Skeda diskutim:Sanxhaku ne kosove.JPG
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi materialin multimedial Sanxhaku ne kosove.JPG. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kosovë. Viti 1690. Një nga vitet më të zeza për shqiptarët e Kosovës. Sulltani vendos t’i japë fund një herë e mirë kryengritjeve dhe mosbindjes së shqiptarëve të Kosovës ndaj dhunës osmano-islamike. Sulltani firmos shfarosjen e plotë të popullsisë shqiptare të Kosovës. Për këtë qëllim, ai sjell nga Krimea një ushtri të madhe tartarësh të udhëhequr nga Nuredini, një nga bijtë e Hanit të Krimesë. Trupat tartare së bashku me ato turke vërshojnë në Kosovë duke mos lënë asgjë të gjallë. Krahinat jugore, perëndimore e lindore të Kosovës bëhen shkrumb e hi, nën thirrjet ‘allahu akbar’ dhe ‘vdekje shqiptarëve,’ thirrje që do të përsëriten rregullisht gjatë gjithë ciklit 600 vjeçar të sundimit osmano-islamik në trojet shqiptare. Në librin e historianit britanik Noel Malcolm kjo ngjarje tragjike përshkruhet në detaje. Tragjedia është kaq e madhe dhe masakrat kaq të tmerrshme saqë përfaqësuesi i qeverisë britanike në Edirne, shkruan se tartarët i shkaktuan një dëm shumë të madh popullsisë së Kosovës, nga e cila ndoshta nuk do ta marrin kurrë veten, ose të paktën për një kohë shumë të gjatë. Prishtina, Vuçiterna, Peja, Trepça, Prizreni, e shumë krahina të tjera kanë mbetur plotësisht të boshtasura. Vetëm nga fundi i i shekullit të 19-të, (pas plot 200 vitesh), qytetet e Kosovës do të fillojnë ta rimarrin veten nga kjo katastrofë, dhe numri i popullsisë do të arrijë përsëri në nivelet e para viteve 1690 (Një histori e shkurtër e Kosovës, f177). Nuk ka të dhëna të sakta se si u ripopullua Kosova pas shfarosjes së pjesës më të madhe të popullsisë shqiptare, por ndoshta këtë mund ta dijë Hashim Thaçi, vëllai i nipit të sulltanit, dhe gjithashtu mund ta dijë edhe kryetari i bashkësisë islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili feston 600 vjetorin e pushtimit osmano-islamik të Kosovës, dhe lutet për shpirtrat e sulltanëve që masakruan pa mëshirë shqiptarët.
Start a discussion about Skeda:Sanxhaku ne kosove.JPG
Talk pages are where people discuss how to make content on Wikipedia the best that it can be. You can use this page to start a discussion with others about how to improve Skeda:Sanxhaku ne kosove.JPG.