Bashkia Pukë
42°01′N 19°32′E / 42.02°N 19.54°E
Pukës |
---|
Bashkia Pukë[1] është një bashki në Rrethin e Shkodrës në Shqipëri. Puka është vendbanim i lashtë. Robert Elsie thotë: "Termi Puka paraqitet si Epicaria i shënuar nga shkrimtari greko-roman , Ptolemei rreth vitit 150 të erës së re. Puka shfaqet edhe në latinisht si Ad Piccaria , 100 vjet më vonë , në Tabula Peutingeriana. Ndërsa në dokumentet Osmane përmendët në dokument në vitin 1583 e shënuar si Puka." Ky vendbanim u njoh për shkak të rrugës së madhe e cila kalonte aty ku ndodhet xhami e vjetër e Kodër hanit , Pukë. Vendasit u njohen me besimin islam pas vitit 1495 kjo për shkak të rrugës që përdorej masivish nga; Shkodranët , Gjakovarët etj. Në vitin 1571 shfaqet një timarli (përson që kishte tokë në përdorim) i quajtur Sulejman, i biri i Ilhanit i cili ishte ushtar në kështjellen e Dukagjinit (Pukë), po ashtu ai kishte në shfrytëzim Komanin dhe Dobranin. Pas 20 vitesh prej familjes Dizdari shfaqen edhe dy breza mysliman: Ali Mustaf Dizdari dhe Mustaf Dizdarit . Edhe prej shtëpis së zontnive shfaqet mysliman Ali Aga i parë.[2] Në vitin 1485 Puka përfshihet në Sanxhakun e Shkodrës e cila përbëhej nga 4 kaza të cilat ishin:
- Kazaja e Shkodrës
- Kazaja e Podgoricës
- Kazaja e Pejës
- Kazaja e Bihorit
Sipas të dhënave në vendin ku ndodhet xhamia e Kodër Hanit ishte qendra e Dukagjinit , pra Puka kjo e cituar tek Muhimme defterit Osman. Në vitin 1888 Sanxhaku i Shkodrës kishte një konfigurim tjetër ku bënin pjesë këto Kaza:[3]
- Kazaja e Shkodrës
- Kazaja e Tuzit
- Kazaja e Lezhës
- Kazaja e Pukës
- Kazaja e Mirditës
- Kazaja e Krujës
Qendra dhe godina e Kazasë së Pukës në Kodër Hani. Aty u vendosen zyrtarët e Perandorisë Osmane. Po aty u ndërtua Kajmekami , Xhamia e Kodër Hanit [4], Myftinia Pukë , Imarati, Hanet etj. Mësohet se në Kajmekamin e Pukës shërbenin 100 asker (ushtar) dhe rreth e rrotull ka pas deri ne 12 topa.
Gjatë mbreti Zog u hodhen themelet e qytetit të Pukës për të ardhur nga kohen e komunizmit me ndërtimin e qytet ku ndodhet sot.
Vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Bashkia Puke | bashkia PUKE" (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-07-24.
- ^ Kopani, Gezim (2015-07-28). "Gëzim Kopani: Islami në Pukë viti 1523". Gëzim Kopani. Marrë më 2024-07-24.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kopani, Gezim (2020-03-03). "Gëzim Kopani: Historiku i xhamisë së Kodër Hanit Pukë". Gëzim Kopani. Marrë më 2024-07-24.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kopani, Gezim (2020-03-03). "Gëzim Kopani: Historiku i xhamisë së Kodër Hanit Pukë". Gëzim Kopani. Marrë më 2024-07-24.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- Bashki në Shqipëri
- AL-gjeo-cung