Jump to content

sjell

Nga Wiktionary
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

SJELL I kal.

  • 1. Mbart diçka nga vendi ku është dhe e vë diku me afër, bie; e mbart dikush nga larg dhe e bie në vendin ku jam unë; kund. shpie, çoj. Solli plaçkat. Solli orendi të reja. E solli në krah (me kalë, me kamion). Sille këtu! Na sollën veglat e punës. Sollën ujin në fshat. Më sill pak ujë!
  • 2. Marr e bie dikë a diçka me vete; bie; kund. shpie, çoj. Solli një letër (një libër). Solli edhe djalin. E solli me zor (zvarrë). E solli me vete. E solli uji (lumi, rryma).
  • 3. Vij dhe bëj të ditur; vij e njoftoj diçka nga ana e një tjetri, bie një lajm a diçka tjetër; bie; kund. dërgoj, çoj, shpie. Solli një lajm të mirë. Na solli shumë lajme të reja. Na solli të fala. Nuk i solli përgjigje. Sjell mendimet e masës. Sjell zërin e klasës punëtore.
  • 4. Nxjerr dhe parashtroj, paraqit; e nxjerr atje ku dua, e bie (bisedën, fjalën). Solli shumë prova. E solli si shembull. E solli fjalën (bisedën) te dikush a te diçka.
  • 5. Bëj që të vijë diçka si rrjedhim a si pasojë, shkaktoj. Të sjell gjumë. Sjell shi (stuhi, borë). Sjell dobi (dëm). Sjell pengesa (shqetësime). Solli përmirësime (ndryshime). I solli gëzim (kënaqësi). Sjell mërzi. I solli vdekjen. Kjo sjell me vete... kjo ka si pasojë, shkakton.
  • 6. fig. I siguroj a i dhuroj dikujt diçka që kërkon përpjekje e luftë për t'u arritur. I solli lirinë (shpëtimin). U solli fitoren.
  • 7. E bie diçka deri në një cak a përfundim; e bëj një punë a diçka deri në një pjesë. E solli gjer në mes punën. E ka sjellë në fund. E solli në të mbaruar. Deri atje ku e kishin sjellë studiuesit paraardhës.
  • 8. E bëj dikë a diçka të jetë a të vijë në një gjendje të caktuar (të mirë a të keqe). E solli në vete (në udhë të mbarë). E solli në qejf. E solli punën në vijë (në rregull). E solli në fitore. Ai e solli në këtë gjendje (në këtë ditë). Ja ku e solli kokëfortësia (mendjemadhësia, pakujdesia).
  • 9. E tërheq dikë për të ardhur në një vend; e bëj të vijë a të kthehet diku. E solli malli për fshatin (për vendlindjen). Ç'e solli këtu?
  • 10. vet. veta III. Bën që të vijë a të ndodhë rastësisht ose pa e pritur e pa e kërkuar; më detyron të shkoj diku. E solli koha (rasti). E solli puna (nevoja). E solli hera (fati).
  • 11. E vë të punojë në një organ drejtues a i jap një pozitë drejtuese; e pranoj në një organizatë etj. E sollën në fuqi (në pushtet). Sollën punëtorë në udhëheqje (në organet e pushtetit).
  • 12. I kthej njërën anë diçkaje ose e kthej nga njëra anë; i paraqit njërën anë; drejtoj. I solli fytyrën (kurrizin) diellit. E solli përmbys. Sille nga ana tjetër! Mos i sill sytë nga rruga! Sille kokën prapa!
  • 13. bised. E shqep një rrobë dhe e qep nga faqja tjetër, kthej. Solli pallton (pantallonat).
  • 14. E bëj që të vijë rrotull a të ecë përqark; rrotulloj. Sjell rrotën. E sjell rrotull. E solli përqark shtëpisë.
  • 15. fig. bised. Nuk ia mbaroj një punë dikujt dhe ia zvarrit për një kohë të gjatë; e vonoj dikë, e sorollat. E solli ditë të tëra kot. Mos i sill njerëzit! Po i sjell poshtë e përpjetë (rrugëve).
  • 16. Ringjall në kujtesë. Sjell ndërmend kujtoj. E solli në hatër. bised. e kujtoi, e solli në kujtesë. Ia solli ndër mend ia kujtoi.
  • Këtu ma solli (ma solli këtu) shih te KËTU. E solli në biçim dikë a diçka shih te BIÇIM,~I. E solli me bisht dikë shih te BISHT,~I. E solli çarku shih te ÇARK,~U. E solli (e pruri) në din dikë shih te DIN,~I. Ia sjell (i vete, i shkon) djathtazi shih te DJATHTAZI. E sjell dokërr dikë shih te DOK/ËRR,~RRA. E ka sjellë era dikë a diçka shih tek ER/Ë,~A I. E solli (e pruri) kokën mospërf. shih te KOK/Ë,~A. I solli (i ktheu) krahët (shpinën, kurrizin) dikujt shih te KTHEJ. E ka sjellë laraska iron. shih te LARASK/Ë,~A. E sjell në rreth dikë a diçka shih te RRETH,~I. E sjell rrotull (vërdallë) dikë shih te RROTULL. E sjell (e marr, e çoj) për veshi dikë shih te VESH,~I. Solli (futi) zjarrin (në shtëpi) shih te ZJARR,~I. Gjumi sjell gjumin shih te GJUM/Ë,~I. Sjell (kthej) në një emërues të përbashkët libr. shih tek EMËRUES,~I. Ia sjell (ia bie, ia hedh) fjalën rrotull (larg e larg) shih te RROTULL. E sjell gajtan muhabetin shih te GAJTAN, ~I I. Ia solla në grykë të pushkës dikë a diçka shih te PUSHK/Ë,~A. Ia solla gjakun në vend dikujt shih te GJAK,~U I. E sjell (e luan) në majë të gishtit (të gishtave) dikë shih te GISHT,~I. E solli (e ktheu) mbrapsht shtëpinë shih te MBRAPSHT. Ia sjell mendjen rrotull (vërdallë, përqark) dikujt shih te MENDJ/E,~A. Ma solli (ma pruri) shpirtin në fyt (ndër dhëmbë) shih te FYT,~I. Ma solli (ma pruri) shpirtin në majë të hundës shih te HUND/Ë,~A. Nuk hahen ato petulla që t'i sjell (t'i jep) shigjetulla fj.u. shih te PETULL,~A. Ç'sjell minuta, s'e sjell ora (s'e sjell moti) fj.u. shih te MINUT/Ë,~A.

SJELL II jokal.

  • I bie ose e godas me diçka. I solli me gurë. I solli me dorë (me pëllëmbë). I solli me kamxhik. I solli topit me këmbë. I solli me sa fuqi kishte.