Prusianizmi
Prusianizmi përfshin praktikat dhe doktrinat e prusianëve, veçanërisht militarizmin dhe disiplinën e ashpër të lidhur zakonisht me klasën sunduese prusiane.[1][2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prusianizmi e kishte origjinën me ngritjen në fron të Frederik Uilliamit I në 1713, i cili hodhi themelet për një ushtri profesionale dhe të qëndrueshme; një trashëgimi që u vazhdua nga djali i tij Frederiku II i Madh, i cili formoi një ushtri të organizuar dhe efektive, dhe më vonë nga nipi i këtij të fundit Frederik Uilliam II.
Prusianizmi bazohej në kastën konservatore militariste të Junkerëve Prusianë, duke pasur si bazë një disiplinë vertikale, të centralizuar, paternaliste dhe të hekurt. Mbështetja e tij ideologjike përbëhej nga një kombinim i ideologjisë nacionaliste, tradicionalizmit, konservatorizmit dhe militarizmit dukshëm aristokratik, luftënxitës dhe ekspansionist të kohës. Ishte kjo filozofi që ndikoi shumë në qëndrimin e Prusisë dhe më vonë të Gjermanisë në proceset historike si Luftërat Napoleonike, bashkimi i Gjermanisë, Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore.
- ^ "Prussianism dictionary definition | Prussianism defined". www.yourdictionary.com. Marrë më 2016-11-13.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Definition of Prussianism". Dictionary.com. Marrë më 2016-11-13.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)