Jump to content

Ivan Klasnić

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ivan Klasnić
Të dhënat vetjake
DatëlindjaGabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data
VendlindjaHamburg, Gjermania
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
I lirë
Karriera me të rinjtë
1984–1992Union 03 Altona
1992–1994TSV Stellingen 88
1995–1997FC St. Pauli
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1997–2001FC St. Pauli95(26)
2001–2008Werder Bremen151(49)
2008–2010Nantes33(10)
2009–2010Bolton Wanderers (Huazim)27(8)
2010–2012Bolton Wanderers50(12)
2012–2013Mainz 053(1)
Karriera ndërkombëtare
1998–1999Kroacia U195(1)
2001Kroacia U213(1)
2004–Kroacia41(12)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21:58, 24 mars 2013 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22:00, 11 mars 2012 (UTC)

Ivan Klasnić (29 janar 1980) është një futbollist kroat që luan aktualisht për Mainz O5 në Bundesliga dhe për Kombëtaren Kroate. Në 2007, Ivan Klasnić u nënshtua një transplanti në veshka, dhe u bë lojtari i parë që merr pjesë në një turne të madh (UEFA Euro 2008) pas një transplanti. Gjithashtu Klasnić ka luajtur për Kombëtaren Kroate edhe në UEFA Euro 2004 dhe në Botërorin 2006.

Klasnić e filloi karrerën e tij profesioniste tek skuadra e St. Pauli, dhe la mbresa në pozicionin e sulmuesit në 3 sezone e gjysëm ku luajti në Bundesligën e dytë, që kur u bë lojtar profesionist në janar të vitit 1998.[1] Përpara se të luante tek St. Pauli, Klasnić ka luajtur tek Union 03 Hamburg dhe TSV Stellingen që ishin 2 skuadra amatore.

Klasnić duke luajtur për Werder Bremen

Pasi ndihmoi St. Pauli që të ngjiteshe në Divizionin e parë me 10 Gola të shënuara në Divizionin e dytë, Klasnić u transferua tek Werder Bremen në vitin 2001, dhe u vendos në skuadrën e parë në vitin 2003 duke bërë performanca shumë të mira. Në 2 sezonet e para me Werder Bremenin, Klasnić kishte një formë të çrregullt (ai shënoi vetëm 3 Gola në 36 Ndeshje në BundesLigë), dhe pësoi 2 dëmtime të rënda në gju, por më pas ai u bë lojtar i rëndësishëm, duke fituar edhe DFB-Pokal në vitin 2006.

Ai shënoi 13 Gola, kurse partneri i tij Brazilian Ailton shënoi 11 Gola. Kontrata e tij me Werder Bremen mbaroi, dhe kjo gjë solli një grindje për nënshkrimin e kontratës së re në fillim të vitit, para se Klasnić të vendoste të qëndronte përfundimisht tek Werderi.

Gjatë sezoni 2004-05 në UEFA Champions League, Ivan Klasnić shënoi 5 Gola në 2 Ndeshjet e para të Grupit, duke përmendur një Hattrick të shënuar kundër RSC Anderlecht në fitoren 5-1 të Werder Bremenit. Klasnić ndihmoi skuadrës tij që te kalonte fazën e grupeve në vendin e dytë me 13 pike. Në çerek-finale, Werder Bremen u shkatërrua nga Lyon me rezultatin e përgjithshëm 10-2 (0-3 në ndeshjen e parë dhe 2-7 në ndeshjen e dytë).

Werder Bremen nuk pati sukses në sezonin 2006-07, pasi luajti vetëm 7 Ndeshje dhe shënoi 1 Gol në Bundesligë kundër Energie Cottbus, ku Werder Bremen barazoi në shtëpi me rezultatin 1-1.

Më 14 maj 2008, Werder Bremen lajmëroi se Klasnić do të largoheshe nga klubi.

Golat me Kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sëmundja dhe Transplanti i veshkave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Klasnic: "Für eine Rückkehr zu St. Pauli ist es noch zu früh"" (në gjermanisht). transfermarkt.de. 15 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2009. Marrë më 1 shtator 2009.

Lidhje të jashtëme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]