Jump to content

Didaktika e madhe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Didactica Magna nga Jan Amos Komenski, botimi në gjuhën gjermane - 1913

Didaktika e Madhe (Latin: Didactica Magna) është kryevepra e pedagogut çek Jan Amos Komenski. Kjo vepër u shkrua në vitin 1632, u botua në gjuhën çeke në vitin 1640 ndërsa në gjuhën latine në vitin 1657. Titulli i plotë i veprës është: Didaktika e madhe, e cila përfshin shkathtësinë e përgjithshme për atë se si duhet t`i mësohen dikujt të gjitha,... (Didactica Magna Universale Omnes Omnia Docendi Artificium Exhibens,...)[1] [2] [3]

Vepra Didaktika e Madhe fillon me dedikimin: Të gjithë shefave të institucioneve shoqërore, sundimtarëve të shtetëve, kryemurgive kishtarë, prindërve dhe kujdestarëve të fëmijëve mëshirë dhe paqe nga Zoti atë dhe Zoti ynë Jezu Krishti në Shpirtin e shenjtë.

Komenski e përkufizon didaktikën e madhe kështu:

"Didaktika e madhe është shkathtësi e përgjithshme për të mësuar çdokë për çdo gjë"

— Jan Amos Komenski (Didaktika e madhe)
  • Hyrje
  • Dobia nga didaktika
  • Përshëndetje lexuesve
  • I. Njeriu është krijesa më e lartë, më e pakusht dhe më e përsosur;
  • II. Qëllimi përfundimtar i njeriut është përtej kësaj jete;
  • III. Kjo jetë është vetëm përgatitje për jetën e amshuar;
  • IV. Tri shkallët e përgatitjes: të njohurit e vetvetes (dhe të të gjithave rreth vetes), sundimi i vetvetes dhe drejtimi kah Zoti;
  • V. Embrionet për këto të trija (diturinë, virtytin dhe religjiozitetin) janë në ne nga natyra:
  • VI. Njeriun duhet edukuar nëse do të bëhet njeri:
  • VII. Njeriu arsimohet më me sukses në moshën e hershme dhe vetëm atëherë mund të arsimohet:
  • VIII. Të rinjët duhet edukuar së bashku, dhe për këtë janë të nevojshme shkollat:
  • IX. Tërë rininë e të dy gjinive duhet besuar shkollave;
  • X. Mësimi në shkolla duhet të jetë i përgjithshëm;
  • XI. Deri tani nuk ka pasur shkolla të cilat do t'i përgjigjeshin plotësisht qëllimit të vet;
  • XII. Shkollat mund të përmirësohen;
  • XIII. Baza e përtëritjes së shkollave është rendi i saktë në çdo gjë;
  • XIV. Rendin e saktë në shkollë duhet huazuar nga natyra dhe atë ashtu që nuk mund ta ndalojnë kurrfarë pengesash;
  • XV. Themelet e zgjatjes së jetës;
  • XVI. Ligjet e përgjithshme të të mësuarit dhe të të nxënit, më saktë si duhet të mësohet e të nxihet me siguri, në mënyrë që të arrihet sukses;
  • XVII. Bazat për mësimdhënie dhe të nxënit e lehtë;
  • XVIII. Bazat e thellësisë së të mësuarit dhe të nxënit;
  • XIX. Parimet e shkurtësisë dhe shpejtësisë në mësim;
  • XX. Metoda e shkencave të veçanta;
  • XXI. Metoda e shkathtësive;
  • XXII. Metoda për mësimin e gjuhëve;
  • XXIII. Metoda e edukatës morale;
  • XXIV, Metoda e zgimit të religjiozitetit:
  • XXV. Nëse dëshirojmë reformën e plotë të shkollave sipas rregullave të krishtërimit të vërtetë, duhet që librat paganë ose t'i heqim nga përdorimi ose së paku të përdoren më me kujdes se deri tani;
  • XXVI. Mbi disiplinën shkollore;
  • XXVII. Mbi punëtorinë shkollore të katërfishtë sipas shkallës së rritës dhe përparimit;
  • XXVIII. Baza e shkollës së nënës;
  • XXIX. Bazë e shkollës është gjuha amtare;
  • XXX Projekti i shkollës latine;
  • XXXI. Mbi akademinë;
  • XXXII. Mbi rregullimin vërtet të saktë dhe të përgjithshëm të shkollave;
  • XXXIII. Mbi mjetet që janë të nevojshme që kjo metodë e përgjithshme të fillojë të përdoret.
  • Shënime
  1. ^ Comenius, Johann Amos (në anglisht), 1920
  2. ^ "Univerzita Jana Amose Komenskeho Praha" (në çekisht). Marrë më 2019-09-05.
  3. ^ Comenius, Johann Amos (në anglisht), 1905