Jump to content

Top Channel

Coordinates: 41°19′23″N 19°49′18″E / 41.322972°N 19.821761°E / 41.322972; 19.821761
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Top Channel
LlojiTelevizion privat kombëtar
ShtetiShqipëri
Zona e transmetimitShqipëri
Kosovë
Maqedoni e Veriut
RrjetiDigitAlb
SelitëKashar, Tiranë, Shqipëri
Programimi
Gjuha/ëtShqip
Përmasa e figurës576i (SDTV 16:9)
1080i (HDTV 16:9)
Pronësia
PronariTop Media (familja Hoxha)
Kanalet simotraTop NEWS
Top Albania Radio
Historia
Themeluar30 korrik 2001
Nisur20 dhjetor 2001
ThemeluesiDritan Hoxha
Lidhjet
Faqja zyrtarewww.top-channel.tv
Disponueshmëria
Tokësore
ShqipëriAnaloge/digjitale

Top Channel (shqiptuar "top ÇEN-ëll") është një televizion privat shqiptar i themeluar më 30 korrik 2001 me seli në Tiranë. Si pjesë e kompanisë mediatike Top Media, ai është kanali themelor i platformës DigitAlb. Ai ofron program gjeneralist, argëtues dhe informues.

Televizioni u themelua nga ndërmarrësi Dritan Hoxha, mirëpo që prej vdekjes së tij në 2008 është nën drejtimin e familjes së tij.[1]

Top Channel u themelua nga Presidenti i ndjerë i Top Media, Dritan Hoxha në 30 korrik 2001, duke pasur që në fillim të tij, një objektiv të qartë, për të qenë televizioni i të gjithë shqiptarëve përmes trekëndëshit: informim, argëtim, edukim. Një synim që Top Channel është përpjekur ta realizojë ditë pas dite, me profesionalizëm dhe cilësi, çka ka bërë që televizioni të konsiderohet nga të gjithë tashmë si media më e madhe, më e rëndësishme dhe me e ndjekur në vend dhe në hapësirën mbarëshqiptare. Nisur nga cilësia e lartë e programeve informative, argëtuese dhe edukuese, shumë shpejt nga data e krijimit të tij Top Channel fitoi betejën me konkurrencën duke thithur audiencën shqiptare. Që në vitin 2003, një anketim serioz e radhiti Top Channel të parin, me shikueshmërinë më të lartë në vend, ndërkohë sipas një kërkimi të agjencisë IPSOS në vitin 2011, Top Channel është ekrani lider në treg.

Top Channel nisi për herë të parë transmetimet në 20 dhjetor 2001 dhe në vetëm pak muaj arriti që përmes stafit të krijuesve e gazetarëve, teknologjisë së re dhe ideve inovative të shndërrohej në ekranin kryesor dhe më të dashur për shqiptarët.

Në 15 shtator të vitit 2003, Top Channel arriti mbulimin e plotë me sinjal të territorit të Shqipërisë, si dhe te gjithë kontinentit të Evropës në satelitin Eutelsat_W2, ndërsa në 15 dhjetor 2004, Top Channel e realizoi këtë mbulim nëpërmjet platformës DigitAlb. Në datë 15 gusht 2005, Top Channel mbuloi me sinjalin e vet Amerikën dhe Kanadanë. Në mars të vitit 2006, Top Channel hapi zyrën e saj në Kosovë dhe në qershor te vitit 2008 hapi zyrën e saj në Shkup.

Në datë 10 maj 2009, Top Channel nisi transmetimet ne teknologjinë HD, me finalen e "Top Fest 6", duke u bërë televizioni i parë në Shqipëri dhe rajon që solli këtë risi,në vitin 2012 Top Channel u bë Full HD me kalimin 16:9, duke drekuar kanalin e ri vëtem DigitAlb në fund të shtatorit 2012, deri në 2018-19, është mbyllur duke u përmirësuar në 1080p.

Që në fillim të transmetimeve të tij, Top Channel zgjeroi shumë shpejt gamën e programeve te te gjitha zhanreve, për te gjitha grupe moshat.

Top Channel është televizioni kryesor në Shqipëri për saktësinë e lajmeve të orës së fundit dhe lidhjeve të drejtpërdrejta të ngjarjeve më të rëndësishme të vendit, me edicione speciale për mbulimin, pasqyrimin dhe analizimin e çdo ngjarjeje apo evenimenti të rëndësishëm në Shqipëri dhe në trevat shqiptare, Kosovë e Maqedoni dhe kudo ku shqiptaret jetojnë ne botë.

Në datën 28 Dhjetor 2023, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nderoi presidentin e Top Media, Dritan Hoxha me titullin "Mjeshtër i Madh", për kontributin që i dha medias shqiptare për krijimin e kësaj medie shqiptare. Pjesë në këtë nderim të presidentit ishin stafi i Top Media, bashkë me presidenten Vjollca Hoxha, bashkëshortja e Dritan Hoxhës, vajza, Lori Hoxha, Ledion Liço, bashkëshortja e Ledion Liços dhe ndërkohë edhe vajza e Vjollca Hoxhës, Sara Hoxha dhe disa të tjerë që ishin pjesë në nderimin e të ndjerit.

Programe ndër vite

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Shtojzovalle
  • Wake Up
  • Fiks Fare
  • Top Music Awards (dikur Top Fest)
  • Top Show
  • Hapur
  • Top Story
  • Të Paekspozuarit
  • Portokalli
  • Exclusive
  • Procesi Sportiv
  • Për'puthen
  • E Diell
  • Shqip
  • Pasdite në Top Channel
  • Ftesë në 5
  • Pop Culture (dikur Top Select)
  • Game show 100 milionë
  • Game show Tjetri
  • Shiko kush luan
  • Në Shtëpinë Tonë
  • Gjurmë Shqiptare
  • VIP Club
  • Top Talent
  • Top Talk
  • Hipokrati
  • Soirée
  • Top Bloggers
  • Pushime On Top
  • Sekretet e Portokallisë
  • The Top List
  • Top Arena
  • StarTop
  • Inside Story (dikur Top Story)
  • Vip Dado
  • Më lër të Flas
  • ArtKand
  • Kepi i Tundimeve
  • Punë pa Teka
  • Shqipëria Live
  • Me Kast
  • PiramidA
  • Goca dhe Gra
  • Yjet Shqiptarë të Diasporës

Patenta ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Orientimi politik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prej shumë kohësh, Top Channel transmeton informacione dhe përmbajtje mediatike që godasin politikën e djathtë me qëllim shpifje dhe përçmimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Propaganda socialiste ka arritur kulmin pas fitores se PS ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2021, ku me ndikimin e interesit te majtë, ka transmetuar kronika lajmesh e dokumentarë që synojnë defamimin e opozitës dhe minimin e demokracisë në Shqipëri. Gjatë viteve te fundit, ky televizion akuzohet nga opinioni publik[sipas kujt?] për mbulim te aferave korruptive te qeverisë dhe pëfshirje në pastrim parash nga vetë bordi drejtues i këtij televizioni. Gjithashtu me urdhër të interesit financues dhe qeverisë, ka perjashtuar nga programacioni i tyre, shfaqe humori dhe emisione te cilat kanë rënë ndesh me arritjet e qeverisë.[nevojitet citimi]

Shënime dhe referenca

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. http://top-channel.tv/rreth-top-channel/
  2. https://sq.kingofsat.net/channelhistory.php?ch=2424 Arkivuar 16 maj 2021 tek Wayback Machine
  3. http://top-channel.tv/guida/
  4. http://top-channel.tv/programe/

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "TOP Channel". albania.mom-gmr.org. Marrë më 2024-10-10.

41°19′23″N 19°49′18″E / 41.322972°N 19.821761°E / 41.322972; 19.821761