Jump to content

Kosi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kosi ështe një ndër nënproduktet më të përdorura të qumështit i cili përfitohet nga fermentimi i qumështit të valuar, akoma i ngrohtë, në të cilin është hedhur një sasi e vogël kosi të freskët e quajtur "farë kosi". Kosi ka mjaft veti ushqyese ndër të cilat baza kryesore përbëhet nga uji, yndyrna e kalcium. Është shumë i përdorur edhe në forma të tjera si p.sh.

  • "Dhalla", e cila përdoret si pije freskuese gjatë verës ose në shumë raste për të përcjellë ushqimin gjatë ngrënies,
  • "Salcë kosi", që është kos i kulluar nga uji i tepërt në një copë zakonisht në formë burulluk prej pambuku, që e bën të jetë më i trashë e të marrë formën e salcës.