Jump to content

Ivan Sergejeviç Turgenjev

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ivan Turgenjev
U lind më18 tetor 1818
Orel, Rusi
Vdiq më3 shtator 1883
Bougival, Seine-et-Oise, Francë
KombësiaRusë
Gjinitë letrarenovela dhe dramë
Ivan Sergejeviç Turgenjev

Ivan Sergejeviç Turgenjev (rusisht: Ива́н Серге́евич Турге́нев; anglisht: Ivan Sergeyevich Turgenev) (lindi më 18 tetor 1818Orel, Rusi, vdiqë më 3 shtator 1883, Bougival, Seine-et-Oise, Francë). Rrjedh nga një familje me gjendje të mirë materiale, e do të kaloj femininë në pasurinë çiflikun familjar. Pa dyshim se këto kujtime fëminie do ti shërbejnë si burim kryesor të veprës së tij (shih rrëfimin pjesërisht autobiografik « Dashuria e parë ». Në moshën 15 vjeçare fillon studimet në univerzitetin e Moskvës kurse i kryen në Gjermani, në moshën 20 vjeçare.

I shtënguar nga e ëma që donte të shoh birin të ngren dore nga letërsia, hyn në ministrinë e punëve të brendshme por nuk u largua nga shkrimi. I vënë re nga kritika për disa poema (si Parasha), arrijti suksese të vijuese sidomos me Memorjet e gjyatarit. Kjo përmbledhje novelash shënojnë angazhimin e Turgenjevit të ri, i cili nëpërmjet përshkrimeve të sqenave të jetës fshatare, përmend duhet cekur, me kujdes absurditetin e skllavërimit ; absurditet mbi të cilin mundi të gjykoj në sajë të sjelljeve despotike të ëmës së vet ndaj këtyre « frymorëve».

Suksesi i parë, gjithashtu telashet e para. I cenzuruar nga pushteti, shkrimet e tij (që ndikuan në vendimin e carit për pezullimin e skllavërisë) i kushtuan një muaj burg (1852) si dhe tre vjet burg shtëpiak. Inteligjenca ruse pyetet gjithashtu përballë këtij shpirti liberal e i moderuar, në një epokë kurr marrja pozicione politike vëndonte në shënjestër, e opinioni kërkonte literaturë më të angazhuar.

Më 1855, Turgenjevit i lejohet të largohet nga pasuria e tij… I tërhjekur nga Evropa të cilën e kishte vizituar më parë për disa herë, vendoset në fillim në Gjermani e mandej në Francë (ku jetoi gati 32 vjet). Gjatë udhëtime të tija, në vitin 1843, takoi kantautoren Pauline Viardot, e martuar e me fëmijë, në të cilën u dashurua dhe u bë shok e dashnor me të e kurr vdiq nga kanceri, më 3 shtator 1883, dha shpirt i mbështetur në kraharorin e saj.

Në egzil në Evropë, i pranuar ndër qarqe të kultivuara parisiane, Turgenjevi lozi rolin e ambasadorit të kulturës ruse, vend të cilin e bëri të njohur me tablotë e tija të jetës fshatare. Dhe ky lirik i dashuruar në tokën e atdheut, nuk ngeli vetëm përshkrues i Rusisë fshatare edhe i muxhikëve të thjeshtë e të dashnorëve të namur e fushnjanëve të tjerë… Në këtë mënyrë ai krijoi përshkrimin e thjeshtë e të bukur të natyrës që ngjall një ndjenjë të harmonisë dhe begatisë, përshtypje e lumturisë që shpërndahet lexuesit, Turgenjevi ngritet në dëshmitar i kohës së vet, vështrues i klasës së kultivuar ruse që në këtë mes të shek. XIX, gjindej në zhvillim e sipër, klasë e kultivuar « që ishte objekt i observimeve të mia kryesore ». Nga këtu kuptojmë më së miri evoluimin e veprës që ndjek mendimin social, idealist (Rudin) dhe nihilizmin (Etërit dhe fëmijët).

Turgenjevi la një vepër të gjër me tregime, novela, drama dhe romane titujt e të cilëve në origjinal janë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romanet sipas vitit të daljes (titujt origjinal):

  • Рудин, 1855
  • Дворянское гнездо, 1859
  • Накануне, 1860
  • Отцы и дети, 1862
  • Дым, 1867
  • Новь, 1877

[1][lidhje e vdekur]