Jump to content

Shushunja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.


Shushunja apo ushunjëza është një krimb i fragmentuar që i përket phylum Annelida (Unazorë) dhe në nënspecien e Hirudinae[1].

Janë anelide që jetojnë në ujëra të ëmbla. Ka pak lloje detare ose tokësore. Jetojnë si ektoparazit në trupin e shtazëve të ndryshëm si te peshqit, molusqet, gjedhet etj. Ushqehen me gjakun e nikoqirit. Është e pajisur me dy ventuza.Njëra quhet ventuza e gojës,që është në pjesën e përparme të trupt.Në të hapet goja.Ndërsa ventuza e prapme e cila është më e madhe,nuk është e shpuar dhe ndodhet ne fund te trupit.Këto ventuza njëherit shërbejne edhe për të lëvizur shtaza.

Këto gjatë marrjes së gjakut tajojnë një materie qe pengon ngjizjen e gjakut të amvisit për një kohë më të gjatë.Nje numer i madh i krimabve unazor jetojn ne dete.Ne teresi krimbat jan te pajisur me zgjatime lekuro-muskulore,te cilat rendom i perdorin per levizje. Keto shtaze kan gjakun e kuq,gjakun e kane te llojit te mbyllur.Sistemi nervor i tyre është i nyjeve nervore(ganglioneve).Emri tyre rrjedh sipas formes se tyre sepse trupin e kane te ndare si unaza por ato jan te bashkuara.Perfaqesues tjeter i krimbave unazore është edhe skraja e shiut.Thithja e madhe e gjakut te amvisit mund te shkaktoje me vdekje.Rendesia e tyre është sepse nese diku është mbledhur gjaku i keq ne mund te vendosim ushunjezen aty dhe ajo do te thith gjakun e keq.Ne disa vende kultivohen per ti shitur... SHUMIMI: Shumohen në mënyrë hermafroditë.Shumohen në atë mënyrë që dy krimbat afrohen njëri pranë tjetrit dhe mbështillen me një masë jargore,me Ç'rast qelizat mashkullore te njërit krimb bëjnë frytëzimin e qelizave të krimbit tjetër.Të njëjtin veprim e kryen edhe krimbi tjetër.Pas këtij procesi krimbat ndahen.Më vonë,pas frytëzimit,secili krimb tajon lëndën jargore dhe i nxjerr jashtë vezët e frytëzuara.Në ndërkohë masa jargore ngurtësohet dhe në këtë mënyrë i mbron vezët nga lëndimet e ndryshme. RIPëRTRITJA: Ashtu si sfungjeri,hidra dhe krimbi i tokes ka aftësi të ripërtritjes.Nëse ndahen në dy pjesë,aiështë në gjendje ta përtrijë pjesën e përparm e ose të prapme të trupit.

Referime

  1. ^ Ralph Buchsbaum; Mildred Buchsbaum; John Pearse; Vicki Pearse (1987). Animals Without Backbone (bot. 3rd). Chicago: The University of Chicago Press. fq. 312–317. ISBN 0-226-07874-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)