Jump to content

Menaxhimi i stresit

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Menaxhimi i stresit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stresi është i pashmangshëm në jetë. Ndërkohë ju nuk e keni menduar por stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkalle sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës.

Mund të dobësoni efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo dhe duke mësuar aftësitë menaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit janë të ndryshme,si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ju mund te provoni disa metoda dhe te zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet. Ja disa teknike qetësuese :

  • Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit
  • shkruaj diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Mbajtja e një ditari nuk është vetëm praktikë e adoleshentëve.
  • Shpreh ndjenjat. Bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë normale për të qenë pastaj i qetë.
  • Bëj diçka që të kënaq. Një hob ose aktivitet që mbush kohën e lirë mund t’ju ndihmojë që të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve ju ndihmojnë të dobësoni stresin.
  • Qendra relaksimi. Këtu përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime pëe qetësimin e muskujve, mesazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze.
  • Aktivitete që njihen pak. Të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizmit, të meditosh, praktiko ushtrim imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe rri me njerëz që dijnë të bëjnë humor.

E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj. Ja disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm :

  • Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë
  • Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjellsjes ndikuar nga stresi dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.
  • Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetës kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.
  • Mbaj afër miq të mirë. Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror.
  • Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë,që të jenë sa më të këndshëm për syrin.

Por stresi mund të jetë i pakalueshëm. Ndërkohë nëse nuk mund t’ju vijë në ndihmë një mik ose familjar ju mund të kërkoni këshillën e një profesionisti.

Si mund të përcaktoj shkallën e stresit tim ?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkalla e stresit mund të jetë dhe një tipar gjenetik i trashëguar. Sa të mbështetur ndiheni nga familja dhe miqtë, eksperiencat e mëparshme, përballja me streset dhe aftësia juaj për ta përballuar apo për t’u kthyer mbrapa. Çfarë është shumë stresuese për një pëeson ndoshta nuk mund të jetë për një tjetër. Shkalla e stresit tuaj në një situatë varet se sa ju e nuhasni atë dhe sa zgjatë më vonë.

Shumë njerëz kanë mësuar se si të sillen me stresin e tyre më mirë se të tjerët. Nëse keni dyshim për daljen nga gjendja e stresit, ju duhet të mësoni mënyra më të mira për t’u shëruar. Ndryshimet që mund të ndodhin në jetë, si humbja e një njeriu të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës, janë disa shkaqe që ju bëjnë të ndjeheni të stresuar por përgjithësisht kohëzgjatja varet nga vetë ju.

Sa ndikim ka stresi tek unë ?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar, shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme me të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, problem në marrëdhënie me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur jeni të stresuar, trupi juaj krijonë hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës dhe japin një vërshim energjishë. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situate ku nodheni. Kur situate stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen normale.

Por pak stres është normal, madje i nevojshëm për të pasur një jetë të ndryshueshme dhe interesante. Përgjigjia ndaj stresit mund të jetë i dobishëm kur reaksioni i shpejtë ndaj tij bëhet i dobishëm. Prapëseprapë, mund të vështirësojë aftësitë tuaja për t’i dale ballë detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerëzit që ju rrethojnë. Në qoftë se ju ndiheni të shtypur nga një gjendje mbistresante, për një periudhë të shkurtër kohore ju mund të filloni të ndiheni të dobët dhe të shfaqni probleme shëndetësore. Lajmi i mirë është se mund të gjeni rrugë, që ju shpien drejt indiferencës dhe shpenzimin e kohës me të tjera plane që nuk ju lënë të mendoni rreth stresit.