Pedagogjia kritike
Pedagogjia kritike është një filozofi e edukimit dhe arsimit si dhe një lëvizje sociale që ka zhvilluar dhe zbatuar koncepte nga teoria kritike dhe traditat që lidhen me fushën e arsimit dhe studimin e kulturës. [1] Ithtarët e pedagogjisë kritike e shohin mësimdhënien si një akt politik, refuzojnë neutralitetin e dijes dhe insistojnë që çështjet e drejtësisë shoqërore dhe vetë demokracisë nuk dallohen nga proceset e mësimdhënies dhe të të mësuarit [2] Qëllimi i pedagogjisë kritike është emancipimi nga shtypja përmes një zgjimi të vetëdijes kritike, bazuar në terminologjinë portugeze "conscientização". Kur arrihet, ndërgjegjja kritike inkurajohen individët të ndikojnë në ndryshimet në botën e tyre përmes kritikës sociale dhe veprimeve politike.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koncepti i pedagogjisë kritike zë fill nga vepra më e njohur e Paulo Freire, nga viti 1968, me titull, "Pedagogjia e të shtypurve" (Pedagogy of the Oppressed). Freire, një profesor i historisë dhe filozofisë së arsimit në Universitetin Recife në Brazil, në këtë vepër ashtu si edhe në veprat tjera të tij, kërkoi zhvillimin e një filozofie të arsimit të të rriturve e ku shfaqi solidaritet me të varfërit në luftën e tyre të përbashkët për të mbijetuar duke i angazhuar ata në një dialog të ndërgjegjësimit dhe analizës. Megjithëse familja e tij kishte pësuar humbjen dhe urinë gjatë Depresionit të Madh, të varfërit e shihnin atë dhe familjen e tij si pjestarë të klasës së mesme "si njerëz nga një botë tjetër që ndodhnin të binin aksidentalisht në botën e tyre". Zbulimi i tij intim i klasës dhe kufijve të tyre "çoi, pa ndryshim, në refuzimin radikal të Freires të shoqërisë me bazë klase". [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kincheloe, Joe; Steinburg, Shirley (1997). Changing Multiculturalism. Bristol, PA: Open University Press. fq. 24.
Critical pedagogy is the term used to describe what emerges when critical theory encounters education
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Giroux, H., 2007. Utopian thinking in dangerous times: Critical pedagogy and the project of educated hope. Utopian pedagogy: Radical experiments against neoliberal globalization, pp.25-42.
- ^ Freire, Paulo (2009). Pedagogy of the Oppressed. New York, NY: The Continuum International Publishing Group Inc. ISBN 0-8264-1276-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)