Jump to content

Kompjuteri kuantik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kompjuteri kuantik është çdo aparat njehsues që shfrytëzon dukurinë e mekanikës kuantike, si mbivendosjen kuantike dhe kurthimin kuantik, për të kryer veprime me të dhënat. Ne kompjuterat e sotëm, sasia e të dhënave kompjuterike matet me ane të bitëve ndërsa ne kompjuterin kuantik, te dhënat maten me kubitë. Parimi themelor i njehsimit kuantik është qe vetitë e grimcave kuantike mund te përdoren te riparaqesin ndërtueshmerinë e te dhënave, dhe qe mekanika kuantike mund te sajohet dhe ndërtohet për te kryer veprime me këto te dhëna.

Kompjuteri kuantik do te lejoje qe biti te mbaje vlerat 0 dhe 1 njëkohësisht. Ai mund te kryeje poashtu njëkohësisht veprime kërkuese te shumëfishta, me përfundimin e fundem te mvarur me modelin ndërhyrës te krijuar nga njehsimet e ndryshme.

Megjithëse njehsimi kuantik ndodhet ende ne hapat fillestare, janë kryer tashme eksperimente ne te cilët janë zbatuar veprime njehsuese kuantike me një numër shume te vogël kubitesh. Kërkimi ne fushën teorike dhe praktike vazhdojnë me hapa marramendës, dhe shume qeveri dhe fonde ushtarake agjenturore përkrahin kërkimin e njehsimit kuantik për te zhvilluar kompjutera kuantike si për përdorimin qytetar ashtu edhe për sigurimin kombëtar, tek ky i fundit veçanërisht përdorimin e njehsimit kuantik ne kriptoanalize.

Historia e kompjuterit kuantik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parimi i funksionimit te kompjuterit kuantik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne kompjuterin kuantik gjithçka ka te beje me nivelin nen-atomik. Thelbi i tij është kubiti, i cili punon me gjendjen pozitive ose negative te vërtitjes atomike. Meqe vërtitja (rrotullimi) i një atomi ne kompjuterin kuantik nuk mund te përcaktohet me saktësi, por 0 dhe 1, janë te mundhme me shume veprime njehsuese (kompjuterike) sesa gjithësia e dukshme ka (përmban) atome. Shpikja e këtij kompjuteri kaq te shpejte do te na lejonte qe te zgjidhnim algoritma shume te komplikuara ne një afat shume te shkurtër kohor. Kjo do te ndikonte ne mjekësi, urbanistike, fizike etj.

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]