Jump to content

hap

Nga Wiktionary

HAP m.

  • 1. Një e hapur e njërës këmbë para, prapa ose anash dhe vendosja e saj në tokë, kur ecim, kur bëjmë një ushtrim ose kur kërcejmë; largësia ndërmjet shputave të këmbëve gjatë kësaj lëvizjeje, që merret edhe si masë gjatësie. Hap i madh (i vogël, i plotë). Gjysmë hapi. Hap para! (hap prapa! hap anash!). Hap me të djathtën (me të majtën). Disa hapa larg. Hapat e parë të fëmijës. Në çdo hap. Numëroj hapat. Bëj ca hapa. Hedh (shtrij) hapin.
  • 2. Mënyrë të ecuri gjatë ushtrimeve dhe në ushtri; ecje; mënyrë ecjeje e ngadaltë e kalit; zhurma që dëgjohet kur ecën dikush. Hap i shpejtë (i ngadaltë, i lehtë). Me hap të shtrirë. Me hap rreshtor. Me hap të lirë (të rregullt). Hap marshimi. Mbaj (ndal) hapin ndalem. Nis hapin eci. Rregulloj hapin. Shpejtoj (ngadalësoj) hapin. Dëgjohen hapa. Eci me hap. Ecin me një hap.
  • 3. fig. Ecje përpara, përparim; fazë a etapë në rrugën e zhvillimit të diçkaje, në një punë a veprimtari. Hapi i parë (i fundit). Me hapa të shpejtë (viganë). Hap i ri në rrugën e fitores (drejt fitores). Me hapin e masave. Ecën me hapin e kohës. Hedh (bëri) hapin e parë (hapat e parë) sapo nis të veprojë. Bëj hapa përpara përparoj. Ka bërë hapa prapa ka rënë më poshtë nga ç'ka qenë, ka ecur prapa.
  • 4. fig. Mënyra si veprojmë a si sillemi në një rast të caktuar; veprime e përpjekje që bëjmë për të arritur diçka, përçapje. Hap i rëndësishëm (i sigurt, i drejtë). Hap i pamatur (i gabuar, i nxituar). Hap vendimtar. Hap me përgjegjësi.
  • 5. tek. Largësia më e madhe e lëvizjes drejtvizore të një mekanizmi; madhësia e detaleve të makinave etj. Hapi i rrotave të dhëmbëzuara. Hapi i helikës.
  • Në çdo hap (çap) kudo. Hap pas hapi
  • a) pa iu ndarë, këmba-këmbës;
  • b) shkallë-shkallë; vazhdimisht, pa ndërprerje. Hap për (me) hap
  • a) krahas; pa iu ndarë;
  • b) kudo, në çdo hap. Me hapin e breshkës shih te BRESHK/Ë,~A. Me gjysmë hapi shih te GJYSM/Ë, ~A. Bën hapa (rri, qëndron, mbeti, ngeli, numëron) në vend shih te VEND,~I. Kaq e ka hapin (çapin) shih te ÇAP,~I. Nuk ia ndaj hapin dikujt shih te NDAJ. E bën hapin kilometër shih te KILOMET/ËR,~RI. Është katër hapa (larg) është shumë afër. Bëje (mate, lëshoje) vrapin sa ke hapin fj. u. shih te VRAP,~I 3.

HAP kal.

  • 1. Lëviz duke e shtyrë a tërhequr, mënjanuar a ngritur një derë, një kanat etj. për të hyrë lirisht diku a për të dalë prej andej, për të vënë diçka brenda a për të marrë diçka prej andej ose për të lidhur mjedisin e brendshëm me të jashtmin; çel; kund. mbyll. Hap derën (portën). Hap dritaren (dollapin). Hap tenxheren. Hap arkën (kutinë, valixhen). Hap xhamin e makinës. Hap me çelës.
  • 2. I heq tapën, mbyllësen a mbështjelljen diçkaje të mbyllur ose të mbështjellë; çel, zbërthej a shqit diçka të mbyllur, të mbërthyer ose të ngjitur; kund. mbyll. Hap shishen. Hap pakon (zarfin). Hap motorin. Hap zinxhirin e bluzës.
  • 3. Shpalos diçka të palosur, të mbledhur a të mbyllur, shtrij e drejtoj diçka të përthyer; ndaj e largoj dy gjëra ose anët e puthitura a të afruara të diçkaje, shtyj mënjanë diçka; kund. mbyll. Hap perdet. Hap çarçafët. Hap çadrën. Hap librin (gazetën, fletoren). Hap gishtat. Hap dorën (këmbët, krahët). Hap bajonetën. Hap gojën (buzët). Hap sytë. Hapi sqepin. Hap gërshërët. Hap trastën (thesin, çantën, bohçen). Hap kuletën (qesen). Hap jakën.
  • 4. Përhap ose shpërndaj diçka të mbledhur a të grumbulluar; shtrij hollë diçka; shprish, lënur. Hap prushin. Hap letrat. Hap misrin në diell. Hap petë. Hap leshin (lirin). Hap flokët. Hap ushtarët në pozicion luftimi.
  • 5. Çel diçka duke çarë, duke shpuar a duke gërmuar, çaj; zgjeroj diçka që ka qenë e ngushtë; kthej, i bëj punimin e parë (tokës). Hap një vrimë. Hap një dritare në mur. Hapi gropën (varrin). Hapi një pus. Hapi një hendek (një vijë uji, një kanat). Hapi tunelin (galerinë). Hapën rrugën. Hapën tokën (ugarin). Ia hapi plagën. bised. ia çau plagën me thikë.
  • 6. Ndërtoj, krijoj, themeloj a vë në shfrytëzim diçka, çel dhe bëj që të nisë nga puna, bëj që të fillojë veprimtarinë. Hap një rrugë të re (një kalim). Hapi portin. Hapën një shkollë. Hapën një vendburim. Hapi shtëpi të re. Hapën një ekspozitë (një muze). E hapi dyqanin shpejt.
  • 7. Heq diçka që ka mbuluar a që ka zënë një vend; zbuloj diçka që ka qenë e mbuluar, liroj diçka që ka qenë e zënë. Hap dëborën. Hap rrugën nga dëbora. Hap vendin për të kaluar. Hap gjoksin.
  • 8. Vë në veprim, lëshoj që të punojë; e lë të lirë, e lë të kalojë etj. (edhe fig.); kund. mbyll. Hap dritën. Hap ujin (çezmën, musllukun). Hap ajrin (gazin). Hapën kufirin. Hap shtegun.
  • 9. fig. Bëj që të nisë diçka, filloj; nis i pari; shpall. Hap mbledhjen (kuvendin, seancën). Hap bisedën. Hap një diskutim (një debat). Hap festivalin (programin). Hapën luftë. Hap zjarr filloj të shtie me armë. Hap vallen nis i pari vallen. Hap listën jam i pari në listë. Hap lojën nis lojën; luaj i pari.
  • 10. fig. Krijoj mundësitë për të ecur përpara, mënjanoj pengesat ose vështirësitë për të arritur diçka, çel. Hap rrugë (horizonte) të reja.
  • 11. fig. Nxjerr, krijoj, sjell. Na hapi punë. Na hapi ngatërresa (telashe, vështirësi).
  • 12. fig. Zbuloj diçka që s'ka dalë në shesh, nxjerr në shesh, paraqit. I hapën mosmarrëveshjet (grindjet).
  • 13. fig. Përhap. Hap fjalën. Hap lajmin. Hap thashetheme. Ka hapur sikur ...
  • 14. Shënoj kllapat a thonjëzat e fillimit. Hap kllapat (thonjëzat).
  • 15. tek. Ndaj diçka të lidhur, këput lidhjen në një vend; kund. mbyll. Hap qarkun.
  • 16. fin. Vendos të jap të holla dhe të kryej veprimet financiare që lidhen me to; çel diçka që lidhet me veprime të mëtejshme. Hap një kredi. Hap një llogari. Hap një librezë. Hap një zë të veçantë.
  • 17. vet. veta III. Lirohet diçka, nuk është më i zënë. Hap një vend në organikë.
  • 18. jokal. vet. veta III. Çel burbuqja, sythi etj., shpalosen petlat ose gjethet duke u rritur; lëshon lule, lulëzon, çel. Hapën lulet. Hapën gjethet. Hapi trëndafili. Hapën pemët. Hapi molla (kumbulla). Hapën boçet e pambukut.
  • 19. jokal. vet. veta III. Nis të zbardhë, agon (për dritën e ditës). Hapi drita. Hapi dita (agimi, mëngjesi). Pa hapur mirë (dita).
  • 20. jokal. vet. veta III. Kthjellohet, pastrohet nga retë, çel. Hapi koha (moti). Hapi qielli.
  • I hapi (i zbrazi, i zbuloi) barkun dikujt shih te ZBRAZ. Na hapi barkun
  • a) na shkaktoi një hidhërim të thellë, na pikëlloi;
  • b) keq. na ngjalli neveri, na bëri të na vijë pështirë, na ngjalli krupën. Hap defterët (e vjetër) vjet. shih te DEFTER,~I. I hapi (i çeli) derën (dyert, portën) la të hyjë pa pengesa kushdo a çdo gjë. Hap (çel) dyert fillon nga puna, nga veprimtaria etj. Hap (zbardh, zbulon) dhëmbët keq. shih te ZBARDH. Hap (çel) gojën fillon të flasë, thotë diçka; nuk rri pa folur, e ngre zërin për diçka. I hap (i çel) gojën dikujt i jap shkas tjetrit për të folur; e mësoj keq, i hap syrin, i lë shteg që të kërkojë gjëra të tepërta që nuk i takojnë. E ka hapur shumë gojën shih te GOJ/Ë,~A. I hapi (i bëri) gropën (varrin) dikujt shih te VARR, ~I. Hap gjoksin tregon trimëri; i del rrezikut ballas. I hapi kokën (trutë) dikujt
  • a) e goditi rëndë, e plagosi në kokë; e vrau;
  • b) i nxori telashe të mëdha. Hap krahët tregoj se nuk di gjë, rrudh supet. I hapi (i zbuloi) letrat (kartat) i zbuloi të fshehtat; foli hapur me dikë. Hap (çel) e s'mbyll keq. shih te ÇEL. I hap (i çel) oreksin
  • a) e bëj të ketë dëshirë për të ngrënë;
  • b) i ndez lakminë për diçka. Hap (çel, bëj) një parantezë libr. shih te PARANTEZ/Ë,~A 1. Ia hapi plagën dikujt e lëndoi duke i kujtuar diçka të hidhur, që e ka vuajtur më parë dhe është fashitur disi. Mos e hap postatin! mos e kalo masën e shpenzimeve! mos e tepro!, mos e ndiz sherrin! E hapi (e zgjidhi) qesen (kuletën, trastën) shih te ZGJIDH. I hap (i lëshoj, i bëj) rrugë (udhë) dikujt shih te RRUG/Ë,~A. Hapi (çeli) sytë! shih te SY,~RI. Hapi (shqeu) sytë shih te SHQYEJ. I hap (i çel) sytë dikujt
  • a) jap dije e kulturë, i zgjeroj horizontin, e zhvilloj;
  • b) e bëj t'i shohë gjërat ashtu siç janë në të vërtetë, i zbuloj të vërtetën. I hapi sytë
  • a) ka filluar t'i shohë gjërat ashtu siç janë në të vërtetë;
  • b) është arsimuar, ka marrë dije e kulturë; merr vesh se ç'bëhet, njeh njerëz e vende të tjera. I ka hapur syrin dikujt e ka përkëdhelur shumë a i ka bërë lëshime, duke e përkrahur në veprime të palejueshme; e ka mësuar keq, e ka llastuar. Hap shteg (shtegun) për diçka jap rast për diçka. I hap shtegun dikujt i krijoj mundësi për diçka. Hap veshët dëgjoj me kujdes e me vëmendje të madhe, rri ngrehur për të dëgjuar mirë. I hap (i çel) zemrën dikujt i tregoj tjetrit me çiltëri e me besim mendimet, ndjenjat e të fshehtat ose hallet që kam. Hap zërin ngre zërin për diçka, hap gojën filloj të flas. I hapi zorrët dikujt e vrau, e shqeu. Na hapi zorrët na ngjalli neveri, na bëri të na vijë pështirë, na ngjalli krupën, na hapi barkun. E hap dheun me thonj shih te THUA, THOI. E hap (e bën, e ka) gojën çorap shih te ÇORAP,~I. Hap kat e (më) kat shih te KAT,~I. Hap e mbyll dollapin shih te DOLLAP,~I. Sa hap (sa çel) e mbyll sytë në një kohë shumë të shkurtër, në çast. Mos e hap vallen shumë! shih te VALL/E,~JA. Po i hape derën, të rrëmben shtëpinë shih te DER/Ë,~A. Hap gojën e shikon qiellin është dembel i madh, pret që gjithçka t'ia bëjnë gati të tjerët. Kur shtie drutë, hap sytë! fj. u. shih te SHTIE.