Jump to content

Iván Zamorano

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Futbollist

Iván Luis Zamorano Zamora (i lindur më 18 Janar 1967 në Santiago) është sulmues kilian i pensionuar. Së bashku me Elías Figueroan dhe Marcelo Salasin, janë ikonat e futbollit kilian.

Ai ka qenë pjesë e kombëtares kiliane dhe ka luajtur në Kampionatin Botëror 1998. Ai ka luajtur për disa klube, si Sevilla apo Real Madrid C.F.. Ai gjithashtu a luajtur edhe për ekipin e Interit. Me ekipin e Realit të Madritit ka fituar titullin e kampionit në Spanjë në sezonin 1994-95. Në këtë vit ai ka qenë golashënuesi më i mirë. Me ekipin e Interit ka fituar Kupën UEFA. Në vitin 2004, Zamorano është përfshirë në FIFA 100, listë e futbollistëve më të mirë, e përpiluar nga Pele.

Karriera

Zamorano karrierën e filloi në Trasandino, e më pastaj në vitin 1985 kaloi në CobresalKili. Në vitin 1988 u transferua në Evropë në ekipin zviceran FC St. Gallen. Për 3 sezona sa i kaloi në Zvicër ai shënoi 34 gola në 56 ndeshje. [1] Në vitin 1991 Zamorano debutoi në Primera División me ekipin e Sevillës, për të cilin luajti 59 ndeshje dhe shënoi 21 goals, derisa u shit në Real Madrid për 5 milion dollaarë. Me Realin e Madridit, në mes të viteve 1992-96, Zamorano fitoi një herë kampionatin spanjoll, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës. Në vitin 1995, nën drejtimin e Jorge Valdanos, Zamorano e ndihmoi Realin të shpallej kampion i Spanjës. Në këtë sezon, ai shënoi 27 gola - përfshirë edhe 4 gola kundër rivalit kryesor Barcelonës. Këtë sezon ai e fitoi Trofeun Pichichu çmim që i jipet golashënuesit më të mirë në Spanjë. Në sezonat 1992-93 dhe 1994-95, ai fitoi EFE Trofeun, trofe që i jipet lojtarit më të mirë latino-amerikan që luan në Spanjë, e që jipet nga agjensia e lajmeve EFE.[2] Për Realin e Madridit, Zamorano luajti 137 ndeshje dhe shënoi 77 gola.

Pas 5 sezonave të kaluara në Ligën Spanjolle, Zamorano luajti 4 sezona në Serie A për ekipin e Interit, prej 1996 deri më 2000. Ai ishte bashkëlojtar me Youri Djorkaeffin, Diego Simeonen, Javier Zanettin e Ronaldon. Në ekipin e Interit, ishte sulmuesi kryesor derisa në ekip erdhi Ronaldo. Me ardhjen e Ronaldos, Zamorano ishte i detyruar ta lëshonte fanelën me numrin 9, e të mirrte fanelën me numrat '1+8', duke e bërë teknikisht edhe atë me numër '9-të'. Në maj të vitit 1998, Interi e fitoi Kupën UEFA, duke e mundur ekipin e Lazios në finale me rezultat 3-0. Në këtë ndeshje Zamorano shënoi golin e parë. Zamorano shënoi gol edhe në finalen e vitit paraprak, në finalen e vitit 1997 kundër Schalke 04, mirëpo Interi humb pas ekzekutimit të penaltive.

Në vitin 2001, Zamorano kalon në Meksikë për të luajtur për Club American, për dy sezona.

Në vitin 2003, pas 16 viteve lojë aktive, Zamorano e mbylli karrierën në ekipin Colo-Colo.


Ekipi kombëtar

Për kombëtaren e Kilit, Zamorano luajti 69 ndeshje, duke shënuar 34 gola. Ka debutuar më 19 qershor 1987 në moshën 20 vjeçare, në miqësoren me Perunë.

29 Prill 1997 ai shënoi 5 gola në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin botëror 1998 kundër Venezuelës, në fitoren 6-0.

Lojërat olimipike verore 2000, ai fitoi medaljen e bronztë dhe ishte golashënuesi më i mirë i turneut me 6 gola.

Ndeshja e fundit ndërkombëtare e tij ka qenë miqësorja kundër kombëtares së Francës më 1 Shtator 2001, të cilën Kili e fitoi me rezultat 2-1[3].

Nderet dhe titujt

Ekipor

Sezoni Ekipi Titulli
1987 Kili Cobresal Kampion i Kilit
1993 Spanja Real Madrid Kupa e Mbretit
1993 Spanja Real Madrid Superkupa e Spanjës
1995 Spanja Real Madrid LA Liga
1998 Italia Internazionale UEFA Cup
2002 Meksika Club America Kampion i Meksikës

Personale

Statistika

Performancat në klub Liga Kupa Kontinentale Gjithësej
SezoniKlubiLiga NdeshjeGolaNdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola
Kili LigaCopa Chile Amerikë Jugore Gjithësej
1985 Cobresal Kapionati kilian 2 0
1986 3 1
1986 Cobreandino Liga e dytë e Kilit 29 27
1987 Cobresal Kampionati kilian 29 8 14 13
1988 14 14
Zvicër LigaSchweizer Cup Evropë Gjithësej
1988-89 St. Gallen Superliga 17 10 1 0
1989-90 33 23 4 3
1990-91 6 1
Spanjë LigaCopa del Rey Evropë Gjithësej
1990-91 Sevilla La Liga 29 9 2 1
1991-92 30 12 2 1
1992-93 Real Madrid La Liga 34 26 4 6 7 5
1993-94 36 11 6 4 4 2
1994-95 38 28 3 0 5 3
1995-96 29 12 2 0 5 4
Itali LigaCoppa Italia Evropë Gjithësej
1996-97 Internazionale Milano Serie A 31 7 6 4 10 2
1997-98 13 2 2 0 10 3
1998-99 25 9 3 2
1999-00 30 7 5 1 4 0
2000-01 2 1 2 0
Meksikë LigaKupa Amerikë Veriore Gjithësej
2000-01 América Primera División 17 11
2001-02 35 18 4 0
2002-03 11 4
Kili LigaCopa Chile Amerikë Jugore Gjithësej
2003 Colo-Colo Primera División 14 8
Gjithësej Kili 74 43 31 28
Zvicër 56 34 5 3
Spanjë 196 98 19 12 21 14
Itali 101 25 18 7 24 5
Meksikë 63 33 4 0
Gjithësej karriera 490 233 73 50 49 19 612 302

Trivia

  • Zamorano e ka pasur nofkën Bam Bam, dhe Iván el Terrible(Ivani i frikshëm).
  • Në Inter, Zamorano e ka veshur fanellën me numër 9, derisa një marrëveshje me sponzorin Nike, ia dha këtë numër Ronaldos. Kur u bë kjo marrëveshje, Zamoranos iu dha fanella me numër 18, duke e vendosur një plus midis numrave(1+8=9).
  • Gjatë Kampionatit botëror 1998, këngëtarja Madona, e quajti Zamoranon seks simbol i kampionatit.

Jeta aktuale

Është i martuar me modelen argjentinase María Alberó. Fëmija i parë, vajza e vogël Mia Pascale u lind më 28 Janar 2006.

Aktualisht Zamorano është duke punuar si ndihmës-trejner i kombëtares kiliane U-18. Mendohet se në të ardhmen do të mund të drejtojë kombëtaren kiliane. Ai është edhe si gjurmues i lojtarëve të rinjë për ekipin e Interit.

Referencat

  1. ^ Web page dedicated to Iván Zamorano - www.tvn.cl - TVN Deportes, Kili.
  2. ^ Fituesit e trofeut EFE - efe.com
  3. ^ Videoja Kili-Francë[[1]]]

Lidhje të jashtme