acuerdo entre el Valencia y el Madrid por Albiol" [Marrëveshja ndërmjet Valencias dhe Madridit për Albiolin]. El País (në spanjisht). 25 qershor 2009. Marrë më 15 korrik 2009.
  52. ^ "El 'alma' valenciana de Albiol" [Shpirti valencian i Albiolit]. Las Provincias (në spanjisht). 9 janar 2010. Marrë më 2 maj 2016.
  53. ^ "Marcos Senna presentó el Evangélico FC, equipo de fútbol inspirado en los valores cristianos" [Marcos Senna prezanton Evangélico FC, ekipin e futbollit të frymëzuar nga vlerat krishtere] (në spanjisht). Protestante Digital. 20 tetor 2008. Marrë më 18 janar 2019.
  54. ^ a b c d "Raúl Albiol" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 shkurt 2019.
  55. ^ "Raúl Albiol" (në anglisht). Football Database. Marrë më 18 shkurt 2019.
  56. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Raúl Albiol" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 16 shkurt 2019.
  57. ^ "Raúl Albiol". EU-Football.info (në anglisht). Marrë më 24 maj 2018.
  58. ^ "Experts' UEFA Europa League squad of the season" [Skuadra e sezonit e UEFA Ligës së Evropës nga ekspertët] (në anglisht). UEFA. 28 maj 2015. Marrë më 7 janar 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]