Jump to content

Shqiponja me kreshtë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lophaetus)

Shqiponja me kreshtë llojë Shqiponje gjini në vete, në familjen accipitridae, të rendit falconiformes. Jeton në viset tropike të Afrikes në jug të Saharasë. Ky lloj i papërzieshëm me llojet e tjera të Shqiponjave nga ngjyra e tij e zezë dhe kreshta të cilen e mban në kokë.

Shqiponja me kreshtë

Shqiponja me kreshtë është shpend grabitqar me madhësi mesatare. Meshkujt kanë peshë 0,9 deri 1,4kg, kurse femrat ndërmjet 1,4 e 1,5kg. Gjatësia e trupit është 50 deri 58cm. Ana shpinore në përgjithësi është e zezë. Bazen e krahëve jashtë e ka të bardhë, kurse në brendi baza e krahëve është e bardhë e mbështjellur me të zezë. Edhe pjesa barkore ka ngjyrë të zezë. Si te të gjithë Shqiponjat këmbët i ka të mbuluara me pendla deri te gishtat e këmbëve. Sqpi i tyre ka ngjyrë të përhimt të mbyllët, gishtat e këmbëve i ka të verdhë. Irisi i syrit të tyre mund të jetë e verdhë, e portokallt mund të shkoj deri në ngjyrë kuqe të kaftë. Shqiponjat e reja nuk dallohen lehtë nga ato të vjetrat, ngjyra e tyre është një ngjyrë kafe shumë e mbyllët dhe bishti i tyre është më i ngushtë.

Gjinia Lophaetus është monotip, Lophaetus occipitalis është lloji i vetëm. Sipas disa hulumtive molekularo-gjenetike kjo gjini ndoshta nuk është e qëndrueshme, "kusherinjtë" e tij më të afërt janë Shqiponja Britëse dhe Shqiponja Predhë. Sipas kësaj ky lloj duhet të ishte në Gjininë Aquila.

Shqiponja me kreshtë duke pritur

Shqiponja me kreshtë është gjahtar i cili mund të rrijë me orë në një lisë (ose diku më lartë se toka) deri sa të sheh një kafshë të cilen mund ta hajë. Ushqimi përbëhet më shumë prej gjitarëve dhe shpezëve të vogjël të cilët jetojnë në tokë. Gjuan edhe hardhuca, gjarpërinjë, peshqi, insekte dhe gaforre, por han edhe pemë.

Foleja ndërtohet në Drunjë. Në fole lëshon 1-2 vezë të bardha me njolla të kafta; dhe ruhet më shumë nga femra. Pas 42 ditësh vezët qelin; Shqiponjat e reja pas 53-58 ditë mund të fluturojnë. IUCN mendon se rreth 10.000-100.000 individë të këtij lloji ekzistojnë (nuk ka informacione të sakta), pra është kategorizuar "Least Concern" (jo e rrezikuar)

  • James Ferguson-Lees, David A. Christie: Raptors of the World. Christopher Helm, London 2001. ISBN 0-7136-8026-1
  • BirdLife International (2004). Lophaetus occipitalis. 2006. IUCN Red List of Threatened Species. IUCN 2006. www.iucnredlist.org. Retrieved on 12 May 2006. Database entry includes justification for why this species is of least concern