Jump to content

Armando Broja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Armando Broja
Të dhënat vetjake
Datëlindja (2001-09-10) 10 shtator 2001 (23 vjeç)
VendlindjaSlough, Angli
Gjatësia1.91 m (6 ft 3 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Everton
(në huazim nga Chelsea)
Karriera me të rinjtë
0–2007Burnham Juniors[1]
2007–2009Tottenham Hotspur[1]
2009–Chelsea
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2020–Chelsea26(2)
2020–2021Vitesse (huazim)30(10)
2021–2022Southampton (loan)32(6)
2024Fulham (huazim)8(0)
2024–Everton (huazim)0(0)
Karriera ndërkombëtare
2019Shqipëria U193(1)
2019–2021Shqipëria U216(4)
2020–Shqipëria23(5)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 11 maj 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 24 qershor 2024

Armando Broja (lindur më 10 shtator 2001) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues për klubin anglez Everton, në huazim nga Chelsea, dhe kombëtaren shqiptare.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Broja ka lindur në Slough[2] të Anglisë nga prindër shqiptar nga Kopliku i Malësisë së Madhe.[3][4] Ai e nisi karrierën si futbollist me Burnham Juniors[5] si dhe u provua te Reading dhe Fulham, para se të firmoste në fund me Tottenham Hotspur, duke u bërë pjesë e ekipit nën-8.[5]

2009–2020: Vitet në akademi dhe debutimi me ekipin e parë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Broja qëndroi te Tottenhami për dy vite dhe në vitin 2009 u transferua te Çelsi, duke u bërë pjesë e akademisë.[6] Në sezonin 2017–18, ai fitoi Premier Ligën U18, Kupën e Premier Ligës U18 dhe Kupën e të Rinjëve me ekipin nën-18. Ai gjithashtu fitoi Premier Ligën 2 me ekipin nën-23 në sezonin 2019–20, duke shënuar tre gola në dhjetë ndeshje.[7]

Më 26 shkurt 2020, Broja firmosi kontratën e tij të si profesionist me Çelsin pasi ra dakord për një marrëveshje dy-vjeçare.[8] Më 8 mars, ai bëri debutimin e tij si profesionist në fitoren 4–0 kundër Evertonit në Premier Ligë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 86të në vend të Olivier Giroud.[9]

2020–2022: Huazimet te Vitesse dhe Southampton

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 21 gusht 2020, Broja u transferua te Vitesse në Holandë në formë huazimi për një sezon.[10] Më 19 shtator, ai shënoi golin e parë në Eredivisie në fitoren 2–0 kundër Sparta Rotterdam.[11] Në përfundim të sezonit, Broja kishte shënuar dhjetë gola në kampionat, duke qënë golashënuesi më i mirë i ekipit sëbashku me Loïs Openda.[12]

Pas rikthimit te Çelsi në verë, Broja firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me klubin.[13] Më 10 gusht, ai u huazua te Southamptoni për sezonin 2021–22.[14] Ai debutoi më 25 gusht në ndeshjen e raundit të dytë të Kupës EFL kundër Newport County, duke shënuar dy nga golat e fitores 8–0.[15] Më 16 tetor, Broja shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër Leeds United,[16] duke u bërë shqiptari i parë që shënon në Premier Ligë.[17]

2022–vazhdon: Dëmtimi i rëndë dhe huazimet e ndryshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 22 shtator 2022, Broja rinovoi kontratën e tij me klubin deri në shtator 2028.[18] Ai e nisi sezonin 2022–23 si një rezervë te Çelsi; goli i tij i parë me "Blutë" erdhi më 8 tetor në fitoren 3–0 në Stamford Bridge kundër Wolverhampton Wanderers.[19] Në dhjetor, Broja këputi ligamentin e gjurit të djathtë në një ndeshje miqësore kundër Aston Villës, duke humbur pjesën e mbetur të sezonit.[20] Ai u rikthye në stërvitje në korrik 2023[21] dhe luajti ndeshjen e parë pas dëmtimit më 23 shtator sërisht kundër Aston Villës; kjo ishte ndeshja e tij e parë pas 274 ditësh, gjatë së cilës ai humbi 39 ndeshje.[22][23]

Pas kësaj ndeshje, Broja u aktivizua në 18 ndeshje të tjera nga trajneri Mauricio Pochettino, duke shënuar dy gola. Më 1 shkurt 2024, ai u huazua te Fulhami deri në përfundim të sezonit.[24] Debutimi i tij me Fulhamin erdhi dy ditë më vonë në barazimin 2–2 në transfertë kundër Burnley.[25]

Më 30 gusht 2024, në ditën e fundit të merkatos verore, Broja u huazua te Evertoni për sezonin 2024–25.[26]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Broja kishte të drejtë të luante me Anglinë falë vendit të lindjes dhe Shqipërinë falë origjinës së prindërve të tij. Në fillim të vitit 2019, ai refuzoi një ftesë nga ekipi nën-19 i Anglisë, duke shprehur dëshirën për të luajtur me Shqipërinë.[27] Në shkurt 2019, ai u ftua nga trajneri Nevil Dedeekipin nën-19.[28] Një muaj më pas, ai bëri debutimin e tij në një ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të në minutën e 60të; ndeshja u mbyll në barazim 1–1.[29] Dy ditë pas kësaj, ai i shënoi sërisht Maqedonisë, por Shqipëria u mposht 2–1.[30] Në maj, ai u ftua për dy ndeshjet miqësore kundër Kosovës,[31] duke shënuar një gol në fitoren 3–1 në ndeshjen e parë dhe një dygolësh në fitoren 4–1 në ndeshjen e dytë.[32][33]

Më 9 qershor 2019, Broja debutoi me ekipin nën-21 në miqësoren kundër Uellsit, ndeshje në të cilën ai shënoi të dy golat e Shqipërisë në pjesën e dytë.[34]

Në nëntor, Broja u thirr sërisht në ekipin nën-19 për të marrë pjesë në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian 2020.[35] Në ndeshjen e dytë, ai shënoi golin e vetëm në humbjen kundër Belgjikës,[36] kurse në ndeshjen e tretë kundër Islandës u përjashtua me karton të kuq në minutën e 65të; Shqipëria u rendit në vendin e fundit me 0 pikë.[37]

Në maj 2019, Broja u ftua për herë të parë në ekipin e parë për një grrumbullim disa ditor në Durrës.[38] Ai bëri debutimin e tij zyrtar më 7 shtator 2020 në humbjen 1–0 në shtëpi kundër LituanisëUEFA Ligën e Kombeve 2020–21. Ai u aktivizua edhe në dy ndeshje të tjera,[39] me Shqipërinë që u rendit e para në Grupin 4 të Ligës C, duke u ngjitur në Ligën B.

Broja u thirr rregullisht nga trajneri Edoardo Reja në fushatën kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2022. Megjithatë, ai u aktivizua më së më shumti nga stoli, duke qënë zgjedhja e tretë mbrapa sulmuesit titullar Rey Manaj dhe Sokol Cikalleshit.[40][41][42] Më 5 shtator 2021, Broja shënoi golin e parë ndërkombëtar në fitoren historike 1–0 kundër HungarisëElbasan Arena;[43] kjo ishte fitorja e parë në historinë e Shqipërisë kundër Hungarisë si dhe goli i parë i shënuar kundër tyre. Në ndeshjen e kthimit në Budapest, Broja u aktivizua si zëvëndësues dhe i dha fitoren Kuqezinjëve me një gol në minutën e 80të.[44] Pavarësisht se Shqipëria nuk u kualifikua në Kupën e Botës, Broja e mbylli fushatën kualifikuese si golashënuesi më i mirë i ekipit me 3 gola.[45]

Broja mungoi gjatë gjithë fushatës kualifikuese të UEFA Euro 2024.[46][47] Shqipëria u kualifikua në turnament si fitues i grupit.[48] Në maj 2024, Broja ishte pjesë e listës me 26 lojtatë të trajnerit Sylvinho për finalet e turnamentit.[49] Ai bëri debutimin e tij në ndeshjen hapëse të Grupit C kundër Italisë, me të cilën Shqipëria u mposht 2–1.[50] Kuqezinjtë e mbyllën grupin në vendin e fundit me një pikë, duke u eliminuar nga turnamenti.[51]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Broja është një lojtar shtatlartë, potent dhe i fortë i cili luan si qëndër-sulmues.[52] Ai kombinon fizikun dhe forcën me shkathtësinë dhe driblimet e tij. Ai është gjithashtu një lojtar i fuqishëm në duelet ajërore dhe zotëron një gjuajtje të fuqishme.[53]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 11 maj 2024[54][55]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Chelsea U23 2019–20 3[a] 0 3 0
Chelsea 2019–20 Premier League 1 0 0 0 0 0 0 0 1 0
2022–23 Premier League 12 1 0 0 1 0 5[b] 0 18 1
2023–24 Premier League 13 1 2 1 4 0 19 2
Gjithsej 26 2 2 1 5 0 5 0 38 3
Vitesse (huazim) 2020–21 Eredivisie 30 10 4 1 34 11
Southampton (huazim) 2021–22 Premier League 32 6 4 1 2 2 38 9
Fulham (huazim) 2023–24 Premier League 8 0 8 0
Gjithsej karriera 96 18 10 3 7 2 5 0 3 0 121 23
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në Trofeun EFL
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
Redaktuar më 24 qershor 2022[56][57]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2020 3 0
2021 7 3
2022 7 1
2024 6 1
Gjithsej 23 5

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Broja.[57]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Armando Broja
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 5 shtator 2021 Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri 7  Hungaria 1–0 1–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
2 8 shtator 2021 Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri 8  San Marino 3–0 5–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
3 9 tetor 2021 Puskás Aréna, Budapest, Hungari 9  Hungaria 1–0 1–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
4 10 qershor 2022 Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri 13  Izraeli 1–0 1–2 UEFA Liga e Kombeve B 2022–23
5 3 qershor 2024 Haladás Sportkomplexum, Szombathely, Hungari 20  Lihtenshtajni 1–0 3–0 Ndeshje miqësore
  1. ^ a b "Teenage Kicks: Armando Broja" (në anglisht). Chelsea F.C. 27 shtator 2019. Marrë më 8 mars 2020.
  2. ^ Dan Sheldon (19 shkurt 2022). "Armando Broja: from a three-touch sensation in Slough to Albania superstar". theathletic.com (në anglisht). Marrë më 5 nëntor 2022.
  3. ^ "Heroi nga Kopliku, kush është Armando Broja? 20-vjeçari i lindur në Londër që refuzoi të luante për Anglinë". Shqiptarja.com. 10 tetor 2021. Marrë më 24 dhjetor 2022.
  4. ^ "Lojtari me origjinë nga Malësia e Madhe, Armando Broja edhe tre gola të tjerë për Chelsea". Shkodra Sport. 15 janar 2020. Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2020. Marrë më 8 mars 2020.
  5. ^ a b "Teenage Kicks: Armando Broja". chelseafc.com (në anglisht). Chelsea F.C. 27 shtator 2019. Marrë më 8 mars 2020.
  6. ^ Alex Young (27 mars 2021). "Armando Broja: Chelsea's Albanian wonderkid looking to punish England". Evening Standard (në anglisht). Marrë më 2 shtator 2022.
  7. ^ "Armando Broja » Premier League 2 Div. 1 2019/2020". worldfootball.net (në anglisht). Marrë më 26 dhjetor 2022.
  8. ^ "Signed | Armando Broja agrees first professional Chelsea contract!". chelseafc.com (në anglisht). Chelsea F.C. 26 shkurt 2020. Marrë më 8 mars 2020.
  9. ^ "Match report: Chelsea 4 Everton 0". chelseafc.com (në anglisht). Chelsea F.C. 8 mars 2020. Marrë më 8 mars 2020. Chelsea (4-3-3): Kepa; Azpilicueta (c), Rudiger, Zouma, Alonso; Barkley, Gilmour, Mount (James 60); Willian (Anjorin 71), Giroud (Broja 86), Pedro
  10. ^ "Broja komend seizoen Vitessenaar (Video)" (në holandisht). SBV Vitesse. 21 gusht 2020. Marrë më 21 gusht 2020.
  11. ^ "Vitesse wint Airborne-duel vs Sparta Rotterdam" (në holandisht). SBV Vitesse. 19 shtator 2020. Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2020. Marrë më 20 shtator 2020.
  12. ^ "2020–2021 Vitesse Stats". fbref.com (në anglisht). Marrë më 19 korrik 2021.
  13. ^ "New deal for Broja". chelseafc.com (në anglisht). Chelsea F.C. 18 korrik 2021. Marrë më 19 korrik 2021.
  14. ^ "Armando Broja: Southampton sign Chelsea teenager on season-long loan" (në anglisht). BBC Sport. 10 gusht 2021. Marrë më 10 gusht 2021.
  15. ^ Michael Pearlman (25 gusht 2021). "Newport County 0–8 Southampton: Saints claim record win as they crush Exiles in EFL Cup" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 gusht 2021.
  16. ^ "Southampton 1–0 Leeds" (në anglisht). BBC Sport. 16 tetor 2021. Marrë më 16 tetor 2021.
  17. ^ "Armando Broja bëhet shqiptari i parë që shënon në Ligën Premier, faqja zyrtare e ligës vjen me një postim për sulmuesin". Telegrafi. 16 tetor 2021. Marrë më 15 nëntor 2021.
  18. ^ "New deal for Broja". chelseafc.com (në anglisht). Chelsea F.C. 2 shtator 2022. Marrë më 2 shtator 2022.
  19. ^ "Armando Broja » Premier League 2022/2023". WorldFootball.net (në anglisht). Marrë më 8 tetor 2022.
  20. ^ "Armando Broja: Chelsea striker suffers knee injury during friendly v Aston Villa" (në anglisht). BBC Sport. 11 dhjetor 2022. Marrë më 6 prill 2023.
  21. ^ "Ritorno di fiamma per Armando Broja". milannews24.com (në italisht). Marrë më 14 shkurt 2024.
  22. ^ "Pochettino: Caicedo, Broja, Madueke and Cucurella could return against Villa". chelseafc.com (në anglisht). Chelsea F.C. 22 shtator 2023. Marrë më 23 shtator 2023.
  23. ^ "Armando Broja – Injury history" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 14 shkurt 2024.
  24. ^ "Armando Broja transfer news: Fulham sign Chelsea striker on loan" (në anglisht). BBC Sport. 1 shkurt 2024. Marrë më 2 shkurt 2024.
  25. ^ "Burnley 2-2 Fulham: David Datro Fofana scores twice on home debut as Clarets fight back to draw" (në anglisht). BBC Sport. 3 shkurt 2024. Marrë më 4 shkurt 2024.
  26. ^ "Armando Broja heads to Everton". chelseafc.com (në anglisht). Chelsea F.C. 31 gusht 2024. Marrë më 31 gusht 2024.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  27. ^ ""Më telefonoi edhe Anglia", rrëfimi i plotë i Brojës: Prindërit ma lanë mua zgjedhjen, po dridhesha në debutim". Sport Ekspres. 27 mars 2021. Marrë më 18 shkurt 2024.
  28. ^ "U-19/Shqipëria U-19, flasin talentet kuqezi: "Ëndërr të luajmë për Shqipërinë"". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 22 shkurt 2019. Marrë më 24 dhjetor 2022.
  29. ^ "Talenti i Chelsea gjen golin, Maqedonia e Veriut ndal hovin kuqezi". Ora News. 24 mars 2019. Marrë më 24 dhjetor 2022.
  30. ^ "U19 / Shqipëria mundet nga Maqedonia e Veriut". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 26 mars 2019. Marrë më 24 dhjetor 2022.
  31. ^ "U-19/Shqipëria luan dy miqësore me Kosovën, ja lojtarët e grumbulluar". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 28 maj 2019. Marrë më 8 mars 2020.
  32. ^ "U-19/Shqipëria fiton ndaj Kosovës". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 3 qershor 2019. Marrë më 8 mars 2020.
  33. ^ "U-19/Shqipëria fiton dhe miqësoren e dytë ndaj Kosovës". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 5 qershor 2019. Marrë më 24 dhjetor 2022.
  34. ^ "U-21/ Shqipëria fiton 2–1 ndaj Uellsit në miqësore" [U-21/Albania wins 2–1 against Wales in friendly]. fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 9 qershor 2019. Marrë më 8 mars 2020. Në pjesën e dytë trajneri Bushi ka aktivizuar sulmuesin Armando Broja, njeriun e ndeshjes, në minutën e 46-të, i cili ka shënuar një dygolësh në minutën e 47 dhe 59
  35. ^ "U-19/ Nevil Dede zbardh listën e futbollistëve për turneun zyrtar të UEFA-s në Belgjikë (Video)". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 1 nëntor 2019. Marrë më 24 dhjetor 2022.
  36. ^ "Belgium U19 vs. Albania 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 16 nëntor 2019. Marrë më 25 dhjetor 2022.
  37. ^ "U-19/ Shqipëria mbyll turneun zyrtar të UEFA" [Albania concludes the UEFA's official tournament]. fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 19 nëntor 2019. Marrë më 24 dhjetor 2022.
  38. ^ "Shqipëria fillon grumbullimin paraprak, ja lojtarët nën urdhërat e trajnerit Reja". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 21 maj 2019. Marrë më 8 mars 2020.
  39. ^ "Sa shumë shpërdoron Shqipëria në Kazakistan, mbyllet me rezultatin e padëshiruar ndeshja (VIDEO)". Sport Ekspres. 11 tetor 2020. Marrë më 18 shkurt 2024.
  40. ^ "Shqipëria në prag të kualifikueseve të Botërorit! Dy sulmuesit që po shkëlqejnë dhe po përgatiten nga duart e "kuzhinierëve" më të mirë". Sport Ekspres. 24 korrik 2021. Marrë më 18 shkurt 2024.
  41. ^ "Luhet sfida e së vërtetës/ Reja ka gati formacionin anti-Poloni, sulmi vë në dilema të mëdha trajnerin e Kombëtares". Sport Ekspres. 1 shtator 2021. Marrë më 18 shkurt 2024.
  42. ^ ""Rei Manaj është ndihmuar më shumë te Kombëtarja", Astrit Hafizi: Nuk ka qenë mbresëlënës! E çuan kot Brojën te U-21". Sport Ekspres. 5 qershor 2021. Marrë më 18 shkurt 2024.
  43. ^ "Shqipëria mposht Hungarinë në "Elbasan Arena", Armando Broja është heroi (VIDEO)". Gazeta Shqip. 5 shtator 2021. Marrë më 18 shkurt 2024.
  44. ^ "Shqipëria mund Hungarinë në Budapest, falë golit të talentit Broja. Jemi në vendin e dytë në grup, pas Anglisë". Koha Jonë. 9 tetor 2021. Marrë më 18 shkurt 2024.
  45. ^ "Armando Broja » WC Qualifiers Europe 2021/2022" (në anglisht). World Football. Marrë më 19 shkurt 2024.
  46. ^ "Lista e Kombëtares/ Broja nuk ia del, nuk grumbullohet as Çuni, ka vetëm një rikthim". albuktv.com. 10 nëntor 2023. Marrë më 3 korrik 2024.
  47. ^ "Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, shumë optimist për "Euro 2024": "Shpresoj t'ia dalim dhe të kalojmë grupin"..." dosja.al. 25 maj 2023. Marrë më 3 korrik 2024.
  48. ^ "Shqipëria kualifikohet në Euro 2024". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 17 nëntor 2023. Marrë më 21 qershor 2024.
  49. ^ "Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për Euro 2024! Shumë mungesa të rëndësishme nga Cikalleshi te Uzuni e Bare". Gazeta Panorama. 27 maj 2024. Marrë më 3 korrik 2024.
  50. ^ "VIDEO/ Të shkruajmë historinë nuk na mjafton! Shqipëria e nis me humbje përballë Italisë aventurën në EURO 2024". Panorama Sport. 16 qershor 2024. Marrë më 3 korrik 2024.
  51. ^ "Shqipëria eliminohet nga Euro 2024 pas humbjes me Spanjën". Zëri i Amerikës. 25 qershor 2024. Marrë më 3 korrik 2024.
  52. ^ "Armando Broja: talento albanese classe 2001" (në italisht). World Football Scouting. 27 shtator 2019.
  53. ^ "Calciomercato - Chi è Armando Broja? Il classe 2001 del Chelsea finito nelle mire del Milan" (në italisht). Eurosport. 30 shtator 2022. Marrë më 30 shtator 2022.
  54. ^ "Armando Broja" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 20 shkurt 2024.
  55. ^ "Armando Broja" (në anglisht). World Football. Marrë më 20 shkurt 2024.
  56. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Armando Broja" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 20 shkurt 2024.
  57. ^ a b "Armando Broja" (në anglisht). European Football. Marrë më 22 shkurt 2024.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]