Bujar Dugolli
Bujar Dugolli , i lindur më 30 tetor 1969 në Nekoc, Komuna e Drenasit.[1] Dugolli ishte deputet i Kuvendit të Kosovë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.[2]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gllogoc. Pas përfundimit te arsimit të mesëm drejtimi elektroteknikë u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Elektroteknikës në vitin akademik 1989/90, por regjimi i atëhershëm komunist jugosllav ia ndërpreu studimet për faktin që vinte nga një familje ideo-politikisht e papërshtatshme për regjimin e atëhershëm, si dhe për shkak se mori pjesë aktivisht në demonstratat 1989/90 kundër suprimimit të autonomisë se Kosovës. Kjo ndalesë i zgjati deri në riorganizimin e Universitetit të Prishtinës si Universiteti i Republikës së Kosovës ku u riregjistrua në vitin akademik 1992/93, në Fakultetin Filozofik, Departamentin e Historisë, ku edhe diplomoi në vitin 1997. Në të njëjtin fakultet përfundoi edhe studimet pasuniversitare drejtimi Historia e Kohës së Re dhe mori titullin: Magjistër i shkencave të historisë më 29.03.2004. Disa vite me vonë, mori titullin "Doktor i shkencave të historisë" më 13.07.2007, në Universitetin e Prishtinës.[3]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillimit të karrierës së tij politike i parapriu angazhimi në aktivitetet organizative të studentëve në Universitetin e Prishtinës në periudhën më të rënd të mbijetesës se tij. Në vitin 1995 u zgjodh kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të Fakultetit Filozofik, si dhe anëtar i Këshillit Shkencor –Mësimor. Pas një pune të suksesshme organizative me studentë të Fakultetit Filozofik dhe angazhimit në aktivitet studentore në nivel të Universitetit të Prishtinës, fitoi besimin e studentëve për të udhëheqë me organizatën dhe me 4.2.1997 u zgjodh kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe në të njëjtën kohë edhe anëtar i Senatit të UP-së, deri me 1999. Ishte udhëheqës i lëvizjes jo violente studentore në Kosovë gjatë viteve 1997-1999, lëvizje kjo e njohur për rezistencën kundër regjimit serbe të Millosheviqit. Për shkak të aktivitetit të tij politik-kombëtar ishte i ndjekur, arrestuar dhe i keqtrajtuar rëndë disa herë nga policia serbe. Jehona dhe suksesi i protestave studentore 1997/99 e bëri atë faktor të rëndësishëm në skenën politike në Kosovë dhe si lider studentor përfaqësoi studentët, Universitetin e Prishtinës edhe institucione të ndryshme të Kosovës në shumë institucione kombëtare dhe ndërkombëtare të niveleve të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare.[4]
Ka qenë anëtar i delegacionit negociator të Kosovës në procesin e Rambujesë - Parisit, 1999. Në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës e dalë pas procesit të Rambujes ishte ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, 1999-2000. Nga dhjetori 2004 deri në janar 2008, ka qenë ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës. Ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, në tri legjislatura radhazi nga vitit 2001 - 2010. Nga korriku i vitit 2012 është zgjedhur dekan i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Ka të botuar tri monografi shkencore dhe një sërë punimesh shkencore, shkrime dhe artikuj të natyrës politiko-historike dhe ekonomike të botuara në revista shkencore të vendit dhe ndërkombëtare.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2022. Marrë më 9 tetor 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.kuvendikosoves.org/?cid=2,102,354
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2017. Marrë më 15 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2018. Marrë më 15 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)