Ekipi i Ëndërrave i FIFA Kupës së Botës
Ekipi i Ëndërrave i FIFA Kupës së Botës është ekipi më i mirë i të gjitha kohërave i FIFA Kupës së Botës e publikuar nga FIFA në vitin 2002 pas një sondazhi të publikuar në internet që i lejonte tifozëve të zgjidhnin ekipin e tyre të ëndërrave.[1][2] Diego Maradona i Argjentinës mori më shumë vota. Më shumë një milion e gjysëm tifozë nga e gjithë bota votuan në sondazh, që u mbajt në uebfaqen zyrtare të FIFA-s, www.FIFAworldcup.com, me Maradonën që mori 111,035 vota. Pelé i Brazilit, i cili e fitoi trofeun tre herë, mori 107,539 vota kurse Zinedine Zidane, i cili shënoi dy herë për Francën në finalen e vitit 1998, u rendit i treti me 80,527 vota.[1]
Formacioni me njëmbëdhjetë lojtarë ishte 3–4–3, me një portier, tre mbrojtës, katër mesfushorë dhe tre sulmues.
Lojtari[1] | Pozicioni gjatë karrierës | Ekipi kombëtar Turnamentet e luajtura |
---|---|---|
Lev Yashin | Portier | Bashkimi Sovjetik 1958, 1962, 1966, 1970 |
Paolo Maldini | Mbrojtës i majtë dhe qëndër-mbrojtës | Italia 1990, 1994, 1998, 2002 |
Franz Beckenbauer | Qëndër-mbrojtës | Gjermania 1966, 1970, 1974 |
Roberto Carlos | Mbrojtës i majtë | Brazili 1998, 2002, 2006 |
Roberto Baggio | Sulmues i dytë ose mesfushor sulmues | Italia 1990, 1994, 1998 |
Zinedine Zidane | Mesfushor sulmues | Franca 1998, 2002, 2006 |
Michel Platini | Mesfushor organizator i avancuar | Franca 1978, 1982, 1986 |
Diego Maradona | Mesfushor sulmues ose sulmues i dytë | Argjentina 1982, 1986, 1990, 1994 |
Romário | Sulmues | Brazili 1990, 1994 |
Johan Cruyff | Sulmues ose mesfushor sulmues | Holanda 1974 |
Pelé | Sulmues ose mesfushor sulmues | Brazili 1958, 1970 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c "FIFA DREAM TEAM: Maradona voted top player" [Ekipi i Ëndërrave i FIFA-s: Maradona votohet lojtari më i mirë] (në anglisht). Reuters. 19 qershor 2002. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2012. Marrë më 23 janar 2019.
- ^ Marcelo Leme de Arruda (24 korrik 2014). "World All-Time Teams" [Ekipet e të gjitha kohërave të botës] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 2 gusht 2017.