Gora
Appearance
Gora (maqedonisht dhe serbisht: Гора Gora), është trevë malore në jug të Kosovës dhe shtrihet deri në kufi me Maqedoninë.
Gjeografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është e përbërë prej anëve malore, maleve dhe luginave të ngushta lumore. Është më e lartë, më malore, më e ftohtë se ajo e Opojës.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gora është e banuar me popullsi gorane të fesë myslimane, flasin gjuhën slave, me fjalor të përzier, veshje, doke e zakone të afërta me popullsinë shqiptare. Popullsia është marrë më parë me blegtori dhe me zejtari. Edhe goranët njihen si gurbetçinj, që kanë lëvizur jo vetëm nëpër Kosovë, por edhe në viset e ish-Jugosllavisë dhe jashtë saj. Njihen edhe si ëmbëltorë të shquar. Qendër e Gorës dhe e komunës është Dragashi, me rreth 20,000 banorë, kryesisht goranë myslimanë.