Portal:Gjeografi
- Адыгабзэ
- Afrikaans
- Alemannisch
- አማርኛ
- العربية
- ܐܪܡܝܐ
- الدارجة
- مصرى
- Azərbaycanca
- تۆرکجه
- Башҡортса
- Boarisch
- Беларуская
- Беларуская (тарашкевіца)
- Български
- বাংলা
- Brezhoneg
- Bosanski
- Català
- Chavacano de Zamboanga
- Нохчийн
- Cebuano
- کوردی
- Čeština
- Dansk
- Deutsch
- Zazaki
- ދިވެހިބަސް
- ཇོང་ཁ
- Ελληνικά
- English
- Esperanto
- Español
- Eesti
- فارسی
- Suomi
- Français
- Frysk
- Gagauz
- Avañe'ẽ
- עברית
- हिन्दी
- Hrvatski
- Magyar
- Հայերեն
- Bahasa Indonesia
- Íslenska
- Italiano
- 日本語
- Jawa
- ქართული
- Qaraqalpaqsha
- Қазақша
- 한국어
- Kurdî
- Кыргызча
- Latina
- Lëtzebuergesch
- Lietuvių
- Latviešu
- Олык марий
- Македонски
- മലയാളം
- ဘာသာမန်
- मराठी
- Bahasa Melayu
- မြန်မာဘာသာ
- Plattdüütsch
- नेपाली
- Li Niha
- Nederlands
- Norsk nynorsk
- Norsk bokmål
- Occitan
- ਪੰਜਾਬੀ
- Kapampangan
- Picard
- Polski
- پښتو
- Português
- Runa Simi
- Română
- Русский
- Scots
- سنڌي
- Srpskohrvatski / српскохрватски
- Taclḥit
- ၽႃႇသႃႇတႆး
- සිංහල
- Slovenčina
- Soomaaliga
- Српски / srpski
- Seeltersk
- Svenska
- Kiswahili
- தமிழ்
- Тоҷикӣ
- ไทย
- Tolışi
- Türkçe
- Xitsonga
- Татарча / tatarça
- Українська
- اردو
- Oʻzbekcha / ўзбекча
- Vèneto
- Tiếng Việt
- West-Vlams
- Wolof
- 吴语
- ⵜⴰⵎⴰⵣⵉⵖⵜ ⵜⴰⵏⴰⵡⴰⵢⵜ
- 中文
- 閩南語 / Bân-lâm-gú
- 粵語
Mirë se erdhet në portalin e Gjeografisë në Wikipedia
Artikulli i muajit [Redakto]Republika e Afrikës Jugore është shtet në jug të Afrikës. Ndodhet në koordinatat 22 - 35° Jug dhe 17 - 33° Lindje dhe rrethohet nga Oqeani Atlantik dhe Oqeani Indian. Afrika e Jugut kufizohet me Namibinë, Botsuanën , Zimbabvenë, Mozambikun dhe Suazilandia ndërsa Lesoto gjendet përbrenda kufijve të Afrikës Jugore. Republika Afrika e Jugut zë një sipërfaqe prej 1,219 milion km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 42,16 milion banorë. Për kryeqytet ka Pretorin dhe selinë e parlamentit e ka në qytetin Kapshtad, ndërsa ka disa gjuhë zyrtare e shtetërore ndër të cilat janë gjuhët e popujve vendas dhe anglishtja. Sipas kushtetutës që nga 1961-ta Republikë dhe nga 1994-ta me 9 krahina (provinca). Kushtetuta e ndryshuar më 1974 parashihte një parlament nga dy dhoma (Kuvendin Nacional dhe Këshillin Nacional ë Krahinave). Kryetar shteti dhe qeverisë është presidenti i shtetit i zgjedhur nga Kuvendi me kohë zgjatje 5 vjeçare. Rreth 77% të popullsisë e përbën populli i quajtur bantu, 12% të bardhët, 8,5% të përzier dhe 2,5% aziatikët. Ka mbi 30 qytete të mëdha ndërsa feja dominuese është feja krishtere me diku 70-80%, pastaj vijnë besimtarët e besimeve tradicionale afrikane, besimtarët budistë, hinduse, myslimane dhe hebrenje... ...Fotografia e muajit [Redakto]Biografi e zgjedhur [Redakto]Prof. dr. Ruzhdi Pllana u lind në Dobërllukë të Vushtrrisë më 15 maj të vitit 1940, vdiq më 20 shkurt 2015, është gjeograf shqiptar.
Prof. dr. Ruzhdi Pllana shkollën fillore e kreu në Smrekonicë, ndërsa normalen në Prishtinë në vitin 1960, studimet në Seksionin e Gjeografisë në Universitetin e Novi Sadit në vitin 1966 me sukses të shkëlqyeshëm. Magjistroi në Zagreb në vitin 1973 dhe doktoroi në Prishtinë në vitin 1977. Nga viti 1960 e deri në vitin 1970 punoi nëpër shkolla fillore dhe të mesme të Mitrovicës. Në vitin 1971 zgjidhet asistent në Seksionin e Gjeografisë. Në vitin 1974 zgjidhet ligjërues, ndërsa në vitin 1978 docent e mandej në vitin 1983 profesor inordinar dhe të profesor ordinar në vitin 1994. Gjatë vitit akademik 1978/1979 ka qëndruar për specializim në Universitetin Shtetëror të Moskës" Lomonosov" në katedrën e Hidrologjisë Kontinentale , mandej me bursë të UNDP-së ka qendruar për specializim në " Hydroprojcet" të Bërnos në Çekosllovaki, në vitin 1975, në Institutin Hidrometeorologjik të Tiranës në vitin 1973. Në departamentin e Gjeografisë në FSHMN -së ligjëron lëndët: Klimatologjia me Meteorologji, Hidrologjia dhe Gjeografia nacionale. Ka publikuar mëse 40 punime profesionale e shkencore; ka hartuar dhe i janë botuar katër tekste shkollore. Në cilësinë e anëtarit apo udhëheqësit ka marrë pjesë në realizimin e disa projekteve shkencore-hulumtuese. Ka kryer detyrën e prodekanit për çështje mësimore gjatë viteve 1975-1977, detyrën e shefit të seksionit të Gjeografisë gjatë viteve 1983-1985 dhe 1990-1994. Në periudhën 1985-1989 ka kryer detyrën e ndihmës ministrit të arsimit në Ministrinë e Arsimit, Shkences dhe Kulturës të KSAK për ëështje të Universitetit dhe të shkencës. Me hapjen e studimeve postdiplomike ka kryer detyrën e udhëheqësit të Kolegjiumit të studimeve pasuniversitare (1995/99). Përveç shqipes si gjuhë amëtare, flet dhe shkruan gjuhën serbe e kroate, kurse shfrytëzon literaturën shkencore dhe komunikon relativisht mirë në gjuhën ruse dhe angleze. Në dhjetor të vitit 2012 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. uzhdi Pllana u lind me 15.05.1940 në fshatin Dobërllukë, komuna e Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë dhe Vushtrri, kurse shkollën e mesme - normale në Prishtinë (1959/60). Studimet në Seksionin e Gjeografisë të Universitetit të Novi Sadit i përfundoi me 1966 me notën mesatare 9.20. Si student i dalluar, ishte bursist i Universiteti dhe dy herë mori shpërblimin e nëntorit te Universitetit të Novi Sadit. Ne vitin 1964 kreu kursin federativ për speleologji dhe gjatë studimeve u përfshi në të gjitha projektet kërkimore speleologjike të profesori të tij. Studimet pasuniversitare i përfundoi ne Universitetin e Zagrebit me 1973, kurse disertacionin e doktoratës e punoi nën udhëheqjen e Prof. Dr. J. Ridjanovic dhe Prof. Dr. T. Shegota nga Universiteti i Zagrebi dhe e mbrojti në Universitetin Prishtinës me 1977....Artikuj të rinj [Redakto]== Titulli ==
WikiProjekte [Redakto]Burime interneti [Redakto]
|
A e dini se [Redakto]
Niveli i këtij deti zvogëlohet çdo vit për një metër, kanë bërë të ditur ekspertët. Ata thonë se për shkak të mungesës së kujdesit njerëzor, Deti i Vdekur mund të thahet deri në vitin 2050. “Kjo është shumë serioze dhe askush nuk është duke bërë asgjë për ta shpëtuar këtë det”, edhe për shkak të konfliktit izraelito – palestinez, ka deklaruar hidrologu Dureid Muahsneh.
|
- ^ Presheva , Bujanoci dhe Medvegja, dje dhe sot, Prisahtinë 2015, faqe 191