Tirana viti 0
Appearance
Tirana viti 0 Arkivi i filmit | |
---|---|
[[Figura:|280px]]
| |
Titulli shqip | Tirana viti 0 |
Origjinali | Tirana viti 0 |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Prodhuesi i filmit: | |
Aktorë kryesorë | |
Nevin Meçaj Ermela Teli Rajmonda Bulku Robert Ndrenika | |
Aktorët tjerë | |
Behar Mera Birce Hasko Lars Rudolph Juli Hajdini |
Filmi Tirana viti 0 është një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 2001. Regjia: Fatmir Koçi, Skenari: F. Koçi, Reinzi Brandner, Producent: Cine Sud Promotion Koci Production Alexis Film QKK , Muzika: Artem Denisov. Filmi e pati premieren me 19 dhjetor 2001.
Përmbajtja e filmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas ngjarjeve tragjike të vitit '97, Niku 23 vjeçar jeton në Tiranë me të ëmën dhe të atin e sëmurë. I ndershëm dhe bujar, Niku është në kërkim të punës, por ndjen se është i rrethuar nga kaosi dhe vrasjet. Të gjithë që e rrethojnë flasin vetëm për braktisjen e vendit ashtu si edhe Klara, e dashura e tij, e cila ik në Paris. Vdekja e të atit i shkakton dhimbje; Klara kthehet për të kërkuar Nikun dhe të dy pushtohen nga ideja se mund të duhen vetëm në vendin e tyre.
Aktorët dhe rolet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nevin Meçaj ... Niku
- Ermela Teli ... Klara
- Rajmonda Bulku ... Marta,
- Robert Ndrenika ... Kujtim,
- Behar Mera ... Xhafa, drejtori
- Birce Hasko ... Besim, komshiu
- Lars Rudolph ... Günter, gjermani
- Juli Hajdini ... Linda,
- Nigda Dako ... Dessi, vajza e Vladimirit
- Vladimir Metani ... Vladimir
- Artur Gorishti ... Tare, skulptori
- Monika Lubonja ... Nedji
- Gëzim Rudi ... Titi
- Fatos Sela ... punonjesi i qeverise
- Jorida Meta ... cigania