Picallë
Picalla | |
---|---|
{{{postal_code_type}}} | 1028 |
Picalla është një fshat në komunën Petrelë në rrethin e Tiranës të Shqipërisë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati gjendet rreth 8 kilometra në jug të Tiranës, pas kodrave të Liqenit të Tiranës. Fshati Picallë ka një sipërfaqe prej 10km2 dhe ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Ai shtrihet në brigjet e lumit Erzen në anën veriore të lumit. Kufizohet me fshatin Stermas në lindje, me fshatin Dumje në jug, me fshatin Arbanë në perëndim ndërsa pas kodrave të fshatit në veri ndodhet qyteti i Tiranës.
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati ka klimë nëntropikale-mesdhetare me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë. Shtrirja përgjatë lumit Erzen ndikon që vera të mos jetë e nxehtë, me temperaturë mesatare të korrikut 24 °C, ndërsa dimri i ftohtë, por jo me temperatura shumë të ulta, për arsye se kodrat përrreth e mbrojnë nga erërat e ftohta te veriut. Temperatura mesatare e janarit shkon ne +7° Celsius. Në vit bie rreth 1 189 mm shi.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njësia administrative Petrelë |
---|
Petrelë · Mullet · Stërmas · Picallë · Shënkoll · Gurrë e Madhe · Gurrë e Vogël · Daias · Barbas · Mangull · Fikas · Qeha · Shytaj · Hekal · Kryezi · Përcëllesh · Durisht |
redaktoni kutinë |
![]() | Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Tiranës
- Vendbanime në Shqipëri