Lumi i Llapit
Lumi i Llapit | |
---|---|
Vendi | Llap |
Koordinatat | 42°45′19″N 21°01′02″E / 42.7553°N 21.0172°E |
Dalje kryesore | Sitnica |
Shtetet e pellgut | Kosova |
Vendbanimet | Besiana |
Lumi i Llapit (ose Llap/i) është lumi i cili buron në malet e Albanikut, ndërsa si burim i tij merret bashkimi i lumit Murgulla me atë të Sllatinës në fshatin Pollatë të Besianës.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesa burimore e lumit rrjedh nëpër lugina relativisht të ngushta dhe të rrëpira. Në fushëgropën e Llapit lumi hyn në fshatin Pollatë ku shpejtësia e lëvizjes zvogëlohet dhe merë karakteristika të lumit fushorë. Sistemi lumor i lumit karakterizohet me rrjet relativisht të dendur të rrjetit lumor.
Gjerësia e lumit ndryshon për shkak të dinamikës që kanë lumenjtë, ajo sillet në nivele normale rreth 9-12 metra në pikën hidrometrike në Lluzhan, thellësi deri në 1.2 m. Thellësia gjithashtu nuk është e njejtë ngase shtrati ndërtohet nga thellimet ku uji është më i qetë dhe pjesët e cekëta ku thellësia është më e vogël.
Gjatësia e këtij lumi në komune është 61 km, ndërsa deri në grykëderdhje në lumin Sitnica 76.8 km dhe sipërfaqe të pellgut 948.9 km2. [1] Pellgu i lumit Llap në komunën e Besianës kryesisht përputhet me vijën e kufirit komunal, përveç me komunën e Prishtinës. Kështu, ujërat e lumit të Ballabanit, nga venbanimet si: Koliq, Sharban, Rimanishtë i shkarkojnë ujërat në këtë komunë.
Regjioni i quajtur Llap që kalon kufijtë e Komunës së Besianës dhe shtrihet në verilindje të Prishtinës, i falënderon po këtij lumi emrin e vet. [2]
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". Encyclopedic Dictionary of Kosova. Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1009 - 1010. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ Selami Pulaha; Seit Mansaku; Andromaqi Gjergji (1982). Shqiptarët dhe trojet e tyre. Tiranë: 8 Nëntori.