BIOS
BIOS është shkurtesë që del nga fjalët Basic Input/Output System e që ësht e njohur edhe gabimisht si Basic Integrated Operating System i referohet kodit të krijuar nga IBM e që është kompatibil për kompjuterin në ndezje (start) të tijë. Funksioni primarë i BIOS-it është që të përgatis aparatin që programet e tjera kompjuterike të ruajtura në formate dhe media të ndryshme si në hard disk, disketë, CD, DVD etj. të mundë të lexohen, ekzekutohen ose të kontrollojnë kompjuterin. Ky proces është i njohur si rinisje (ang.:Booting , shqiptimi:buting.).
Termi për herë të parë u paraqit në sistemin operativ CP/M për të përshkruar pjesë të CP/M gjatë kohës së rinisjes. Shumica e verzioneve të DOS-it kan skedë emëruar si "IBMBIO.COM" ose "IO.SYS" që janë analoge me diskun CP/M njohur si BIOS.
BIOS-i ka fillimisht 3 funksione të rëndësishme:
- Të zbatoj disa teste dianjostike, për të kontrolluar gjëndjen e funksionimit të hardware-it dhe ti senjalizojë gabime të pritëshme, me një kodë sonor (beep code);
- Të lokalizojë sistemin operativë dhe ta karikojë në RAM;
- Të furnizojë një pamje software për futjen në periferikat dhe në hardwarin e PC-s.
Për ti rregulluar disa parametra në BIOS menjëher gjatë ndezjes të kompjuterit shtypim tastën "del" apo F2 apo ndonjë kombinacion tjetër sipas produktorit i kompjuterit.
Lista e furnizuesve të BIOS-it
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Aexor Systems Inc
- American Megatrends (AMI)
- Phoenix Technologies
- Award Software International (është bashkuar me Phoenix in 1998)
- MicroID Research (MRBIOS)
- Insyde Software (Insyde)
- General Software
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Si punon BIOS-i (ang.: How BIOS Works) - HowStuffWorks - ANG
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Wim's BIOS Page - ANG
- Award bios identification page - ANG
- Information about the BIOS, POST, BIOS recovery - ANG