Janari
Muajt | |
Janari | Korriku |
Shkurti | Gushti |
Marsi | Shtatori |
Prilli | Tetori |
Maji | Nëntori |
Qershori | Dhjetori |
Ditët historike | ||||||
Dhjetori · Janari · Shkurti | ||||||
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
29 | 30 | 31 |
Janari (ose kallnori ose kollozheku) është muaji i parë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë. Emri janar është adaptim nga emri Janus, perëndia Romake e dyerve dhe udhëkalimeve.
Janari dhe shkurti kanë qenë dy muajt e fundit që i janë shtuar kalendarit, që prej kohëve kur Romakët e konsideronin dimrin si periudhë pa-muaj. Fillimisht, marsi ishte muaji i parë, por janari e mori këtë pozicion ngaqë në këtë periudhë u zgjidhnin konsujt.
Dita e parë e janarit njihet si Dita e Vitit të Ri dhe festohet në shumicën e vëndeve në botë.
Janari fillon me të njëjtën ditë si tetori, përveç në vitet e brishta, kur fillon me të njëjten ditë si prilli dhe korriku.
Kallnori është fjala e vjetër e përdorur për muajin janar.[1] Për këtë muaj Hilë Gjeçi në fletoren e tij shkruan se populli thotë uj kam.[2]
Burim i të dhënave
- ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980
- ^ Ruzhdi Mata -Gjeçovi, VEPRA 4 - Ndërmarja Botuese RILINDJA, Prishtinë 1985.