Raúl Albiol
Albiol më kombëtaren spanjolle në 2009 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Raúl Albiol Tortajada | ||
Datëlindja | 4 shtator 1985 | ||
Vendlindja | Vilamarxant, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.90 m (6 ft 3 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Villarreal | ||
Numri | 3 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1994–1996 | Ribarroja | ||
1996–1997 | Vilamarxant | ||
1997–2003 | Valencia | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2003–2004 | Valencia B | 35 | (2) |
2004–2009 | Valencia | 131 | (5) |
2004–2005 | → Getafe (huazim) | 17 | (1) |
2009–2013 | Real Madrid | 81 | (1) |
2013–2019 | Napoli | 180 | (6) |
2019– | Villarreal | 140 | (1) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2004 | Spanja U19 | 7 | (0) |
2003–2005 | Spanja U20 | 4 | (0) |
2005–2006 | Spanja U21 | 8 | (0) |
2007–2021 | Spanja | 58 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 10 nëntor 2019 |
Raúl Albiol Tortajada (lindur më 4 shtator 1985) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtës për klubin spanjoll Villarreal dhe kombëtaren spanjolle.
Albiol është një lojtar fizikisht i fortë, i cili është i fortë në ajër si dhe shquhet për shkathtësinë e tij. Ai mund të luaj si qëndër-mbrojtës, mbrojtës i djathtë ose mesfushor mbrojtës.[1] Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës me Valencian dhe Real Madridin, duke fituar pesë trofe madhor me të dyja klubet; ai mblodhi gjithsej 229 ndeshje në La Liga dhe shënoi shtatë gola në dhjetë sezone. Ai gjithashtu ka shpenzuar edhe disa vite në Itali me Napolin.
Një lojtar ndërkombëtar i Spanjës që nga viti 2007, Albiol ka luajtur në dy edicione të FIFA Kupës së Botës dhe UEFA Kampionatit Evropian, duke fituar tre turnamente përfshirë Kupën e Botës 2010.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Albiol filloi te luante futboll në moshën 9 vjeç, ku u aktivizua në skuadrën e të rinjëve të Ribarroja. Në vitin 1996, ai u largua nga klubi për të kaluar te Vilamarxant. Qëndrimi i tij atje ishte i shkurtër, dhe në vitin 1997 kaloi te akademia e Valencias.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Valencia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në Vilamarxant, Komuniteti Valencian, Albiol filloi të luante futboll me dy klube modeste të rajonit të tij, dhe më pas kaloi te gjigandët e Valencia CF para se të festonte ditëlindjen e tij të 10të. Ai debutoi me ekipin e parë më 24 shtator 2003 në një ndeshje të raundit të parë të Kupës UEFA-s kundër AIK Fotboll, në moshën 18 vjeç e 20 ditë.[2] Pavarësisht debutimit, ai e shpenzoi sezonin me ekipin B.
Në gusht 2004, gjatë kohës që po udhëtonte për të firmosur me Getafen në formë huazimi, Albiol u përfshi në një aksident serioz rrugor, duke bërë që të vendosej në kurë intensive.[3] Ai u rikuperua plotësisht, dhe pasi u rikthye në janar, u bë një lojtar i rendësishëm i klubit kryeqytetas në luftën e tyre për mbijetesë; ai debutoi në La Liga më 15 janar 2005 në barazimin 1–1 ndaj Atlético Madrid,[4] dhe shënoi golin e parë ndaj një tjetër klubi kryeqytetas, Real Madrid, në një triumf 2–1 në shtëpi dy muaj më vonë.[5]
Albiol u rikthe në Stadiumin Mestalla në sezonin 2005–06, dhe shpejt u bë titullar në skuadër për shkak të shkathtësisë së tij. Në ndeshjen hapëse të sezonit 2006–07 në ligë, ai shënoi golin e fitores (goli i vetëm i tij gjatë sezonit) kundër Real Betis në një fitore 2–1 në shtëpi.[6] Ai gjithashtu shënoi një gol nga distanca kundër Olympiacos F.C. më 12 shtator 2016, në UEFA Ligën e Kampioneve të atij viti, duke ndihmuar Valencian të fitonte 4–2;[7] gjatë qëndrimit të katër-vjeçar në klubi, shifra e tij më e ulët gjatë një sezoni ishte 29 ndeshje, të cilat ai i regjistroi gjatë sezonit 2007–08, duke ndihmuar gjithashtu skuadrën të fitonte edicionin 2007–08 të Copa del Reyt.[8]
Real Madrid
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 25 qershor 2009, Albiol firmosi me Real Madridin si lojtar i lirë për një shifër rreth 15 milion €,[9] duke u bërë spanjolli i parë i blerë nga Florentino Pérez në rikthimin e tij si president. Më 2 korrik, ai u prezantua zyrtarisht në Stadiumin Santiago Bernabéu ku mori fanellën me numrin 18 nga Rubén de la Red, i cili do të humbiste sezonin për shkak të problemeve në zemër.[10]
Albiol shënoi golin e tij të parë për klubin më 8 dhjetor 2009 në fitoren 3–1 kundër francezëve të Olympique de Marseille në UEFA Ligën e Kampioneve.[11] Ai ishte një titullar i padiskutueshëm në kampionat, më së shumti për shkak të dëmtimit në gju të Pepes.[12]
Në sezonin 2010–11, Albiol u ul në stol pasi Real Madridi bleu një lojtar të pozicionit të tij, portugezin Ricardo Carvalho (ai u ble nga trajneri i ri i skuadrës, portugezi tjetër José Mourinho); kjo gjë bëri që minutazhi i Albiol të paksohej e ai të në kampionat vetëm kur lojtarët titullar kishin dëmtime ose pezullime (Pepe sërisht mungoi në disa ndeshje për shkak të problemeve fizike).[13][14] Ai megjithatë luajti si titullar në kupë, duke ndihmuar skuadrën të arrinte në finalen. Më 26 janar 2011, në ndeshjen e parë gjysëm-finale kundër Seviljes (fitore 1–0 jashtë fushe), ai largoi në vijën fatale një top të goditur nga Luís Fabiano;[15] më 16 prill, ai u nxorr jashtë me karton të kuq për një faull ndaj ish shokut të tij te Valencia, David Villa brënda në zonë gjatë El Clásicos, nga i cili erdhi goli i parë në një barazim 1–1 në shtëpi,[16] duke bërë që të humbiste finalen e kupës katër ditë më vonë – për shkak pezullimi – ndaj të njëjtit kundërshtar.
Më 6 gusht 2012, Albiol rinovoi kontratën me klubin deri në qershor 2017.[17] Më 27 nëntor, në ndeshjen e parë si kapiten skuadre në një ndeshje kupe ndaj CD Alcoyano, ai u nxorr jashtë me barrelë pas vetëm një minute për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës; ky dëmtim e la jashtë fushave për rreth një muaj.[18]
Albiol shënoi golin e dytë zyrtar për Real Madridin më 8 maj 2013, duke shënuar me kokë pas një korneje golin e parë të skuadrës në fitoren 6–2 ndaj Málagës.[19]
Napoli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 21 korrik 2013, Albiol u shit te S.S.C. Napoli në Itali për 12 miljon €, duke firmosur një kontratë katër-vjeçare me ekipin.[20] Në ekip ai gjeti edhe Rafael Benítezin, trajnerin me të cilin ai punoi gjatë periudhës së tij te Valencia.[21] Albiol mori fanellën numrin 33.[22]
Ai bëri debutimin e tij në Serie A më 25 gusht, duke luajtur si titullar në fitoren 3–0 ndaj Bolonjës.[23]
Albiol shënoi golin e tij të parë me Napolin më 25 janar 2014, golin e barazimit në minutën e 88të në një barazim 1–1 në shtëpi ndaj Chievo Veronës.[24] Më 3 maj, ai luajti si titullar gjatë gjithë finales së Coppa Italias, duke ndihmuar skuadrën të mposhte Fiorentinën me rezultatin 3–1.[25][26]
Më 22 dhjetor 2014, Albiol fitoi trofeun e dytë me Napolin, Superkupën e Italisë ndaj Juventusit; ai luajti 120 minuta me sfidën që u mbyll në barazim 2–2 e më pas shkoi te gjuajet e penalltive, ku Albiol shënoi penalltinë e tretë të ekipit në një fitore 6–5 në Stadiumin Jassim Bin Hamad.[27]
Më 10 janar 2016, Albiol shënoi gol pas dy vitesh në një ndeshje ndaj Frosinone, duke hapur serinë e fitores 5–1 me një gol në minutën e 20të; kjo fitore i dha ekipit kryen e renditjes.[28] Ai zhvilloi paraqitjen e tij të 100të në Serie A më 3 shkurt 2016 në fitoren 2–0 në Romë ndaj Lazios.[29] Albiol ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit gjatë sezonit 2015–16, duke luajtur në 36 nga 38 ndeshjet e kampionatit,[30] të cilën Napoli e mbylli në vendin e dytë mbrapa Juventusit, pavarësisht se koleksionoi 82 pikë.
Në shtator 2016, Albiol firmosi një kontratë të re deri në qershor 2020 me klubin.[31] Në qershor 2018, ai rinovoi kontratën e tij edhe me një vit, duke zgjatur qëndrimin e tij në Napoli deri në qershor 2021.[32]
Villarreal
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 4 korrik 2019, Albiol u rikthye në Spanjë dhe firmosi një kontratë tre-vjeçare me Villarreal.[33] Ai bëri debutimin e tij më 17 gusht, në barazimin 4–4 në shtëpi kundër Grandës në ndeshjen hapëse të La Ligas 2019–20.[34] Më 15 dhjetor, Albiol regjistroi golin e parë me Villarrealin në fitoren 2–1 në transfertë ndaj Seviljes, duke shënuar golin e parë të takimit në minutën e 13të.[35]
Kariera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi luajti për Spanjën nën-21, Albiol luajti ndeshjen e parë për ekipin e të rriturve më 13 tetor 2007 në një fitore 3–1 ndaj Danimarkës e vlefshme për kualifikueset e UEFA Euro 2008.[36] Ai u thirr në fazën finale të turnamentit, të cili ekipi e fitoi për herë të dytë në histori, duke luajtur dy herë, kundër Suedisë (si zëvëndësues për të dëmtuarin Carles Puyol) dhe Greqisë.[37]
Trajneri i ri i kombëtares Vicente del Bosque e përfshiu Albiolin në listën e ekipit që do të luante në Kupën e Konfederatave 2009 në Afrikën e Jugut. Ai luajti si titullar në ndeshjen e parë të ekipit kundër Zelandës së Re, duke qënë në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Puyolin dhe duke lënë mbrapa shokun e skuadrës te Valencia Carlos Marchena; Spanja fitoi me rezultatin tenistik 5–0.[38]
Albiol u zgjodh edhe për 2010 FIFA Kupën e Botës, por nuk luajti asnjë ndeshje gjatë turnamentit për shkak dëmtimi në stërvitje me ekipin që doli triumfues.[39] Ai u thirr edhe për në UEFA Euro 2012 që u zhvillua në Poloni dhe Ukrainë, por sërisht si lojtar rezervë, me Spanjën që arriti një tjetër sukses.
Albiol u thirr në listën fillestare prej 30 lojtarësh për të luajtur në 2014 FIFA Kupën e Botës,[40] dhe po ashtu edhe në listën përfundimtare.[41] Ai luajti ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Australisë me Spanjën që ishte eliminuar; ai luajti gjatë gjithë ndeshjes në mbrojtje sëbashku me Sergio Ramosin duke kontribuar në një fitore 3–0.[42]
Në shtator 2018, Albiol mori një thirrje nga trajneri Luis Enrique për ndeshjet hapëse të UEFA Ligës së Kombeve kundër Anglisë dhe Kroacisë, duke u rikthyer në kombëtare pas tre vitesh. Megjithatë, ai ishte një zëvëndësim i papërdorur në të dyja ndeshjet.[43][44] Albiol u thirr sërisht një muaj më vonë,[45] duke luajtur si titullar për 90 minuta në një miqësore të fituar ndaj Uellsit 4–1, duke regjistuar ndeshjen e parë me Furinë e Kuqe në tre vite.[46]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pseudonimi i Albiol është "El Chori".[47] Vëllai i tij më i madh, Miguel, ka qënë gjithashtu një futbollist i cili luante si mesfushor. Ai u formua në akademinë e Valencias, dhe luajti një ndeshje në ligë me ekipin e parë, por e shpenzoi shumicën e karrierës duke përfaqësuar Rayo Vallecanon. Babai i tij, gjithashtu i quajtur Miguel, luajti në ligat e ulëta më së shumti me Benidorm CF, dhe gjithashtu luajti dy herë në Segunda División për CE Sabadell FC në sezonin 1979–80; vëllai i tij më i vogël, Brian, u emërua në nder të Brian Laudrup, i cili adhurohej nga Raúli për shkak të sukseseve të tij me kombëtaren daneze.[48][49][50]
Albiol është i babai i dy vajzave me gruan e tij Alicia; Azahara, lindur më 16 mars 2009 dhe Alma, lindur më 7 janar 2010.[51][52] Në vitin 2008, ai, sëbashku me Guillermo Francon dhe Marcos Sennën, themeluan Evangélico FC, një organizatë me 140 atletë dhe 16 trajnerë që synonin të promovonin vlerat e krishtere te atletët e rinjë në Spanjë.[53]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Valencia B | 2002–03 | Segunda División B | 14 | 3 | — | — | — | 14 | 3 | |||
2003–04 | 35 | 3 | — | — | — | 35 | 2 | |||||
Gjithsej | 49 | 5 | — | — | — | 49 | 5 | |||||
Getafe (huazim) | 2004–05 | La Liga | 17 | 1 | 2 | 0 | — | — | 19 | 1 | ||
Valencia | 2003–04 | La Liga | — | — | 2[a] | 0 | — | 2 | 0 | |||
2005–06 | 29 | 1 | 4 | 0 | 3[b] | 0 | — | 36 | 1 | |||
2006–07 | 36 | 1 | 4 | 2 | 12[c] | 1 | — | 52 | 4 | |||
2007–08 | 32 | 1 | 6 | 0 | 7[c] | 0 | — | 45 | 1 | |||
2008–09 | 34 | 2 | 2 | 0 | 6[a] | 0 | 2[d] | 0 | 44 | 2 | ||
Gjithsej | 131 | 5 | 16 | 2 | 30 | 1 | 2 | 0 | 179 | 8 | ||
Real Madrid | 2009–10 | La Liga | 33 | 0 | 2 | 0 | 8[c] | 1 | — | 43 | 1 | |
2010–11 | 20 | 0 | 6 | 0 | 6[c] | 0 | — | 32 | 0 | |||
2011–12 | 10 | 0 | 2 | 0 | 5[c] | 0 | 0 | 0 | 17 | 0 | ||
2012–13 | 18 | 1 | 5 | 0 | 3[c] | 0 | 1[d] | 0 | 27 | 1 | ||
Gjithsej | 81 | 1 | 15 | 0 | 22 | 1 | 2 | 0 | 119 | 2 | ||
Napoli | 2013–14 | Serie A | 32 | 1 | 5 | 0 | 9[e] | 0 | — | 46 | 1 | |
2014–15 | 35 | 0 | 3 | 0 | 12[f] | 0 | 1[g] | 0 | 51 | 0 | ||
2015–16 | 36 | 1 | 0 | 0 | 3[h] | 0 | — | 39 | 1 | |||
2016–17 | 26 | 0 | 3 | 0 | 6[c] | 0 | — | 35 | 0 | |||
2017–18 | 31 | 3 | 0 | 0 | 8[i] | 0 | — | 44 | 2 | |||
2018–19 | 20 | 1 | 0 | 0 | 6[j] | 0 | — | 26 | 1 | |||
Gjithsej | 180 | 7 | 11 | 0 | 44 | 0 | 1 | 0 | 236 | 8 | ||
Villarreal | 2019–20 | La Liga | 36 | 1 | 2 | 0 | — | — | 38 | 1 | ||
2020–21 | 35 | 0 | 1 | 0 | 11[h] | 2 | — | 47 | 2 | |||
2021–22 | 28 | 0 | 2 | 1 | 12[c] | 0 | 1[k] | 0 | 43 | 1 | ||
2022–23 | 25 | 0 | 1 | 0 | 1[l] | 0 | — | 27 | 0 | |||
2023–24 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 3 | 0 | |||
Gjithsej | 127 | 1 | 6 | 1 | 24 | 2 | 1 | 0 | 158 | 4 | ||
Gjithsej karriera | 571 | 16 | 50 | 3 | 120 | 4 | 5 | 0 | 746 | 23 |
- ^ a b Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Kupën Intertoto
- ^ a b c d e f g h Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ a b Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
- ^ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tre ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ Dy ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dhjetë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Një ndeshje në Supercoppa Italiana
- ^ a b Të gjithë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Shtatë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, një ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, asnjë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Ndeshje në UEFA Super Kupë
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencave
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Spanja | 2007 | 2 | 0 |
2008 | 8 | 0 | |
2009 | 11 | 0 | |
2010 | 2 | 0 | |
2011 | 8 | 0 | |
2012 | 7 | 0 | |
2013 | 6 | 0 | |
2014 | 6 | 0 | |
2015 | 1 | 0 | |
2018 | 1 | 0 | |
2019 | 4 | 0 | |
2021 | 2 | 0 | |
Gjithsej | 58 | 0 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Valencia[54]
- Real Madrid[54]
- La Liga: 2011–12
- Copa del Rey: 2010–11; Finalist 2012–13
- Supercopa de España: 2012; Finalist 2011
- Napoli[54]
Kombetarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Spanja
- FIFA Kupa e Botës: 2010
- UEFA Kampionati Evropian: 2008, 2012
- FIFA Kupa e Konfederatave: vendi i tretë 2009; finalist 2013
- UEFA Kampionati Evropian nën-19: 2004
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- La Liga Zbulimi i Vitit: 2006
- UEFA Liga e Evropës Skuadra e Sezonit: 2014–15[58]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Luca Ruggiero. "Raul Albiol" (në italisht). Area Napoli. Marrë më 1 maj 2015.
- ^ "El Valencia toma la iniciativa" [Valencia merr iniciativën] (në spanjisht). UEFA. 25 shtator 2003. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2016. Marrë më 9 mars 2014.
- ^ "Albiol reaparece tras su accidente" [Albiol rishfaqet pas aksidentit]. El Mundo (në spanjisht). 12 janar 2005. Marrë më 13 prill 2009.
- ^ "El Getafe paraliza a un Atlético inefable" [Getafe paraliza e padëgjuar e Atléticos]. El Mundo (në spanjisht). 16 janar 2005. Marrë më 8 gusht 2015.
- ^ "Getafe, otra tumba para el Real Madrid" [Getafe, një tjetër varr për Real Madridin]. El Mundo (në spanjisht). 15 mars 2005. Marrë më 8 gusht 2015.
- ^ "Valencia 2–1 Real Betis" (në anglisht). ESPN FC. 26 gusht 2006. Marrë më 12 dhjetor 2012.
- ^ "Olympiacos undone by magic Morientes" [Olympiacos zhbëhet nga magjiku Morientes] (në anglisht). UEFA. 12 shtator 2006. Marrë më 12 prill 2009.[lidhje e vdekur]
- ^ "Cup triumph salvages Valencia season" [Triumfi në kupë shpëton sezonin e Valencias] (në anglisht). UEFA. 17 prill 2008. Marrë më 8 gusht 2015.
- ^ "Real Madrid sign Raul Albiol and step up Karim Benzema chase" [Real Madridi firmos me Raul Albiol dhe hap ndekjen e Karim Benzemas]. The Daily Telegraph (në anglisht). 25 qershor 2009. Marrë më 25 qershor 2009.
- ^ "De la Red will get his number back when he returns – Real Madrid's Albiol" [De la Red do të marr numrin e tij kur të rikthehet – Albioli i Real Madridit] (në anglisht). Goal.com. 3 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2014. Marrë më 6 korrik 2009.
- ^ "Madrid march on as Marseille miss out" [Madridi marshon, Marseja humbet] (në anglisht). UEFA. 8 dhjetor 2009. Marrë më 8 gusht 2015.
- ^ "Grave lesión de Pepe: se pierde el resto de la temporada" [Dëmtimi serioz i Pepes: ai humbet pjesën e mbetur të sezonit]. La Nación (në spanjisht). 13 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 8 gusht 2015.
- ^ "Albiol, el último de la fila" [Albiol, i fundit në rresht]. ABC (në spanjisht). 4 shkurt 2012. Marrë më 8 gusht 2015.
- ^ "Mallorca, último tren para Albiol" [Mallorca, treni i fundit për Albiol] (në spanjisht). Libertad Digital. 11 maj 2012. Marrë më 8 gusht 2015.
- ^ "Benzema advantage" [Avantazhi i Benzemas] (në anglisht). ESPN FC. 26 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 3 shkurt 2011.
- ^ "Ronaldo earns draw in el clasico" [Ronaldo sjell barazimin në el clasico] (në anglisht). ESPN FC. 16 prill 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 20 prill 2011.
- ^ "Official announcement" [Njoftim zyrtar] (në anglisht). Real Madrid C.F. 6 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2012. Marrë më 6 gusht 2012.
- ^ "Albiol, de tres a cuatro semanas de baja" [Albiol, tre deri në katër javë jashtë]. Marca (në spanjisht). 27 dhjetor 2012. Marrë më 28 dhjetor 2012.
- ^ "Madrid make Barca wait" [Madridi bën Barçën të presë] (në anglisht). ESPN FC. 8 maj 2013. Marrë më 10 maj 2013.
- ^ "Il Napoli ufficializza l'acquisto di Raul Albiol" [Napoli bën blerjen e Raul Albiolit zyrtare] (në italisht). S.S.C. Napoli. 21 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2013. Marrë më 21 korrik 2013.
- ^ "Il Napoli ufficializza l'acquisto di Raul Albiol" [Napoli zyrtarizon blerjen e Raul Albiolit] (në italisht). S.S.C. Napoli. 21 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2013. Marrë më 15 nëntor 2018.
- ^ "Assegnati i numeri di maglia: il 9 ad Higuain, per Callejon il 7 e per Albiol il 33" [Shpërndarja e numrave të fanellës: 9-ta te Higuain, për Callejon 7-ta dhe për Albiol 33-sh] (në italisht). ilmattino.it. 30 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2013. Marrë më 20 shkurt 2019.
- ^ "Napoli-Bologna 3–0: apre Callejon, poi la doppietta di super Hamsik" [Napoli-Bologna 3–0: Callejon e nis, më pas e dyfishon një super Hamsik]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). 25 gusht 2013. Marrë më 11 dhjetor 2013.
- ^ "Napoli held at home" [Napoli ndalet në shtëpi] (në anglisht). Sky Sports. 25 janar 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
- ^ "Napoli fiton "Kupën e Italisë" (VIDEO)". Sport.albeu.com. 3 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2014. Marrë më 7 maj 2014.
- ^ "Napoli fiton Kupën e Italisë, mund Fiorentinën 1-3". Ora News. 3 maj 2014. Marrë më 7 maj 2014.
- ^ "Napoli thyen Juventusin në Superkupën e Italisë, vendosën penalltitë". Sot.com.al. 23 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2020. Marrë më 18 shkurt 2019.
- ^ "Napoli tani është lideri i Seria A". Spektrum.al. 10 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2020. Marrë më 19 shkurt 2019.
- ^ "Lazio vs. Napoli 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 3 shkurt 2016. Marrë më 19 shkurt 2019.
- ^ "Games played by Raul Albiol in 2015/2016" [Ndeshje të luajtura nga Raul Albiol në 2015/2016] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 19 shkurt 2019.
- ^ "Zyrtare: Napoli blindon edhe një mbrojtës (Foto)". Telegrafi.com. 23 shtator 2016. Marrë më 19 shkurt 2019.
- ^ "Albiol vendos të qëndrojë tek Napoli". Sportplus.al. 28 qershor 2018. Marrë më 19 shkurt 2019.[lidhje e vdekur]
- ^ "Zyrtare: Albiol i bashkohet Villarrealit". Telegrafi.com. 4 korrik 2019. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Villarreal dhe Granada japin spektakël në xhiron e parë të La Ligës". Indeks Online. 17 gusht 2019. Marrë më 21 shkurt 2020.
- ^ "Sevilla vs. Villarreal 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 15 dhjetor 2019. Marrë më 15 prill 2020.
- ^ "España sale del túnel tras su triunfo en Dinamarca (1–3)" [Spanja del nga tyneli pas fitores në Danimarkë (1–3)]. 20 minutos (në spanjisht). 13 tetor 2007. Marrë më 28 dhjetor 2015.
- ^ "Russia 2–0 Sweden & Greece 1–2 Spain" [Rusia 2–0 Suedia & Greqia 1–2 Spanja] (në anglisht). BBC Sport. 18 qershor 2008. Marrë më 28 dhjetor 2015.
- ^ "La Roja lean to the left" [La Roja mbështetet në të majtë] (në anglisht). FIFA. 16 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2016. Marrë më 18 prill 2017.
- ^ "Breaking (ouch!) news: Raúl Albiol injured" [Lajmi (ouch!) fundit: Raúl Albiol dëmtohet] (në anglisht). World Cup Blog. 26 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2010. Marrë më 3 korrik 2012.
- ^ "World Cup 2014: Diego Costa and Fernando Torres in Spain squad" [Kupa e Botës 2014: Diego Costa dhe Fernando Torres në ekipin e Spanjës] (në anglisht). BBC Sport. 13 maj 2014. Marrë më 14 maj 2014.
- ^ "World Cup 2014: Spain drop Alvaro Negredo and Jesus Navas" [Kupa e Botës 2014: Spanja largon Alvaro Negredon dhe Jesus Navas] (në anglisht). BBC Sport. 31 maj 2014. Marrë më 31 maj 2014.
- ^ Saj Chowdhury (23 qershor 2014). "Australia 0–3 Spain" [Australia 0–3 Spanja] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 24 qershor 2014.
- ^ "Enrique e nis me këmbë të mbarë, Spanja triumfon ndaj Anglisë". Lajmi.net. 8 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2018. Marrë më 19 shkurt 2019.
- ^ "Spanja shkatërron Kroacinë, 'Furia e Kuqe' i shënon gjashtë herë nënkampionëve botëror". Telegrafi.com. 11 shtator 2018. Marrë më 19 shkurt 2019.
- ^ "Spanja, Luis Enrique rikthen Jordi Albën në kombëtare". Top-Channel.tv. 8 tetor 2018. Marrë më 19 shkurt 2019.
- ^ "Walles vs. Spain 1 – 4" [Uellsi vs. Spanja 1 – 4] (në anglisht). Soccerway. 11 tetor 2018. Marrë më 19 shkurt 2019.
- ^ "Nos vemos con fuerza para superar al Barça" [Ne e shohim veten për të mposhtur Barçën]. Diario AS (në spanjisht). 6 janar 2010. Marrë më 16 maj 2012.
- ^ "Vilamarxant se emociona con Albiol" [Vilamarxant emocionohet me Albiol]. Levante-EMV (në spanjisht). 13 korrik 2010. Marrë më 2 maj 2016.
- ^ "Los hermanos Albiol frente a frente" [Vëllezërit Albiol ball për ball]. Diario AS (në spanjisht). 26 tetor 2010. Marrë më 2 maj 2016.
- ^ "RealAlbiol: "Mourinho nos ha dado carácter. Día a día demuestra lo gran entrenador que es"" [RealAlbiol: "Mourinho ka ndërtuar karakterin tonë. Çdo ditë ai tregon se sa trajner i mirë është"] (në spanjisht). Real Madrid C.F. 17 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2012. Marrë më 27 maj 2012.
- ^ "Acuerdo entre el Valencia y el Madrid por Albiol" [Marrëveshja ndërmjet Valencias dhe Madridit për Albiolin]. El País (në spanjisht). 25 qershor 2009. Marrë më 15 korrik 2009.
- ^ "El 'alma' valenciana de Albiol" [Shpirti valencian i Albiolit]. Las Provincias (në spanjisht). 9 janar 2010. Marrë më 2 maj 2016.
- ^ "Marcos Senna presentó el Evangélico FC, equipo de fútbol inspirado en los valores cristianos" [Marcos Senna prezanton Evangélico FC, ekipin e futbollit të frymëzuar nga vlerat krishtere] (në spanjisht). Protestante Digital. 20 tetor 2008. Marrë më 18 janar 2019.
- ^ a b c d "Raúl Albiol" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 shkurt 2019.
- ^ "Raúl Albiol" (në anglisht). Football Database. Marrë më 18 shkurt 2019.
- ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Raúl Albiol" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 16 shkurt 2019.
- ^ "Raúl Albiol". EU-Football.info (në anglisht). Marrë më 24 maj 2018.
- ^ "Experts' UEFA Europa League squad of the season" [Skuadra e sezonit e UEFA Ligës së Evropës nga ekspertët] (në anglisht). UEFA. 28 maj 2015. Marrë më 7 janar 2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Raúl Albiol. |
- Raúl Albiol te BDFutbol
- Statistikat dhe biografia
- Statistikat te Tutto Calciatori
- Raúl Albiol te National-Football-Teams.com
- Raúl Albiol Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine – Rekordi në kompeticionet e FIFA-s
- Lindje 1985
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë spanjollë
- Futbollistë në kombëtaren spanjolle
- Futbollistë në Valencia CF
- Futbollistë të huazuar në Getafe CF
- Futbollistë në Real Madrid C.F.
- Futbollistë në S.S.C. Napoli
- Futbollistë në Villarreal CF
- Futbollistë në Segunda División B
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në UEFA Euro 2008
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2012
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të FIFA Kupës së Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Kampionatit Evropian