Endoderma
Appearance
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky ind, tipik për rrënjët në strukture primare, vesh cilindrin qendror te rrënjës dhe të disa kërcejve nëntokësore. Ai izolon fletat e indeve kërcore duke kryer funksion mbrojtës. Është ind njështresor i përberë nga qeliza në kontakt afatgjate me njëra tjetrën, pa hapësira nderqelizore, me dy muret rrezore dhe dy muret transversale te papërshkueshëm nga mbulimi me një shirit tape. Në rrënjët e shumë bimëve që nuk zhvillojnë strukture dytësore, qelizat e endodermes marrin funksion mbështetës duke drurezuar jo vetëm muret e lartpërmendur por dhe muret tangjenciale të jashtëm e te brendshëm. Në këtë mënyre formohet endoderma e shpeshtuar në forme U-je ose O-je.