Jump to content

Bajramet

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Festat Islame ose bajramet janë festat të cilat i njeh legjislacioni Islam, festat e tjera mund të jenë çfarëdo, por jo Islame.

Ndër festat Islame llogariten :

  • Xhumaja (Dita e Premte) është një ditë e rëndësishme në jetën e një Myslimani. Lutjet dhe veprimet e devotshme që bën një mysliman i devotshëm në këtë ditë shpërblehen se sa në ditët tjera të javës. Edhe pse kjo ditë e javës është ditë feste nuk duhet llogaritur si Sabbath, myslimanët refuzojnë besmin se Zoti ka pushuar pas krijimit. Kjo ditë është zgjedhur si ditë feste (për dallim nga ditët tjera) sepse besohet se Libri i shenjte "Kurani" është zbritur nga Zoti diten e premte. Besimtarët gjatë kësaj dite mblidhen në xhamin e vendit (ku jetojnë) dhe të udhëhequr nga imami falin namazin e xhumasë.
  • Ramazani - është muaji në të cilin myslimanët çdo ditë agjërojnë nga agimi gjer në perëndim të diellit.
  • Fitër Bajrami (Eid al-Fitr) ose "Bajrami i Madh" ... është festë e cila bëhet pas përfundimit të Ramazanit që është dita e parë e mualit Shawwal.
  • Kurban Bajrami (Eid al-Adha) ose "Bajrami i Vogël" (Kurban Bayram) - ësht dy muaj dhe 10 ditë pas bajramit të vogël. Kjo festë njihet si festa e sakrificës dhe vie si gëzim i kryerjes së Haxhxhit.
  • Dita e Ashurave - është dita e dhjetë e muajit Muharrem. Kjo është dita në të cilën Zoti shpëtoi Musën a.s. dhe popullin e tij nga Faraoni i Egjiptit.
  • Nata e Lejletul Kadrit (Nata e fuqisë) - është një nga dhjetë ditët e fundit të Ramazanit (19,21,23,25,27,29). Konsiderohet si nata më e shenjtë e tërë vitit sepse është nata në të cilën ka zbritur Kur'ani. Gjithashtu konsiderohet më e mirë se 'njëmi muaj. [Kur'an 97:1-3].
  • Laylat ul Isra' wa-l-Miraaj (Nata e Israsë dhe Miraxhit) është nata e 27 e muajit Raxhab, nata e udhëtimit të Muhammedit a.s. n Jeruzalem dhe pastaj nëpër qiej.
  • Laylat ul Bara'ah nata mes 14 dhe 15 Sha'ban.
  • Jumu'ah-tul-Wida (arabisht: جمعة الودع ) xhumaja e fundit e muajit Ramazan para Eid-ul-Fitr.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]