Fatmir Limaj
Zëvendëskryeministër | |
---|---|
Në detyrë 9 Shtator 2017 – 26 Dhjetor 2019 | |
Drejtues i NISMA për Kosovën | |
Titullar | |
Në detyrë 28 Shkurt 2014 | |
Paraprirë nga | Zyra e re |
ish–Ministër i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit në Qeverinë e Kosovës | |
Në detyrë 9 Janar 2007 – 18 Tetor 2010 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 4 Shkurt
1971 Banjë, Malishevë, Republika e Kosovës (ish-Republika Federale e Jugosllavisë) |
Nënshtetësia | Shqiptare |
Partia politike | Partia Demokratike (1999 – 2014) NISMA për Kosovën (2014 – prezent) |
Fëmijët | 4 |
Nënshkrimi | |
Fatmir Limaj (i lindur më 4 shkurt 1971)
në fshatin Banjë të Malishevës, në Kosovë. Është politikan, jurist shqiptar dhe ish-udhëheqës ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ish Ministër i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit gjatë viteve 2007 - 2010. Ai ishte i njohur me nofkën Çeliku gjatë Luftës së Kosovës.Ishte një person trim i cili luftoi për çlirimin e Atdheut të tij
Është fëmija i dytë i Kadri dhe Mejreme Limajt. U rrit në një familje me kushte mesatare jetese në frymën atdhetare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e Mesme Bujqësore, Fakultetin Juridik, dhe Magjistraturën i kreu në Prishtinë. Ai jeton në Prishtinë dhe ka katër fëmijë.
Qysh në moshën 16 vjeçare filloi të merrej me lëvizjet e atëhershme ilegale. Është një ndër themeluesit e UÇK-së. Në aksionet e policisë serbe për t'i arrestuar aktivistët e UÇK-së, në vitin 1996 i'u arrestua vëllau i tij Demir Limaj ndërsa ai vet u detyrua të dilte jashtë shtetit (në Zvicër). Në vitin 1997 u kthye në Kosove që të ishte aty kur UÇK-ja do të dilte publikisht në skenë. U emërua si Komandant i Brigadës 121 - "Kumanova" dhe ishte një ndër udhëheqësit politik e ushtarak të UÇK-së. Ishte përherë aktiv në betejat që i zhvillonte brigada e tij. Gati në secilën betejë brigada e tij triumfoj, si në betejat në Llapushnik, Rahovec, Duhël, Malishevë, Therandë, etj.
Pas përfundimit të luftës, Fatmir Limaj u shpall si nënkryetar i PDK-së, shef i grupit parlamentar të PDK-së dhe zv. Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme. Pas triumfit në Hagë, ai i'u rikthye sërish jetës politike si nënkryetar i PDK-së. Në zgjedhjet e vitit 2010, të cilat PDK i fitoj, Fatmir Limaj doli si njeriu i pare më i votuar në Kosovë. Me pas doli Hashim Thaqi, Fatmir Limaj u zgjodh si Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës. Gjatë mandatit të tij 3-vjeqar në krye të Ministrisë së Transportit janë shtruar 1300 km rrugë. Gjithashtu ai nënshkroi kontratën për Rrugën e Kombit: Morinë - Prizren - Prishtinë - Merdare që lidhet me pjesën e përfunduar të autostradës në Shqipëri. Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 12 dhjetor Fatmir Limaj ishte njeriu i pare më i votuar në PDK. Aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës. Akuzohet për kinse "krime gjatë luftës në Kosovë gjatë vitet 1999" pra akuza dhe njollosje që ju bëhen luftëtarëve të lirisë nga kuzhinat e Beogradit dhe Moskës. Hetohet po ashtu për kinse "korrupsion në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit tashmë Ministria e Infrastrukturës gjatë viteve 2008-2011". Mirëpo nuk duhet harruar se gjatë kohës së tij janë bërë vepra madhore e po vazhdojnë edhe sot pa harruar përmendjen e asfaltimit të 1300 km rrugë në tërë territorin e Kosovës. Gjatë kohës sa po qëndron në arrest shtëpiak dhe po ballafaqohet me akuza të trilluara është lansuar fushata në mbrojtje të z. Limaj i cili slogan thotë : "Unë kam një Hero... Ai është Fatmir Limaj".