Masakra e Suharekës
Masakra e Suharekës | |
---|---|
Vendndodhja | Therandë, Kosovë |
Data | 26 mars 1999 |
Shënjestra | shqiptarët, përkatësisht familja Berisha në Therandë |
Lloji i sulmit | masakër |
Vdekje | 48[1] |
Autorët | Policia dhe MUP-i serb |
Masakra e Suharekës e njohur edhe si Masakra e Therandës (serbisht: Masakr u Suvoj Reci) i referohet vrasjes masive të civilëve shqiptarë të Kosovës të kryera nga oficerët e policisë serbe më 26 mars 1999 në Therandë, Kosovë, gjatë Luftës në Kosovë.[2] Pas vrasjes, trupat e viktimave u transportuan në Serbi dhe u varrosën në varreza masive pranë një objekti policie në Batajnicë.
Masakra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në masakrën e Therandës u vranë 48 shqiptarë, duke përfshirë katërmbëdhjetë nën moshën 15 vjeç. Dyzet e gjashtë ishin anëtarë të familjes Berisha - të cilët ishin në shënjestër sepse ata kishin marrë me qira njërën nga shtëpitë e tyre për vëzhguesit e OSBE-së në Therandë, të cilët siguruan një ndjenjë sigurie për shqiptarët vendës por u tërhoqën nga zona kur filluan bombardimet e NATO-s.[3] Një grua dhe dy fëmijë i mbijetuan masakrës. Viktimat u mbyllën brenda një picerie, në të cilën u hodhën dy granata dore. Para se të nxirrte trupat nga ndërtesa, policia dyshohet se ka qëlluar këdo që ende kishte shenja jete. Trupat e viktimave u transportuan më vonë në Serbi dhe u varrosën në varreza masive pranë një objekti policie në Batajnica, afër Beogradit.
Pasojat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hetimi për masakrën e Therandës filloi tre vjet pasi u zbuluan varret masive në Serbi. Gjatë gjykimit u morën në pyetje më shumë se 100 dëshmitarë, përfshirë Shyhrete Berishën, e cili i mbijetoi krimit duke u hedhur nga kamioni që po transportonte kufomat për në Serbi.[4] Prokurori i Serbisë për Krimet e Luftës ka akuzuar tetë policë për masakrën, përfshirë anëtarët e SPU të 37-të të MUP-it serb. Dëshmitarët kryesorë të Zyrës së Prokurorit janë ish-pjesëtarët e policisë, të cilët janë në gjendje të përshkruajnë me detaje vrasjen e civilëve shqiptarë dhe bartjen e trupave të tyre nga Theranda në Batajnicë të Serbisë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ivana Nikolić (26 mars 2016). "Activists March to Kosovo Mass Grave in Belgrade" (në anglisht). Balkan Insight. Marrë më 26 mars 2016.
- ^ B92 - Insight - File Cabinet - War Crimes Trials in Serbia
- ^ "UNDER ORDERS: War Crimes in Kosovo - 13. Suva Reka Municipality". www.hrw.org (në anglisht). Marrë më 2019-06-18.
- ^ "Serbia war crimes court convicts ex-police of Suva Reka Massacre" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2020. Marrë më 23 dhjetor 2019.