Bhima Ratha
Bhima Ratha është një monument në kompleksin e Pança Rathave në Mahabalipuram, në bregun e Coromandelit në gjirin e Bengalit, në distriktin Kancheepuram të shtetit indian Tamil Nadu. Është një shembull i arkitekturës monolotike shkëmbore. Datohet nga fundi i shekullit të VII dhe i është atribuar mbretërimit të Mahendravarmanit I dhe djalit të tij Narasimhavarmani I (630–680 i e.s.; i njohur si Mamalla, ose "luftëtari i madh") i mbretërisë Pallava.[1][2] I gjithë kompleksi është nën përgjegjësinë e Archaeological Survey of India (ASI) është pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram të shpallur trashëgimi botërore e UNESCO-s që nga viti 1984.[3] E ngjashme me një karroc (ratha), është skalitur nga një shkëmb i vetëm gjatësor graniti.[3][4][5] Megjithëse ndonjëherë të referuara gabimisht si tempuj, strukturat nuk u shenjtëruan si të tillë pasi nuk u përfunduan[6] pas vdekjes së Narasimhavarmanit I.[4][5][7] Struktura është emërtuar sipas njërit nga Pandavat e eposit të Mahabharatas,[3][5][8] megjithëse emërtimi nuk është mbështetur në të dhënat historike.[4] I është dedikuar Vishnu-t.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Monumenti gjendet në Mahabalipuram (i njohur më parë si Mammallapuram) në bregun e Coromandelit në gjirin e Bengalit në Oqeanin indian në distriktin Kancheepuram. Është afërsisht 56 km në jug të Chennai-t (të njohur më parë si Madras), kryeqyteti i shtetit indian të Tamil Nadu-së,[9] ndërsa nga Chengalpattu është rreth 32 km larg.[10]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veçoria e kësaj rathaje si dhe të tjerave nuk mund të krahasohet me ndonjë ndërtim të ngjashëm deri atëherë në arkitekturën e lashtë indiane. Megjithatë, pesë rathat kanë qenë pararendëset e modelit të zhvillimit të Arkitekturës së tempujve indianë. Si katër Pancha Rathat e tjera, kjo ndërtesë shkëmbore është një imitim i një versioni të mëparshëm prej druri.[11] Megjithëse konsiderohet një tempull monolitik, termi "tempull" është i gabuar pasi pesë rathat nuk u përfunduan ndonjëherë,[12] siç dëshmohet nga shtrati i paskalitur i shkëmbit të katit përdhes dhe majëzës. Në këtë mënyrë, rathat as nuk u shenjtëruar si tempuj dhe as u përdorën për ceremoni fetare. Statusi i papërfunduar i pesë rathave i është atribuar vdekjes së mbretit Narasimhavarman I në vitin 668 të e.s..[8][13] Madje edhe emrat e asociuar me Pandavat e eposit të Mahabharatas nuk mbështeten në të dhënat historike.[4]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të pesë rathat janë rreshtuar në drejtimin veri-jug mbi një plintë të përbashkët. Ato nuk kanë pararendëse në arkitekturën indiane dhe kanë shërbyer si modele për ndërtimin e tempujve të mëdhenj në traditën e Indisë së jugut të arkitekturës dravidiane.[8] Megjithëse të skalitur në shkëmbinj monolitik, ato janë forma tempujsh strukturorë dhe kështu të cilësuar si “forma tempujsh gati-monolitikë”.
Planimetria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mënyrë të ngjashme me Arxhuna Rathan dhe Dharmaraxha Rathan, tempulli shkëmbor është një imitim i një versioni të mëhershëm prej druri.[11] Bhima Ratha është një ektala ose tempull gjatësor një-katësh, me një kupolë në formë voze dhe kolona të zbukuruara. Është ratha e tretë pas Draupadi Rathas dhe Arjuna Rathas, e skalitur mbi një shkëmb gjatësor prej graniti në ngjyrë rozë që ngrihet gradualisht nga veriu për në jug. Është gdhendur mbi një plan bazë 12.8 m x 7.3 m dhe që ngrihet në një lartësi prej 7.6 metrash mbi dy kate. Kati përdhes ka mbetur i papërfunduar. Veçoritë e papërfunduaara të katit të poshtëm paraqesin një panoramë të asaj çfarë ishte planifikuar për tu ndërtuar, përkatësisht një kalim cirkumambulator i mbajtur mbi kolona mi luanë të vendosur mbi baza. Skema gjatësore e planit është menduar si një plan që synonte të bujtëte një Anantashayana Vishnu (imazh i shtrirë i zotit Vishnu).[13][14]
Veçoritë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ratha është reminishente e arkitekturës shpellore budiste, siç është Sala-shikhara.[15] Arkeologët, gjithësesi, janë të mendimit se stupa sugjeron një stil shikhara (kullë tempulli); ndodhen dymbëdhjetë stile të tilla të portretizuara në të gjitha rathat të eksperimentuara nga skulptorët e mbretërisë Pallvava.[13] Është përmendur po ashtu se ka stil arkitekturor pallati duke u bazuar në kupolën e saj në formë voze dhe verandën gjatësore me kolona. Seksioni i çatisë ngjan me një varkë.[16] Bhima Ratha ka një verandë të hapur me kolona, një kolona me një luan të ulur Pallava dhe "baxha dritaresh në formë patkoi të dala" të quajtura kudus-e. Këto dekorime janë skalitur në faqet e jashtme të rathave, sipër kornizave që formojnë gjithashtu linjën ndarëse mes katit përdhes dhe katit të parë të strukturës. Faltoret në formë gjatësore janë skalitur në korniza të lidhura me kalime. Faltoret e vogla kanë një çati të tipit vagon të mbajtura nga kolona të vendosura mbi luanë.[13] Skajet e çatisë trekëndore kanë motive të mrekullueshme dekoruese, me një model në miniaturë të një katrori në qendër.[15] Niket shihen të skalitura me hapësira të rregullta dhe janë të mbështetura në dy gjysëm-kolona. Në mbishkrimet brenda tempullit përmenden nasika-t.[16]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Grupi i monumenteve në Mahabalipuram
- Pança Rathat
- Arkitektura shkëmbore e Indisë
- Tempulli hindu
- Arkitektura e tempujve hindu
- Shpellat Ellora
- Shpellat Axhanta
- Shpellat Badami
- Shpellat Udajagiri dhe Khandagiri
- Shpellat Elefanta
- Aihole
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ The Culture of India; isbn 9780852297629, The Rosen Publishing Group, 2010 fq. 315
- ^ Indu Ramchandani: Student Britannica India 7 Vols; Popular Prakashan, 2000, isbn 9780852297629, fq. 5
- ^ a b c "Group of Monuments at Mahabalipuram" (në anglisht). World Heritage. Marrë më 8 shkurt 2007.
- ^ a b c d "File:Five Rathas, Mahabalipuram.jpg" (në anglisht). Archaeological Survey of India, Chennai Circle. Marrë më 9 prill 2013.
- ^ a b c "Pancha Rathas, Mamallapuram" (në anglisht). Archaeological Survey of India. Marrë më 23 tetor 2012.
- ^ Marilyn Stokstad: Art History; 2008, Pearson Education, isbn 9780131577046, fq. 333
- ^ "Mahabalipuram" (në anglisht). UCLA Education, South Asia. Marrë më 30 dhjetor 2012.
- ^ a b c "The Rathas, monolithic Mamallapuram" (në anglisht). Online Gallery of the British Library. Marrë më 19 shkurt 2013.[lidhje e vdekur]
- ^ Gunther, Michael D. "Pancha Rathas, Mamallapuram". art-and-archaeology.com (në anglisht). Marrë më 23 tetor 2012.
- ^ P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2, fq. 157–
- ^ a b Marian Moffett, Michael W. Fazio & Lawrence Wodehouse: World History of Architecture; 2003, Laurence King Publishing, kontrolluar më 9 janar 2013, isbn 978-1-85669-371-4, fq. 75
- ^ Marilyn Stokstad: Art History; 2008, Pearson Education, isbn 9780131577046, fq. 333
- ^ a b c d "Mahabalipuram – The Workshop of Pallavas – Part III". 3. Bhima Ratha (në anglisht). Indian History and Architecture, Puratattva.in. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2013. Marrë më 23 qershor 2016.
- ^ Upinder Singh: A History of Ancient and Early Medieval India: From the Stone Age to the 12th Century; 2008, Pearson Education India, kontrolluar më 9 janar 2013, isbn 978-81-317-1677-9, fq. 636
- ^ a b "World Heritage Sites – Mahabalipuram – Monolithic Temples" (në anglisht). Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2013. Marrë më 9 janar 2013.
- ^ a b "The Five Rathas of Mahabalipuram" (në anglisht). Varalaaru. Marrë më 9 janar 2013.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2.
- Marian Moffett, Michael W. Fazio & Lawrence Wodehouse: World History of Architecture; 2003, Laurence King Publishing, kontrolluar më 9 janar 2013, isbn 978-1-85669-371-4.
- Marilyn Stokstad: Art History; 2008, Pearson Education, isbn 9780131577046..
- Indu Ramchandani: Student Britannica India 7 Vols; Popular Prakashan, 2000, isbn 9780852297629.
- Upinder Singh: A History of Ancient and Early Medieval India: From the Stone Age to the 12th Century; 2008, Pearson Education India, kontrolluar më 9 janar 2013, isbn 978-81-317-1677-9.
- Marilyn Stokstad: Art History; 2008, Pearson Education, isbn 9780131577046.
- The Culture of India; isbn 9780852297629, The Rosen Publishing Group, 2010.