Jason Biggs
Jason Matthew Biggs (lindur me 12 Maj, 1978) eshte nje aktor amerikan dhe komedian, i njohur me se shumti per rolet e tij si Jim Levenstein ne serite e komedise American Pie, dhe Larry Bloom ne serite origjinale te Netflix, Orange is the New Black.Ai ka luajtur gjithshtu edhe ne filmat si Boys and Girls,Loser,Saving Silverman,Anything Else,Jersey Girl,Eight Below,Over Her Dead Body dhe My Best Friend's Girl.Biggs fillimisht u be i njohur ne rolet e tij ne telenovelen As the World Turns,e cila beri te mundur qe ai te nominohej per cmimin Daytime Emmy Awards for Outstanding Younger Actor ne seriale dramash me 1995.
Femijeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Biggs u lind ne zonen e Pompton Plains ne Pequannock Township,New Jersey.E ema e tij,Angela,eshte nje infermiere ndersa i ati,Gary Louis Biggs, eshte nje menaxher kompanie transportesh.I ati i Biggs eshte me origjine angleze dhe italiane ndersa e ema me origjine siciliane.Mbiemri i tij e ka prejardhjen nga origjnia e tij angleze.Ai eshte rritur si Katolik.
Ai u rrit ne Hasbrouck Heights dhe ndoqi gjimnazin Hasbrouck Heights High School,ku arriti sukses ne tenis.Biggs ne fillim ndoqi universitetin e New York-ut para se te vazhdonte Montclair State University, duke e braktisur perfundimisht ate.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Biggs filloj aktrimin qe 5 vjec.Ne 1991,ai beri debutimin e tij ne TV ne serite Drexell's Class te FOX.Ne 1988,ai mori karten Screen Actors Guild per performancen e tij ne reklamen televizive te Pathmark.Ai me vone rikujtoj,ne nje interviste per TV Guide ne 2015,"Me kujtohet se me duhej te haja nje paste gjate xhirimeve.Ne menyre te perseritur.Fantastike."
Kur Biggs ishte 12 vjec,ai u shfaq ne kanalin HBO,The Fotis Sevastakis Story,por per arsye licencimi, nuk u transmetua asnjehere.Po ne te njejtin vit,Biggs debutoj ne Broadway me Conversations with My Father me Judd Hirsch.Ai me vone u shfaq ne telenovelen, As the World Turns,ku u nominua per cmimin Emmy Amward si Aktori i Ri me i Mire.